Nga Ylli Pata
Lajmet nga Italia, ku disa specialistë thonë se pikun e ka sot, vijnë përherë e më të frikshme. Më shumë se 600 të vdekur në ditë.
Guvernator i i rajonit të Campania-s, rajonit më të rëndësishëm të jugut të Italisë ku po përhapet me shpejtësi Covid 19, i ka kërkuar qeverisë italiane të militarizojë vendin dhe të lërë masat gjysmake. Me një fjalë, të shpallë gjendjen e luftës.
Gjendje që nga frika e përhapjes së kësaj kasaphane po e shpallin të gjithë liderët botërorë. Ashtu ka bërë edhe Edi Rama, që flet çdo ditë për luftë, dezertorë, tradhtarë etj, pra me fjalor militar.
Dje në Tiranë ka dalë ushtria në rrugë, me demonstrim të fuqisë së mjeteve të saj.
Jemi në një luftë, ku flama e koronavirusit rrezikon të shkatërrojë një nga arritjet më të rëndësishme të shqiptarëve në vite, faktorin demografik.
E pikërisht në këtë situatë apo orë të historisë, duket edhe elita e vendit, e cila pikërisht nga ky qëndrim, nga ana që do të mbajë, do të përcaktojë fatin e saj te nësermen.
Vend i është i ndarë politikisht: ndryshe nga tërmeti, opozita e butë e Lulzim Bashës dhe ajo e egra e Berishës, është në llogoren e artilerisë kundër Ed i Ramës.
PD-ja nga një anë thotë se Rama ka marrë propozimet e saj në masat e qeverisë, pa i shpallur, dhe nga ana tjetër e akuzon për arrogancë.
Në kohë lufte, nuk ka kohë e zgjidhje për ndarje, por për të qenë një front, ku edhe opozita, edhe pse nuk e pëlqen, do të duhet të jetë në një rresht si të gjithë, nën një komandë.
Në Luftën e Dytë Botërore, laburistët britanikë u vunë nën komandën e Churçhill-it për të mundur koalicionin nazifashist.
Megjithatë në zgjedhjet e pasluftës, edhe pse Churchill u shpall hero kombëtar, opozita fitoi duke e lënë heroin në shtëpi, natyrisht duke marrë lavdinë e luftës dhe ata duhej të përgatisnin paqen, rindërtimin e pajtimin. Pra rreshtim i i duhur në anën e historisë përcakton natyrisht edhe s i do të konsiderohesh në të ardhmen. Britanikët vlerësuan qëndrimin luajal të opozitës në luftë dhe i dhanë të drejtën e udhëheqjes në paqe.
Esat Pashë Toptani, ka qenë një nga personazhet më influentë të historisë shqiptare, ndikues, inteligjent dhe mjaft i zoti.
Por ishte pikërisht rreshtim i i tij në anën e gabuar të historisë kombëtare që i ka dhënë atij një rol që shumica nuk e përkrahin, madje tradhtari në shqip cilësohet Esatpashë.
Ndoshta qëllimi i lëvizjes së Haxh i Qamilit nuk mund të ketë qenë i keq, por rreshtim i i gabuar histrorik i dha damkën asaj lëvizje ku çdo natyrë rrumpallë e një manovre politike, quhet haxhiqamilizëm.
Ball i Kombëtar ka qenë një forcë politike shumë intelektuale, drejtohej nga një personalitet dhe sojli siç ishte Mit’hat Frashëri, por edhe shumë figura të tjera, por pikërisht rreshtim i i tyre me gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore i damkosi aq shumë, sa fjala ballist mbetet ende zhargon, edhe pse të pabërat kriminale të komunistëve të Enver Hoxhës pas Lufte mund t’i kishin rilindur.
Është shumë e thjeshtë: çdo forcë politike, apo elitë shoqërore, intelektuale, varet se si rreshtohet në çastet kyçe dhe vitale për një komb.
I tillë është edhe a i i sotmi, ku një virus i tmerrshëm rrezikon të shfarosë shujmë bashkëkombas….
pasi ja ka mberthy koken te shkretes
mejiher instikti kriminelit
i shko tu mendu dicka tjeter;
ah sikur mos te kishte njerez ktu
te mbysja e beja sa me shume viktima
kriminel mer i ka ne gjak shkerdhata
qe na bo parodi komikesh me foto
Bravo,shkrim shume i mire dhe saket.Sot eshte lufte dhe opozita me pozita duhet te jene bashke, se kercenohet atdheu me marje jete njerzish nga ky armik i padukshem,Covid-19.Por Berisha me Bashen e kane mendjen per hatrabela.Pisat.
Shkrim midioker !!
E ke abim termin koalicioni nazifashist.Duhet thene Boshti Nazifashist ndersa Koalicioni per Koalicionin Boteror Antifashist OK ?
eshte pa pike influece ky djalosh lule. e kujt i plas se ne cfare ane rreshtohet ai. harxhoni kohe kot me te;
Berishizmi tribal ngelet llumi i llumit te historise politike shqiptare. Gati, gati haxhiqamilizmi duket iluminizem perballe berishizmit.
Te flasesh per kukullat teveqele qe berishizmi sajon per lidera eshte humbje kohe.
Ky lloj mendimi mungon krejtësisht tek PD.
Ata njohin vetëm Dhunën! Ky mjet U dha fitoren e parë, kundër diktaturës, që ia kishte sjellë në majë të hundës popullit.
Por:
Sot është tjetër kohë, ndaj dhe mjetet e konfrontimit, populli i kërkon të jenë demokratike. Por me sa duket atje nuk po del ndonjë I zot, që të fitojë simpatinë e popullit me alternativa dhe jo me dhunë.
Këta kanë arritur deri aty, sa të japin mesazhe e vepra, që dëmtojnë Shqipërinë.
undefined
undefined
Ke bere ca gabime te trasha o z. Ylli: Esat Pasha cdo gje mund te ishte po jo inteligjent. Ndërsa Haxhi Qamili ishte si sanco panca qe hodhi flamurin shqiptar dhe ngriti ate turk dhe donte te zevendesonte alfabetin tone me ate turk. Turp per nje gazetar qe nuk di historine e afert te Shqipria. Te tjerat per sa I perket opozites i ke OK.