FOTOT: Brenda karantinës 21 milion dollarëshe të Meghan dhe princ Harry në Kanada

18 Mars 2020, 10:03Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda karantinës 21 milion dollarëshe të Meghan dhe princ

Pak ditë më parë ata përfunduan edhe detyrimet e fundit protokollote si pjesëtarë të familjes mbretërore britanike, ndërsa tani familja e Harryt dhe Meghan po shijojnë privatësinë në shtëpinë e tyre të re në Kanada.

As dyshja e famshme nuk i ka shpëtuar frikës që është përhapur për shkak të pandemisë së Covid-19, ndaj edhe për ish-Dukën dhe Dukeshên e Sussex vlen masa e izolimit në shtëpi.

Meghan dhe Harry i janë përgjigjur thirrjes së OBSH për të evituar daljet e panevojshme dhe për të qëndruar sa më shumë në shtëpi, ndonëse këto ditë Meghan-it i është dashur të heqë dorë edhe nga shëtitja me karrocë që i bënte çdo ditë të birit Archie.

Por në ç`kushte janë karantinuar ish-familja mbretërore?!

Sigurisht që karantina e tyre nuk i ngjan tonës dhe vila ku ata po jetojnë është e lokalizuar në  Vancouver të Kanadasë.

Prona ndodhet në breg të detit dhe zë një hapësirë gjigande prej 641 metër katrorë. Me një arredim mbresëlënës në të cilin mbizotëron drita me pamjen e mrekullueshme, kjo është banesa në të cilën ish-familja mbretërore ka nisur jetën e re. 

Nuk e dimë si do ta përballojnë kētë izolim, por ky është një rast i mirë që Meghan dhe Harry tê njihen me të gjithë cepat e vilës,  e deri kur të mos kenë më gjë për të parë, me siguri karantinimi do të ketë përfunduar.

1 komente në “FOTOT: Brenda karantinës 21 milion dollarëshe të Meghan dhe princ Harry në Kanada”

  1. Demokrati says:

    Atë hapësirën gjigande prej 621 m2, dmth me sipërfaqe 30×20 m. nuk e kuptova!
    E dyta kot sa për muhabet kam një pyetje. Çfarë pune bën ky çifti i ri, se të sillesh kot gjithë kohën (jetën), nuk është jetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje