Sampdoria, 4 futbollistë të tjerë me koronavirus

13 Mars 2020, 20:20Sport TEMA

Vijon përhapja e koronavirusit mes futbollistëve të Sampdorias.

Me anë të një komunikate për shtyp, klubi italian bëri me dije se përveç Manolo Gabbiadinit, dolën pozitivë në testin për koronavirus edhe Omar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina dhe Morten Thorsby.

Gjithashtu, i prekur me koronavirus është edhe mjeku i klubit, Amedeo Baldari.

Sampdoria bën me dije se të gjithë janë në gjendje të mirë dhe po qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre në Gjenovë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje