Shokon aktorja e famshme: Epo njerëzit edhe do vdesin, ç`ti bësh (pastaj kërkon falje)

19 Mars 2020, 10:47Lifestyle TEMA
Shokon aktorja e famshme: Epo njerëzit edhe do vdesin, ç`ti

Në këto kohë izolimi, frike dhe pasigurie, shumë personazhe të njohur kanë përdorur rrjetet sociale për të sensibilizuar njerëzit mbi nevojën që ekziston në një moment si ky për distancim social.

Ata nuk kanë ngurruar të tregojnë eksperiencat e tyre, sic ishte rasti i aktorit të famshëm Idris Elba, që rezultoi i prekur nga koronavirusi.

Por në mesin e mesazheve të solidarizimit, stononte krejtësisht ai i aktores Vanessa Hudgens.

“Deri në korrik është një budallallëk i madh. Më vjen keq, por është një virus, e kuptoj. E respektoj.

Po ndërkohë them, tani, nëse infektohemi të gjithë, njerëz do të vdesin.

E tmerrshme është, por s`ke c`i bën!”, shkroi ajo.

Mesazhi ngjalli polemika të mëdha pasi shumë ndjekës e përshkruan mesazhin e Hudgens si “ të tmerrshëm” dhe të “ pashpirt”.

Aktorja u detyrua të kërkonte ndjesë e u justifikua duke thënë se fjalët e saj ishin nxjerrë nga konteksti.

1 komente në “Shokon aktorja e famshme: Epo njerëzit edhe do vdesin, ç`ti bësh (pastaj kërkon falje)”

  1. te gjithe leshojm nganjiher ventilin e jastekut te cfryhet ?
    jo gjithcka duhet marre nen lupe nga cfar deklarohet
    edhe pse thenia e aktores tingellon filozofik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje