“Tani jemi të gjithë në një skuadër”, Olsi Rama publikon videon sensibilizuese të ekipit të Partizanit

15 Mars 2020, 10:24Sport TEMA

Futbolli është ndalur dhe tani flitet vetëm për të ruajtur njëri-tjetrin nga Covid-19.

Një koronavirus, që ka paralizuar jetën e mbarë botës dhe na ka mbyllur nëpër shtëpi për të mos e ndihmuar të përhpet edhe më shumë e të marrë jetë.

Lojtarë, trajnerë e çdo pjesëtar stafi tani nuk është më në fushë, por në shtëpi.

Gjithsesi, edhe në ambientet tona private ne mund të bëjmë diçka për të ndërgjegjësuar sa më shumë njerëz që të respektojnë rregullat e vëna nga qeveria.

Drejtori i përgjithshëm i klubit, Olsi Rama ka shpërndarë një video sensibilizuese, në të cilën shfaqet trajneri Sormani, stafi i tij teknik dhe disa nga lojtarët kryesorë të Partizanit.

Trajneri Sormani e nis videomesazhin me fjalët: “Tani jemi të gjithë një skuadër”. Futbollistët bëjnë thirrje të rujnë veten dhe të tjerët duke qëndruar në shtëpi. I gjithë klubi i Partizanit është angazhuar për të bindur tifozët e tyre të qëndrojnë brenda, pranë familjeve të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje