Në Nju Jork u konfirmuan 729 raste me koronavirus mbrëmjen e së dielës, nga të cilët 3 persona kanë ndërruar jetë.
Kjo ka detyruar autoritetet dhe konkretisht kryebashkiakun Bill de Blasio të marrë masa drastike.
Ai ka urdhëruar mbyllje të të gjitha bareve, restoranteve, kinemave, teatrove dhe madje ndalim edhe të qarkullimit.