Koronavirusi në Itali: Shuhet arkitekti i madh italian, "riprojektoi" stadiumin e famshëm

15 Mars 2020, 20:28Sport TEMA

Koronavirusi vazhdon që të shkaktojë viktima në Itali, vendi i dytë më i prekur pas Kinës. Mes atyre që kanë humbur jetën nga komplikacionet e ndryshme si pasojë e COVID-19 (epidemia e përhapur në botë) regjistrohet edhe Vittorio Gregotti.

Bëhet fjalë për arkitetin 92-vjeçar që u shua në Milano për shkak të polmonitit si pasojë e Koronaviorus. Mes projekteve të arkitektit ishte edhe ai i rikostruksionit të stadiumit “Luigi Ferraris” në Xhenova, për Botërorin “Italia 90’”.

Gregotti ka marrë pjesë edhe në shumë vepra të tjera të mëdha arkitekturore, teksa figura e tij do të mbahet mend nga të gjithë kryesisht në Lombardi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje