Bashkia e Roskovecit i ka kërkuar autoriteteve të shëndetit publik dhe policisë që të vendosin karantinimin e fshatit Mbërs.
Në këtë fshat rezultuan të prekur me koronavirus një çift bashkëshortësh, të cilët kishin pasur histori udhëtimi me Italinë.
Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, bashkia e Roskovecit mori masa për izolimin e fshatit.
Nga të dhënat paraprake mendohet se çifti i bashkëshortëve që rezultuan pozitiv me Covid-19, kanë pasur kontakte me një numër të konsiderueshëm të banorëve të këtij fshati.
Për këtë arsye është kërkuar izolimi i banorëve në banesat e tyre ndërsa edhe lëvizja e mjeteve të autorizuara drejt fshatit Mbërs po mbikëqyret rreptësisht nga policia dhe ushtria.
Mos i shani kot ata te dy, sepse nuk e kane bere me dashje. Thjesht Jane idiote dhe me prapambetje mendore. Nuk kane faj.
Eshte nje perqindje e madhe e popullsise, fatkeqesisht, qe mendon se psh doktori dhe infermjerja nuk semuren. “Uuu, qyqja, pse mër une e infektova doktorrin? Jo mër t’keqen Nona, se daktorri nuk smuret, se e njef virusin.”
Mos e merrni per humor, se ky eshte realitet, si ne Tropojë apo Kukes, ashtu edhe ne Rroskovec, apo Kurvelesh, dhe madje me shume me mes te Tiranes, ku jetojne ata qe Jane gjoja qytetare, por gjeja qe dine me mire eshte te shesin pordhe tek kafja e lagjes, duke pretenduar se po ta kesh shtepinë ne Tirane, je automatikisht i ditur.
Ka plot emigrante gjithashtu, qe kur vijne ne Shqiperi, mendojne se meritojne automatikisht respekt, sepse kane pasaporte britanike apo gjermanë.
Pra kjo prapambetje ndikon ne sjelljen tone kolektive, dhe dalin kunguj si Arjan Çani apo Julian Deda qe e quajne trimeri te thyejne rregullat e forta te qeverise, ne pergjigje te situates.
Perpara se te gjykojme “popullin”, te mos harrojme se jemi pjese e tij, dhe duhet te pyesim se çfare kemi bere ne per ecjen perpara te shoqerise tone.
Fillojeni kritiken nga vetevetja, dhe pastaj do shikoni qe do mbetet pak vend per te kritikuar apo share te tjeret.
Nje barkmadh tek kafja e lagjes flet idiotesira, dhe ne nuk e kundershtojme. Jo nga frika, por nuk duam sheer. Por pastaj vjen puna qe ky barkmadhi me dy çunat e tij po idiote na del edhe ben ligjin tek lagja, dhe ne nuk behemi bashke t’i tregojme vendin.
Nga kush presim te na rregulloje Shqiperine? Po nuk e bene vete, nuk na e ben njeri. Eshte e lehte te thuash: “Opo nuk behet ky vend.”
Natyrisht qe edhe mund te mos behet, por fajin e ke ti i pari, qe nuk ben asgje, edhe ja ke bere mutin Shqipërisë, edhe kerkon qe te pengosh ata qe duan te perpiqen ta bejne.
Gjermanet e bene vete Gjermanine, nuk ua beri Amerika. Prandaj syte nga vetja.