Balla, ironi me Bashën: Mirë virusi e mirë gjithë ky mal me halle po s’të le as 7x7=42-shi

20 Mars 2020, 12:21Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, lidhur me propozimet e këtij të fundit për përballimin e situatës nga koronavirusi.

Balla  shkruan në “Facebook” se populli ka një mal me probleme dhe se problemi ynë i vetëm janë njerëzit ndërsa problemi i Bashës është karrigia e pushtetit. Ndrkaq Balla i ka bërë thirrj qytetarëve të qëndrojnë brenda.

“Mirë virusi e mirë gjithë ky mal me halle mbi kokën e popullit, po s’të le as 7×7=42-shi me masat fantastike që i përsërit duke folur në gjumë! halli i Lulzim Bashës është karrigia e pushtetit. 

Meraku ynë janë njerëzit. Ndalimi total i daljes së pensionistëve nga shtëpia është jetik! Çdo dalje, qoftë edhe deri tek dyqani i bukës, është një rrezik shumë serioz! Me ndihmën e zotit, ne do të dalim më të mirë dhe më të fortë nga kjo luftë! 

Duhet kuptuar brenda çdo mundësie që kemi të ruajmë zinxhirin ekonomik të vendit. 

Masat shtrënguese do të vijonë sipas planit dhe kontributi i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh. Frikë aspak, kujdes po!”

3 komente në “Balla, ironi me Bashën: Mirë virusi e mirë gjithë ky mal me halle po s’të le as 7×7=42-shi”

  1. Zigur Qarri says:

    NUK E KUPTOJE PSE BASHA MERET ME POLIIKE KUR NUK ESHTE I AFTE .
    KY NJERI ESHTE BERE LEGENE PER TE RUAJTUR FAMILJEN FEMIJET KY DUHET TE TERHIQET .

  2. Nik Alimerko says:

    Me kete 7×7=42 e dhjeu fare Lulushka hajde degjo komunistat tani 20 vjet kete muabet do kene

  3. Petrit says:

    Kur mudohet te beje ironi e tao-tao.
    Sa poshte kemi rene si popull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje