"Lufta me koronavirusin do jetë e gjatë", Rama nga Surreli: Mbi 1000 mjekë e infermierë i janë përgjigjur deri tani thirrjes për t’u regjistruar si vullnetarë

15 Mars 2020, 13:57Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në një dalje live nga ‘Facebook’-u i tij deklaroi se mbi 1000 mjekë e infermierë i janë përgjigjur deri tani thirrjes për t’u regjistruar si vullnetarë të gatshëm për orët më të vështira në “luftën” kundër koronavirusit.

Nesër administrata është pushim, do ishte sido qoftë pushim meqë Dita e Verës ishte të shtunën. Do të vazhdojë edhe për ata që nuk janëpjesë e detyrave esenciale. Të tjerët do të jenë në punë siç do të jenë në punë edhe kompanitë jetike për kompanitë prodhuese. 

Lajmi i mirë është se deri tani i janë përgjigjur thirrjes 497 mjekë dhe 617 invermierë. E përsëris që të gjithë mjekët dhe infermierët që paga e marsit do të jetë me një bonus prej 1 mijë eurosh. Ky bonus do t’u jepet edhe gjithë vullnetarëve që do të thirren në front. Është më e pakta që mund të bëjmë.

Java që vjen dhe tjetra pas saj do të vijë me numra të rritur. Dikush i quante dy javët e ngritjes së furtunës prandaj duhet të jemi të përgatitur për rastet që priten të shtohen pa asnjë dyshim.

Nuk më lejohet të mos ju them të vërtetën, aq më tepër kur lidhet me ju dhe familjet tuaja. Duhet ta dimë të vërtetën, ta pranojmë siç është dhe të jetojmë me të.

Sot hyn në fuqi akti normativ me forcën e ligjit që përcakton masat speciale, duke përcaktuar detyrime ligjore që ndihmojnë popullin. Reagimi juaj ka qenë fantastik deri më tani. Në këtë rast, jemi shumë larg gjysmës dhe prandaj çdo ditë duhet ta përjetojmë si një fillim të ri. Qeveria po punon me të gjitha forcat që të përgatistim çdo skenar. U kërkoj ndjesë të gjithë atyre që mund të kenë vështirësi të paparashikuara dhe ju lutem të na e bëjnë hallall që nuk i parashikojmë dot., tha Rama. (TemA)

21 komente në ““Lufta me koronavirusin do jetë e gjatë”, Rama nga Surreli: Mbi 1000 mjekë e infermierë i janë përgjigjur deri tani thirrjes për t’u regjistruar si vullnetarë”

  1. Zigur Qarri says:

    Ilir Meta e bëri testin e virusit korona,Trump gjithashtu,ndersa Kryeministri jone akoma jo!Testin e virusit korona jo,testin e droges jo!

  2. Goni says:

    Rrofte mbreti Rama i pare dhe princi i kurores Zaho.

  3. [email protected] qe duam.al says:

    Hahaha Skenderbeu ka dal me perkrenaren ne sfond. Lidheni kete delirant psikopat

  4. Prind says:

    Per ehere te pare eshoh Ramen stereotip- poxon para nje biblioteke. Vini re keto dite nuk mbeti njeri pa folur perpara nje rafti me libra….edhe Grida madje!

  5. Eljana says:

    Respekt per ju Z.Rama.Vazhdoni sic e keni nisur dhe mendoj se cdo gje do shkoje mire.Ne jetojme ne itali ne krahinen e venetos dhe do kishte qene me mire te ishin marre kto masa qe ne fillim.Me force e pak durim do ja dalim te gjithe bashke per te zbatuar cdo gje qe kerkohet ,ne ndihme te mjekesise dhe gjithesecilit.Uroj te jete kohe sa me e shkurter.

  6. Metja says:

    Zigur nese e ndegjove deri ne fund thirrjen qe bente Edi besoj se e ke kuptuar se ku bene pjese or bajge e shpifur ku per nga insistimi i ngjan shume germadhes Lubonja!Ti vertet emrin e ke pasur Zigur Qarri,por pas 91 ti ke mbajtur vetem emrin e mbiemrin e ke transformuar nga Qarri ne Qorri!E meriton me plote bindje!Nuk ta uroj te keqen sepse ne fund te fundit kjo bote ka nevoje edhe per kafshe qe te beje dallimin me njeriun ,ndaj je i nevojshem!

    1. mik says:

      Metja – Pa dasht te te fyej, por e di ti sa lerg asht inteligjenca jote dhe e imja me inteligjencen e Zigur Qarrit ?!
      Zigur Qarri ( ai i verteti ) dhe Gopisti i N.SH.R.A.K. -ut jane dy komentuesit ma inteligjent dhe rracjonal ne kete gazete.
      Dy komentues qe nuk i shpeton asnji presje pa u vene re’ prej tyre.
      Mu do t’me vinte turp me ba nje koment pa argument ne drejtim te ketyre dy komentuesve qe permenda me lart.
      PS : Ofendimi nuk asht argument, perkundrazi, asht mungese argumentit dhe mungese dinjiteti.

  7. Ton says:

    Shko ne zyre….nuk drejtohet vendin online

  8. Montreal says:

    Po ik o Neron se na c…. t…
    ik… ler mjeket te flasin…
    Nuk eshte sakrifice te rrish me gruan dhe Zahon dhe te dergosh videoselfie nga estate jot disa hektaresh…
    Shko ne zyre( edhe atje i izokuar je nga virusi) dhe tregohu shqiptareve qe ka akoma qeverri!
    Bej lecke ministrine e shendetesise ,se dy mjeke t’u infektuan nga mungesa e veshjeve izoluese,
    Shpjegohu perse jemi ne shqiptaret kombi me i korruptuar i europes dhe perse n’a qellon gjithnje ne qe te blejme pajisje te skaduara…
    Gjej nje figure te njohiur te mjeksise te leshoje messazhe ne celulare dhe mos dil vete se eshte abbuzim me pushtetin…Duro nje ore pa bere videoselfie se je me keq se ai monstra e Italise -Sgarbi , qe jep intervista nga tualeti….
    Ke grua?! Nene?! Djale te rritur?! Te te thone: Boll, se po sillesh si mbret, boll se po ben fushate elektorale ne kohe kolere.

  9. jani says:

    Futi ne portal Z.Rama, mudesisht dhe floket ti kene me ngjyre mavi.
    Ti po bene lute klasash me shume se Enveri

  10. A says:

    duhet me porosite sa ma shpejt te jete e mundur e sa ma shume aparate respiratore

  11. Skender says:

    Zoti kryeminister: Perse n’a qellon gjithnje neve te blejme gjera te skaduara?! Nente vjet per maskat jane shume , jashte skadences.
    Pa llogaritur korrupsionin ne nje blerje te tille.

  12. Coli says:

    Kryeministri virtual!

  13. Kuq e zi says:

    Z.km the jemi ne lufte apo jo?
    Pse je mbyllur ne shpi ku e ke stafin e emergjences?
    Po Conte ne itali ashtu po e lufton virusin si ti?
    Sa turp … ka dhe surrat dhe del

  14. sapa says:

    Apo nuk eshte nje parashikues i jashtezakonshem!

  15. Shqiptari says:

    O kryeminister qe flet nga bunkeri. Je bere si ne kohen e komunizmit qe ndertuan bunkere e apartamente nentokesore per te drejtuar vendin ne rast lufte imagjinare ne mendjet e tyre. Edhe ti prej tyre e ke prejardhjen.
    Normalisht kushdo qe ka emigruar jashte Shqiperise si para dhe pas viteve ’90, nuk eshte kthyer me ne Shqiperi per faktin se ka dalluar ndryshimin ndermjet vendit ku ka shkuar te punoje dhe Shqiperise sone, qe per fatin tone jo te mire ka pare vetem regres.
    Jane kthyer vetem parazitet-dembelet.
    Edhe ky ishte ”emigrant“ ne France, dhe nga ”malli“ per Shqiperine u kthye per ta ”zhvilluar“.
    Nga nje njeri qe ben shkarravina ose qe i thote vetes piktor, duhet te presim.
    Kjo eshte me e pakta qe ai mund te beje.
    Sa ka mundesi Po e ben, po tallet me Shqiptaret….

    1. Zigur Qarri says:

      Ke te drejte. Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqipetaret drejt fitores. Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen . Te bashkojme ballkanin myslyman

  16. olimpia says:

    KOMENTOVA DJE ,PO E PERSERIS EDHE SOT.Leri daljet televizive pa vend .Shko ne zyre,dite e nate dhe drejto shtetin ,ver ne levizje te gjithe hallkat e zinxhirit,paraqitu para mediave bashke me te gjithe ekipin .Ne lufte ka ligje dhe rregullta lufte.Ne se nuk vepron sakte do te demtosh rende popullsine.Shume masa qe ke marre duhen ndjekur me vemendje dhe organizim te persosur .DHE KERKOJI NDIHME kNES PER APARATE FRYMEMARRJE ARTIFICIALE,MASKA DHE KOMPLETE VESHJESH.VETEM AJO MUND TE PERGJIGJET,HARROJI TE TJERET,LERE ,,POLITIKEN E MADHE,,Nuk ka aleanca strategjike,shiko cpo ndodh,kujto thenien filozofike …secili per vehte…zoti per te gjithe.

  17. B says:

    DIL NGA BUNKERI O LEGEN SE LE NAM.LAJU,RRUAJU DHE SHKO NE ZYRE TREGO QE VENDI KA QEVERI O FRIKACAK I LINDUR.

  18. Shallvaret says:

    Po te qe se Edi Rama ben lufte klasash , sikurse thot njeri me larte, te gjithe ata qe fshihen pas komenteve idjote Do kishin perfunduar pas hekurave edhe pse e meritojne nje gje te tille: sepse jemi ne lufte dhe keta mund ti quash plotesishte ne anen e armikut, pra me ndergjegje e dadhjen e plote te tyre ose me ate idjotesine e lindur demtojne populksine .

  19. mik says:

    Kryeminister frigacak, qe nuk mundet me perballu asgja. Ne protesta iken ng Tirana. Ne gjendje lufte mbyllet ne bunkerin Surrelit.
    A jane keto veti te nje lideri ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje