Mbyllen kufijtë për të huajt, fillon karantina për francezët, Macron: Jemi në një luftë…kush shkel rregullat ndëshkohet

16 Mars 2020, 21:18Bota TEMA

“Ne jemi në luftë” kështu është shprehur Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për sa i përket situatës së krijuar nga CoVid-19, që është shpallur një pandemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Ndër të tjera Macron ka shtuar se është i detyruar të njoftojë qytetarët për një bllokim 15- ditorë në kuadër të luftës kundër koronavirusit.  Njoftimi i Macron erdhi ndërsa drejtuesi i Kanadasë, Kryeministri Justin Trudeau, njoftoi se ai po mbyll kufijtë e këtij vendi për të gjithë të huajt, me përjashtim të qytetarëve të Sh.B.A.

Macron urdhëroi në francezët së krantinimi për qytetarët do të nisin të martën. Ai ka shtuar se çdo shkelje e masave së ndërmarra do të ndëshkohet. Ai ndër të tjera ka kërkuar edhe mbylljen e të gjithë kufijve të jashtëm të Evropës për 30 ditë.

Macron gjithashtu njoftoi se po pushonte raundin e dytë të zgjedhjeve komunale në dritën e urdhrit të tij.

2 komente në “Mbyllen kufijtë për të huajt, fillon karantina për francezët, Macron: Jemi në një luftë…kush shkel rregullat ndëshkohet”

  1. tarasi says:

    Ju te Temes keni harruar te thoni edhe se :
    Macron tha se edhe nuk do te lejohet asnje firme franceze te falimentoje.
    Qe firmat do te kene lehtesira kreditimi te garantuara nga shteti, qe punonjesit e kane rrogen te garantuar etj etj …
    Qe firmave nuk do ti kerkojne te paguajne taksa dhe sigurime shoqerore per nej periudhe 3 mujore etj etj.

    Me keto te merrt RAMA dhe jo te bëje policin e trafikut …

  2. dok says:

    Macroni tha edhe se per te gjithe mjeket qe do punonin me ore te zgjatura, shteti do ti pagante hotele prane spitalit dhe taxsite qe do te leviznin.
    Do ti mbante nen kujdes edhe femijet e tyre …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje