Deklarata e Trump se do të ndërhyjë në luftën e çmimeve të naftës shkakton humbje të shumta

20 Mars 2020, 15:16Bota TEMA

Çmimet e naftës u rritën sërish, duke u rikthyer nga humbjet e mprehta të mërkurën, pasi Presidenti Donald Trump tha se do të përfshihej në luftën e çmimeve midis OPEC dhe aleatëve të saj në një “kohë të përshtatshme”.

Kjo rritje ishte performanca më e mirë e përditshme ndonjëherë për naftën e papërpunuar të SHBA. Megjithatë, çmimet janë ulur afërsisht 60% pasi prodhuesit kryesorë në botë përgatiten të rrisin prodhimin dhe pandemia e koronavirus peshon rëndë në kërkesë.

“Ne po mundohemi të gjejmë një lloj terreni të mesëm,” tha Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. “Kjo që po ndodh është shumë shkatërruese për Rusinë, pasi e gjithë ekonomia e tyre bazohet në naftë, dhe për momentin çmimi i saj është më i ulëti në dekada.”

Ai vazhdoi: “Në kohën e duhur unë do të përfshihem në konfliktin mes Rusisë dhe Arabisë”.

Lufta e çmimeve globale midis Arabisë Saudite dhe Rusisë krijoi presion shtesë në industrinë e naftës, tashmë në rënie pasi pandemia koronavirus po godet kërkesën, ngaqë linjat ajrore dhe anijet e lundrimit po anulojnë udhëtimet dhe konsumatorët janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.

1 komente në “Deklarata e Trump se do të ndërhyjë në luftën e çmimeve të naftës shkakton humbje të shumta”

  1. Laku says:

    DHE KARLLEQET E TEMES SKANE TE SOSUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje