ANALIZA: Pse Rusia, me një popullsi 146 mln banorë, ka më pak raste me koronavirus sesa Luksemburgu?

21 Mars 2020, 19:25Politika TEMA

Nga Mary Ilyushina, CNN

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se vendi i tij arriti të ndalojë përhapjen masive të koronavirusit dhe se situata ishte nën kontroll, falë masave agresive të marra herët.

A e ka Rusia nën kontroll pandeminë nga koronavirusi? Sipas informacioneve të publikuara nga zyrtarët rusë, strategjia e Putinit duket se ka funksionuar.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus është çuditërisht i ulët, pavarësisht se Rusia ka me Kinën kufirin më të gjatë ndërkombëtar dhe regjistroi rastin e parë me virusin vdekjeprurës në muajin janar.

Në botë, numrat janë në rritje, por Rusia, një vend me 146 milionë banorë, ka më pak raste të konfirmuara se Luksemburgu, me vetëm 253 persona të infektuar. Në anën tjetër, Luksemburgu ka një popullsi prej vetëm 628 mijë banorësh, sipas Factbook World CIA, dhe deri këtë të shtunë ka raportuar 670 të prekur dhe 8 të vdekur.

Masat e hershme të Rusisë, siç ishte mbyllja e kufirit të saj prej 2600 milje me Kinën që në 30 janar dhe vendosja në karantinë e disa zonave, mund të kenë ndikuar në ngadalësimin e përhapjes së virusit, kanë thënë disa ekspertë.

Rekord testimesh

“Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha, teste, teste, teste”, kujtoi Dr. Melita Vujnovic, përfaqësuesja e OBSH në Rusi, për CNN. “Rusia kështu veproi, që nga fundi i janarit”, thotë ajo, e cila shton se Rusia mori një seri të tjera masash, përveç testimeve.

“Testimi dhe identifikimi i rasteve, gjurmimi i kontakteve, izolimi, këto janë të gjitha masat që OBSH propozon dhe rekomandon, dhe ato u zbatuan edhe nga Rusia”, shprehet më tej Vujnovic. “Distancimi shoqëror social është masa e dytë që filloi të zbatohet relativisht herët”.

“Rospotrebnadzor”, Vëzhguesi Shtetëror i Konsumatorëve të Rusisë, bëri të ditur të shtunën se kishte kryer më shumë se 156 mijë teste për koronavirusin në total. Në Rusi nisën testimet masivisht që nga fillimi i shkurtit, duke u përqendruar të udhëtarët që vinin nga Irani, Kina dhe Koreja e Jugut. Për krahasim, kjo ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të marsit.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se edhe Rusia nuk kishte mangësi, pasi nuk testoi udhëtarët që vinin nga Italia ose vende të tjera të prekura, duke u kufizuar vetëm me vendosjen e tyre në një karantinë dy javore. Shumica e rasteve me koronavirus në Rusi, kanë shkuar pikërisht nga Italia, sipas zyrtarëve të shëndetësisë ruse.

Skepticizmi te qytetarët

Pavarësisht këtyre të dhënave, Rusia lufton me një skepticizëm të gjerë, një trashëgimi e së kaluarës së saj sovjetike. Në rrjetet sociale, rusët kanë ngritur pyetje që i referohen rekordeve të dobëta të transparencës së vendit nga Chernobyl-i, te epidemia e HIV / AIDS në vitet 1980. Por autoritetet kanë reaguar menjëherë duke kundërshtuar atë që ata e shohin si informacion të rremë.

Në fillim të marsit, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë, detyroi të fshihej një postim ku pretendohej se numri i rasteve me koronavirus kishte shkuar në 20 mijë, por qeveria ruse po e mbante të fshehtë atë. Në anën tjetër, disa ekspertë kanë ngritur dyshime për besueshmërinë e sistemit të testimit të Rusisë, i cili varet nga një laborator i vetëm.

Akuzat e kundërshtuara nga Kremlini dhe OBSH

Anastasia Vasilyeva, mjeke e Alexey Navalny dhe drejtuese e sindikatës së Aleancës së Mjekëve, bëri bujë me një seri videosh, në të cilat ajo pretendonte se autoritetet ishin duke fshehur shifrat e vërtetë të koronavirusit, duke përdorur pneumoninë dhe infeksionin akut të frymëmarrjes si diagnozë.

“Ata thanë se shkaku i vdekjes së pacientit të parë me koronavirus ishte tromboza”, tha Vasilyeva për CNN. “Është e qartë, askush nuk vdes nga vetë koronavirusi, por nga komplikimet, kështu që është shumë e lehtë të kryesh manipulime”.

Zyrtarët e Shëndetësisë në Moskë mohuan akuzën dhe thanë se ata po testonin pacientë me pneumoni për koronavirus. Po ashtu edhe, Dr. Vujnovic, nga OBSH, ishte skeptike në lidhje me pretendimin e Vasilyeva-s.

Mbi këto pretendime, foli të mërkurën edhe Putin, i cili u shpreh se qeveria mund të mos ketë një pamje të plotë të situatës nga koronavirusi, por nuk po i fsheh shifrat.

Këtë javë, numrat janë rritur ne Rusi, me 30 deri në 50 raste të reja çdo ditë dhe numri i të prekurve pritet të rritet, duke qenë se Rusia po kryen më shumë testime. Mëngjesin e së shtunës, “Rospotrebnadzor” publikoi një shifër potencialisht më shqetësuese krahasuar edhe me numrin e të prekurve aktualë, kur tha se 36,540 persona janë duke u mbajtur nën vëzhgim pasi dyshohet se mund të jenë të prekur.

Ndërkohë, qeveria mori masa më të rrepta, duke anuluar ngjarjet publike dhe mbylljen e kufijve, me disa përjashtime. Megjithatë, në anën tjetër, Putin ka nënshkruar një dekret që cakton një referendum mbarëkombëtar për ndryshimet kushtetuese më 22 prill, të cilat i hapin rrugë atij të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036. Autoritetet janë zotuar të mbajnë nën kontroll situatën nga koronavirusi, por deri më tani data e referendumit nuk është ndryshuar.

8 komente në “ANALIZA: Pse Rusia, me një popullsi 146 mln banorë, ka më pak raste me koronavirus sesa Luksemburgu?”

  1. Lomy says:

    Se rrejne si derra te kuq muzhikesh qe jane.
    I njejti stil me vella erdoganin

  2. Sd says:

    Sepse armet biologjike dhe kimike si dhe sulmet me keto lloj armesh kane gjithmonë origjine RUSE.
    Kush se kupton kete eshte idiot.
    Pasi Rusi ja hodhi Kines dhe Italise e gjithe botes tani ferkon duart se vaksinen e ka perkatitur me kohe.
    Ruset kane vite qe pergatiten per kete.
    Kurva plake Europe le te vuaj pasojat e muzhikut.
    Hitleri I ri e ka emrin Putin.
    Rusia duhet zhdukur si shtet me gjithe Serbine, Greqine dhe Spanjen.

  3. viktima says:

    Fusni ketu edhe koefiçientin e luftes baktereologjike!Nga cari Putin gjithçka pret!nuk eshte ndonje çudi qe kur ajo eshte me e paprekura dhe me e pergatitura! A e keni pare qe Meta eshte bere pule e Berisha po hesht!Do kene ndonje te dhene nga Luli!

  4. Babale says:

    Shkaqet qe Rusia nuk eshte prekur si Kina nga ky virus, mund te jene te ndryshme. Si shtrirja gjografike, klima, menyja ushqimore, ne nje fare menyre edhe perdorimi i vodkes, mund te kete nje efekt dizinfektus. Te kuptohemi keto thjesht jane hamendesime, qe bejme ne njerzit qe jemi jashte fushes.

  5. jo per gje... says:

    A thua di Rusia te vi ne vete mbas sekretit qe dol?

  6. Emer says:

    Rusia eshte shtet komunist dhe i vendos shifrat sa ia do qejfi. Harruat qe Shqiperia komuniste u shpall vendi me i mireushqyer ne bote nga Organizata Boterore e Ushqimit FAO me 1987?

  7. Ben says:

    Sepse.sic thote komentuesi I mesiperm shifrat I jep Putimi..I mbush.mendjen popullit qe i vdekuri vdiq nga vodka dhe jo nga vurusi. Akoma nuk e dini qe shifrat nga Kina dhe Rusia nuk Jane te besueshme?
    Nuk ka.mundesi qe te vdesin me shume ne Itali se sa ne Kine!

  8. Artan says:

    As Rusia, as Kina nuk kane lidhje me komunizmin, thjesht jane shtete autokratike. Nje arsye mund te jete vertet mbyllja e kufirit. Rusia nuk eshte e ftohur ne b.ythe si Evropa dhe Amerika, nuk ka liberale e politikisht korrekte qe te akuzojne per racist e ksenofob, nese perpiqesh te mbrosh vendin dhe populln tend, keshtu qe i mbylli menjehere kufijte, ashtu si edhe Koreja e Veriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje