Këshilltari Henze: “Duhet qeveri tranzitore”. Atë që Luli e përgënjeshtroi me Vodafone, e kërkon në Twitter

21 Mars 2020, 13:08Politika TEMA
Këshilltari Henze: “Duhet qeveri tranzitore”. Atë që

Këshilltari i Partisë Demokratike, Martin Henze, ka reaguar në një postim që Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë në Twitter, në lidhje me shërimin e dy personave të parë të prekur nga Covid-19.

Ajo që bie në sy në komentin e këshilltarit Henze, është që ai është në një linjë me një mesazh që pak ditë më parë iu dërgua në celular, moderatores Eni Vasili.

Pasi kërkon që doktorët të mos lihen vetëm, “siç po ndodh në Itali”, Këshilltari i Lulzim Bashës kërkon një ekip ekspertësh dhe… “një qeveri tranzitore”.

Një mesazh ky shumë i ngjashëm me atë që kërkohej pak ditë më parë në mesazhin dërguar Eni Vasilit, dhe që Partia Demokratike e përgënjeshtroi përmes një shkrese të Vodafone.

Ndërkohë që në mesazhin që moderatorja Vasili tha se i vinte direkt nga Lulzim Basha, pyetej kryeministri “a largohesh ti që ta marrë unë drejtimin e qeverisë”, Henze kërkon që të largohet qeveria në mesin e kësaj krize për të krijuar një qeveri tranzitore. Në komentin e tij në Twitter, këshilltari Henze nuk e sqaron se kush do të jetë në krye të qeverisë tranzitore.

5 komente në “Këshilltari Henze: “Duhet qeveri tranzitore”. Atë që Luli e përgënjeshtroi me Vodafone, e kërkon në Twitter”

  1. Shkodra says:

    Mr. Henze, go and taste your shit in your home. Nobody needs tasting your shit as advice. Please, don’t pollute the Albanian environment.

  2. LULJA says:

    Cfare eshte ky hajdari qe vendos cfare duhet bere ne nje shtete qe nuk ka lidhje fare .
    Eshte njesoje sikur anal isti bushati te deklaroje ne gjermani duhet nje qeveri transitoire

  3. Jimi says:

    Mire Lulja, po nuk te lene rehat edhe keta mercenaret! More tutkun! Lulja nuk qeveris dote ne kohe paqe, jo me ne kohe lufte. Lulja po te ishte ne qeverisje ne kete kohe, do te thoshte! Aman te keqen merreni qeverine, se nuk kam nge une te merrem me hallet e botes. tashti une po shkoje nje cike deri ne Hollande. Une jam k/minister per kohe paqe, jo per kohe lufte. Bejeni luften dhe pasi te vendoset paqja, me thoni te vije te marre qeverine.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Babale, where did you find this clown?!?! It takes one, to know one..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje