Rama jep lajmin e mirë pas testit të dytë të kontaktit të parë të pacientit zero. Edhe një pacient tjetër rezulton i shëruar

20 Mars 2020, 21:50Sociale TEMA

Edhe testi i dytë i pacientit që shënoi rastin e parë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri për pacientit të konsideruar si rasti “zero” rezulton negativ, çka do të thotë se është drejt shërimit të plotë.

Pas më shumë se 10 ditësh në Spitalin Infektiv, pacienti pothuajse është shëruar.

Ndërkohë, kryeministri Rama thotë se konfirmohet negativ edhe një pacient tjetër i prekur nga koronavirusi.

Edi Rama:  TESTI I DYTË KONFIRMON NEGATIV KONTAKTIN E PARË TË PACIENTIT ZERO

? KONFIRMOHET NEGATIV EDHE NJË PACIENT TJETËR?

? MIRËNJOHJE ME PËRUNJËSI MJEKËVE TË SPITALIT INFEKTIV”

Edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e konfirmoi lajmin për dy raste, por apeloi për kujdes pasi numri i të prekurve por ritet dhe katër persona janë terapi intensive.

Postimi i Manastirliut:

Lajm i mirë??

Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin Infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë.

Dy pacientë, kontakte të pacientit 0️⃣ që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.

#Bravo ekipit të spitalit infektiv??

Por JU LUTEM KUJDES‼️Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës❗️

JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI‼️

Nëse keni shenja të sëmundjes ☎️ 1️⃣2️⃣7️⃣‼️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje