Turqi, shkon në 47 numri i rasteve me koronavirus

17 Mars 2020, 09:42Bota TEMA

Turqia ka njoftuar raste të reja të konfirmuara të koronavirusit ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për të parandaluar përhapjen e saj, raporton Anadolu Agency.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se 29 persona të tjerë janë diagnostifikuar me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të diagnostifkuarve në Turqi në 47.

Koca tha se rastet e reja vijnë nga kontaktet jashtë vendit, si nga SHBA-të, Lindja e Mesme, Evropa, ndërsa tre ishin pelegrinë të kthyer nga Umra në Arabinë Saudite.

“Kontakti i jashtëm do të vazhdojë të jetë një rrezik”, theksoi Koca, duke shtuar rëndësinë e zbatimit të masave në mënyrë rigoroze.

Pas shfaqjes së koronavirusit në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri global i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar 5.700, me më shumë se 152 raste të konfirmuara në të gjithë botën.

1 komente në “Turqi, shkon në 47 numri i rasteve me koronavirus”

  1. Spartakos Thraks says:

    Jo ore Jo nuk janë 47 por janë më tepër e mbanin të fshehtë dhe nuk flisnin për këtë gjë. E dinin mirë se çfarë do të të bënin të pa beset, plani i tyre ishte që të fusnin në Greqi, Ballkan, Europe, nja 200 – 300 mijë, plasi kjo që plasi ecë ta mblidhje situatën pastaj. Do të shkonim të gjithë për lesh nga këta të pabesët. Dale dale kur të fillojnë të bien si zogjtë do të fillojnë të vijnë duke u qarë që ti ndihmojë Europa, se kështu veprojnë këta kur u ecën bëjnë gangon dhe kur e kanë pisk rrinë si gjynafqar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje