FOTOT/ Të dhënat e fundit nga Italia: Në Lombardi 9 në 10 persona vdesin në shtëpi pa arritur dot në spital

20 Mars 2020, 16:33Bota TEMA

Të dhënat e fundit nga Italia, sugjerojnë se pjesa dërrmuese e të prekurve me koronavirus po humbin jetën në shtëpi, pa pasur mundësi as të shkelin në spital. Në Lombardi 9 në 10 të vdekur nuk arritën as t’i nënshtrohen kujdesit intensiv.

Në provincën e Bergamos, rajonit më të prekur nga Covid-19, koha e pritjes për një ambulancë arrin deri në shtatë orë. Punëtonjësit shëndetësorë flasin për një katastrofë shëndetësore.

Të enjten, në rajon humbën jetën plot 2,168 persona dhe vetëm 260 (13%) ndërruan  jetën në kujdesin intensiv.

Siç raporton “Il Fatto Quotidiano”, zona më e prekur është ajo e Bergamos me mbi një të katërtën e vdekjeve. Gazeta thotë se nëse telefononi 118 dhe duke thënë se keni një të afërm i cili po lufton të marrë frymë dhe ende nuk e ka bërë tamponin, orët e pritjes për një ambulancë arrijnë deri në shtatë orë.

2 komente në “FOTOT/ Të dhënat e fundit nga Italia: Në Lombardi 9 në 10 persona vdesin në shtëpi pa arritur dot në spital”

  1. Ganiu says:

    Ku eshte solidariteti i shumreklamuar i BE-se ?????? Pse nuk ndihmohet Italia ?? Ka menyra plot , mjafton te duash te ndihmosh , apo cesili per vete dhe zoti per te gjithe …….
    Ne gjendje te veshtire dhe kur tjetri eshte keq duhet ndihma , ne gjendje te mire ska nevoje .
    BE thone pastaj ,c’fare BE mor zot i madh , ku jane organizatat boterore ?? Cpresin ?? Dhe italianet jane akoma ne mes te ciklonit , ka dhe me keq , e keqia e madhe ska ardhur akoma ……..diktatura dhe censura e terbuad kinezei shpetoi , ju kujtohen skenat kur mernin qytetaret me force dhe i largonin nga sheshet dhe qyteti ?? Qeshte Europa e civilizuar dhe Amerika , tani ?????????kot nuk thone : atje ku je isha , ketu ku jam do vish ……..erdhi ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje