LETRA/ Basha i shkruan OBSH-së: Ndihmojeni Shqipërinë me testet dhe pajisje mbrojtëse për mjekët e infermierët

20 Mars 2020, 11:08Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha i ka dërguar sot një letër drejtorit të Zyrës së OBSH-së në Tiranë, Dr. Raul Gonzalez, ku i kërkoi mbështetje për pajisjen e autoriteteve shqiptare me pajisje për testimin më të madh të qytetarëve.

“Duke qenë të ndërgjegjshëm për mundësitë e pakta që kanë autoritetet tona për ta përballuar të vetëm këtë situatë, si dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi komunikimi, dëshiroj t’Ju kërkoj që të ndihmoni autoritetet shqiptare dhe Shqipërinë me sa mundeni, për marrjen e sa më shumë pajisjeve testuese, të kiteve testuese dhe të tjerave materiale testuese. Vetëm duke shtuar numrin e testimeve dhe duke verifikuar në kohë çdo person të dyshuar si të prekur nga virusi, ne arrijmë të izolojmë personin në kohë dhe të frenojmë përhapjen e virusit në numër më të lartë qytetarësh.”- shkruan Basha në letrën për OBSH.

Dr. Raul Gonzalez
Drejtor i Zyrës së OBSH në Tiranë

Nr.___Prot.
Tiranë, më 19/03/2020

I nderuar Dr. Gonzalez,

Fillimisht më lejoni që, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Opozitës së Bashkuar, t’Ju shpreh mirënjohjen time të thellë për punën intensive dhe mbështetjen që keni dhënë, veçanërisht gjatë kësaj periudhe, ku Shqipëria zyrtarisht është vend i prekur nga përhapja e virusit COVID-19. Ndihma dhe përkrahja juaj për autoritetet shtetërore ka qenë thelbësore për përballimin e deritanishëm të situatës. Shpreh bindjen se kjo mbështetje do të jetë e vazhdueshme dhe për këtë dua t’Ju falenderoj në emër të të gjithë bashkëqytetarëve të mi.

Partia Demokratike po ndjek nga afër situatën e krijuar dhe menaxhimin e saj nga autoritetet shtetërore. Me shumë shqetësim marrim çdo ditë me qindra mesazhe nga qytetarë të ndryshëm, që shprehen se kanë shfaqur të gjitha shenjat e ngjashme që të bëjnë të dyshosh se janë të prekur nga visusi COVID-19, që telefonojnë Shërbimin Kombëtar të Urgjencës në numrin 127 për të kërkuar ndihmë dhe për t’ju mundësuar testimin, por që e kanë patur të pamundur realizimin e tij. Vetë Qeveria ka raportuar se janë rreth 120 mijë qytetarë që janë nën regjimin “Karantinë e detyrueshme”, pra persona që kanë potencial të lartë që mund të jenë prekur nga virusi.

Sikurse jeni në dijeni, vetë Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, z. Tedros Adhanom Ghebreyesus u ka bërë thirrje shteteve që mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e këtij virusi është testimi dhe izolimi. Ai është shprehur se: “Ne kemi parë një rritje të numrit të të infektuarve, por jo një rritje në testet e bëra dhe masave izoluese. Nëse do të luftosh një pandemi, duhet të shkatërrosh zinxhirin e përhapjes. Këtë gjë mund ta bësh vetëm duke testuar dhe izoluar të gjitha rastet. Mesazhi ynë i vetëm është, testim testim, testim”.

Mirëpo, duke filluar nga data 11 Mars 2020, çdo ditë numri i raportuar për testime nga autoritetet shtetërore vjen në rënie. Nga informacionet tona, kjo është shkaktuar nga mungesa e pajisjeve testuese, të kiteve testuese dhe të tjerave materiale testuese.

Duke qenë të ndërgjegjshëm për mundësitë e pakta që kanë autoritetet tona për ta përballuar të vetëm këtë situatë, si dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi komunikimi, dëshiroj t’Ju kërkoj që të ndihmoni autoritetet shqiptare dhe Shqipërinë me sa mundeni, për marrjen e sa më shumë pajisjeve testuese, të kiteve testuese dhe të tjerave materiale testuese. Vetëm duke shtuar numrin e testimeve dhe duke verifikuar në kohë çdo person të dyshuar si të prekur nga virusi, ne arrijmë të izolojmë personin në kohë dhe të frenojmë përhapjen e virusit në numër më të lartë qytetarësh.

Gjithashtu, stafet mjekësore janë të ekspozuar nga infektimi me virusin COVID-19. Për këtë arsye, do të ishim shumë mirënjohës nëse do të ndihmonit në sigurimin e një sasie të konsiderueshme vjeshjesh dhe pajisjeve mbrojtëse të tjera të domosdoshme për të mbrojtur stafet tona mjekësore.

Me bindjen se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe përfaqësia e saj në Shqipëri, do të vazhdojë të japë një mbështetje të fuqishme për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë, me lejoni të shpreh konsideratën time më të lartë për punën tuaj të jashtëzakonshme.

Me respekt,

Lulzim BASHA

11 komente në “LETRA/ Basha i shkruan OBSH-së: Ndihmojeni Shqipërinë me testet dhe pajisje mbrojtëse për mjekët e infermierët”

  1. Tan_Tironci says:

    Qenka zgjuar zgjebia???

  2. Tiranasi2020 says:

    BASTARD . Shko meso tabelen e shumzimit.

  3. Gri says:

    Filloi ky tipi si me integrimin!
    Luan bllofin!
    Dje Drejtoresha e ISSH deklaroi se jane siguruar nje furnizim i mire .me pajisje mbrojtjtese te mjaftueshme per mjeket Po keshtu Qeveria po punon pa buje per te plotesuar kerkesat dhe se dje Rama foli dhe mori garanci per ndihme nga Erdogan per coronen, Luli e di qe Rama eshte i zoti dhe ne keto kushte mendon se mund te marri meritat. Eshte loje e pandershme, moralisht e denueshme! Basha duhet te flasi me mjeket qe ka ne PD ku asnjeri nuk ka shprehur angazhimin per te qene ne vijen e pare te luftes. Jane te zene me “politika” shendetsore she kane hallin e farmacive! Ok per farmacistet shume mire! Edhe Rama e di! Po e di tamam! Ka gjithe mengjesin sot qe ju kerkon qytetareve te rrine rradhe dhe ne distance para farmacive! Te mbrohen farmacistet! Mjafte me bllofin Lul! E dime qe neser kur qeveria te deklaroi se per mjeket kane siguruar pajisjet mbrojtese, sigurisht ti ke gati ne inbox pergjigjen e gateshme, qe kjo u be e mundur se i shkruajta une (ti) OBSH.
    Lul me vjen keq po pse s pyet vehten ndonjeher kush je ti?
    S dua te dekurajoi, por me duhet te theme personalishte se te kane ” perdorur” per te fshire mutrat e shefit tend. U thirre ne Ministrine e Transporteve dhe firmose zhdukjen e 240 milion Eurove te Rruges Kombit, u thirre ne Ministrine e Jashtme dhe firmose shitjen e e Detit, u thirre 2 muaj para si Minister i Brendshem dhe mbulove vrasjen e 4 shqiptareve ne 21 Janar! Prandaj z.Lul theme se je i perdorur dhe fshires mutrash. Kuptohet qe ti ke problem me kete te kaluar prandaj edhe populli nuk te beson, sado qe Rama hera heres te mbron.

  4. Besnik says:

    Cfare letre!!!!
    Duket sikur e ka shkruar nje nxenes i klases se pare.
    Injorant.

  5. ida says:

    Sa gomar qe je!!!

  6. labi says:

    Kush e keshillon ket trap,besoj Mul Noka ose Nardi i demokristianeve.

  7. Shinjestra says:

    Kerkon te sfidoi kryeministrin Rama.Ai kerkon te thot se ne shqiperi jam une dhe jo Rama.Mua me dhimbset shqiperia dhe shqipetaret,jo Rames.Rama eshte bastard,armik,hajdut.Rama ik.
    Po çe do se Rama i keq nuk po degjon nga ai vesh dhe nuk po iken.Ky veprim i Rames e plasi Bashen,por me shume i ka futur tartakutin Berishes qe del e pllet si gomar te Artur Zheji.

  8. KA VJEDHUR GJYSEM MILJARDI KTIJ SHTETI
    KA BER TRADHETI NDAJ ATDHEUT
    KA VRARE 4 -QYTETARE SHQIPTARE
    KA ORGANIZUAR SULKME TERRORISTE PER NXIRE FYTYREN E SHQIPERISE
    NE OPINIOIN EUROPIAN QE SHQIPERIA MOS TE FILLONTE NEGOCIATAT

    NUK KA LEN FJALE ME TE NDYRE PA PERDOR KUNDER SHQIPTAREVE SAHER SHKON
    E SHKERDHEHET ME PEDERASTET E BE-SE (ATA QE E PRESIN E DUAN TE DEGJOJNE FJALE TE ULETA PER SHQIPTARET NATYRISHTE )
    DUKE I FYER SI KRIMINELE -MAFIOZE -TRAFIKANETE – VRASES –
    PRA GJITHCKA QE KY SHKERDHATE ESHTE VETE !!!!!!!!!!!!!

    DHE SOT ESHTE ALA I LIRE DHE KAKARIT MEDIEVE GJASME PO I DJEG BYTHA PER SHQIPTARET HEJ !!!!!!!!!!!!
    JA KÝ ESHTE MZLLUMUTI TINZARI QE I DUHESH SHKERDHY VILA ME GJITHCKA KA MRENA SAJ

  9. £££ says:

    Shume me mire se Lek Plepi
    nje vrases si ti e ka te veshtire ta
    gjej rrugen e letrave
    je vetem llaxore
    PD duhet te ringrihet nga e para
    te zhduket fara saliut,lulit e te gjitheve se bashku
    keto i denkn gjith shqiperia

  10. Politikant R*****a says:

    Basha ,Zoti kryetar i BSHOS botrore ju lutem ndimoni shqiprin ,Se un me shok kemi vjedhur aq shum sa nuk ka ngelur me njerz ne vend kemi vjedhur kur ishim ne pushtet me te madhe nga kryetari berisha deri te flamur budallai ,dhe sot ja kemi len radhen te vjedhi shokve tan socialista me ne kryeramen gramozin s liken e me radh e kemi zhveshur kete vend sa nuk ka me mish e kemi len ne kock te qelbur dhe do vjedhim ne te ardhmen gjithashtu keshtu ndimoi shqiptart se jan pa maska e krevata spitali respirator nuk behet fjal fare cunat ne parlament po mundohen te ndimoin shqiprin por aq mundsi kan ,I nderuari juaj Lulzim Basha

  11. ana says:

    More si ka mundesi qe nje njeri te urreje kaq shume Shqiptaret. Vete balte nxjerr nga goja. Cdo gje te beje gabim Rama per nje njeri qe urren shtepine e vet nuk votoj kurr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje