Rama i përgjysmon rrogën dhe Ilir Metës dhe e falendron publikisht

19 Mars 2020, 19:47Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se krahas masave të tjera, do të përgjysmojë edhe pagën e presidentit të Republikës.

Gjatë paraqitjes së planit financiar për të përballuar situatën nga koronavirusi, kryeministri e falenderoi publikisht Metën.

Rama: Doja të që heqim të gjithë gjithçka nga vetja. Nuk do të prekim hë për hë asnjë pagë tjetër përveç pagave të anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe deputetëve të Kuvendit, të cilët deri në mbarimin e luftës do të marrin vetëm gjysmën e rrogës.

Nuk do të kemi asnjë keqkuptim duke përgjymsuar pagën e Presidentit të Republikës, të cilit haka e do që t’i bëj një falenderim publik, për faktin se qysh kur kemi hyrë në këtë luftë, po ndihmon si mundet dhe sa mundet. 

Pastaj pagat e drejtuesve të lartë të institucioneve të pavarura, është në dorën e tyre ta bëjnë ose jo, të njëjtën gjë.

 

11 komente në “Rama i përgjysmon rrogën dhe Ilir Metës dhe e falendron publikisht”

  1. artan shyti says:

    nuk ia pergjysmoi
    e keni kuptuar gabim.

  2. Trishtimi says:

    Edhe pa qene kjo situate emergjente e vendit dhe e botes, ne vendin tone pagat e pulitikaneve jane tejet te larta, duke krahasuar me pagat e punetoreve dhe gjendjen ekonomike te vendit, ku shume familje nuk sigurojne dot buken e perditeshme.
    Pershendetje per kete mase ne lidhje me uljen e pagave te deputetve, ministrave etj, por kjo gje duhet te shikohet urgjentisht, sapo vendi te mbrrije ne normalitet. Perse duhen paguar aq shtrenjte deputetet dhe qeveritaret, kur ata paguhen nga taksat e fukarenjve?!

  3. siringa says:

    Presidenti është burrë zotëri, të kupton mirë!

    1. Sulo Veliaj says:

      Po pra ,shume zotni eshte ,eshte kaq zotni sa qe vodhi kursimet e Shtetit Shqiptar dhe fukarait shqipo , dhe i la arkat zero bashke me ate kancerin digital , te dybene kerdine, jo te dy por dhe Nano sufllaqi , dhe ai ne valle , dhe tani qe jemi ne hall skemi spitale me nivel ,skemi te ardhura te regullojm eshtepite e demtuara nga termeti dhe detyrojne kryeministrin dhe shkon e lyp ne Europe dhe me gjere fonde , dhe me e keqia e ironizojne , i thone qe :u katandise dhe ubere lypes , kjo eshte e keqia e madhe dhe hajdute ,dhe fuduller , kjo s haet, dhe me ekeqia , shqipotte gjithe hengren sapunin per djathe se gjasme keta pisat luftuan perdemokracin e eshum kerkuar pas 91-shit , keta jemi ne , peshq , a eshte e mundur , ti thuash demokrat Saliut , apo Metes , Lulit qese haron askush qe diten e dyte qe u bekryatar bashkie dha urdher ti flakennga drifaret grate e shkreta , punetoret e bashkise seTiranes, dhe jemi kaq rocka qe uvemi akoma pas ……..ama kata jane zoterinjt ???
      Te tille zoteribej bej cdo mengjes une ….

  4. Lush berbali says:

    E keni kuptuar gabim …
    Metes jo.
    Eshte ne doren e tij pergjysmimi ose jo- tha Rama.
    Kot.
    Sa per sqarim.

  5. Koba says:

    Po Tallesh Z.Rama.Like Floriri me kujton nje banakier ne zonen e Fushe-Aresit,ne kohen e punizmit.Filloi nga puna i ngrati dhe fitonte sa mundej(me thane te drejten fitonte mire).Pas 6 muajsh i thote nje herif nga administrata e lokaleve :Hajde se ke lene pa marre rrogen disa muaj .OH thote Banakieri pse Paska dhe Rroge??? Keshto Mo Xhan- Like Hajdutit nuk i bie ndermend per Rrogen

    1. Boston says:

      P.o. atyre zagareve qe lane mandatet do ja vazhdoni rrogat…ahhhhh te ishte called I Madhi Enver do ishte cdo ishte….ehhhhhhhhhh sikur thuaj……

  6. mona says:

    Mire e ka Koba. Ku pyet ke bandit per rroge.

  7. Iron maiden says:

    Shkurtimin e rroges e compenson me rritjen e cmimit te floririt.

  8. Hipokriti says:

    Po sikur te jepnin edhe gjysmen e pasuris nuk do ishte mir se humanizem me leket tona,,,,,,,te bej nje pyetje zoti rama…..cfar pune ben. Ose ilir metes çpun beni qe merni kaq shum,,,,,,pastaj edhe nje pyetje tjeter per z,rama 30 vjet x12=360 muaj x 1’oooooo =360.000000 kjo llogaritje eshte dhe per meten po mir pasurit100 milion. € mund te justifikohen me kete rroge se po te llogarisim nje punetor qe mer 500,000 mije ne muaj nuk i del per buk jo te bej and vila po mir z k,minister pse del e thua qe shqiperia eshte nje lagje e varfer e europes,,,,,bejme nje krasim gjermania ka industri te rende po ne ne kemi nafte kemi minerale po sikur te lije vetem nje nga puset e shpiragut per kete popull sepse ju vet dolet dhe dhate nje lajm te mire per shqiptaret kur u hapen puset e shpiragut ,,,,me qe ra fjala çbehet me ata puse ,,,,,,,ca naftetar veteran thone qe ata puse kan kaq shum prodhim sa cdo shqipta mos te punoj kure ose e zmberthyer ne lek çdo shqiptari I takon te mari 200 €ne dite,,,,,

  9. servet says:

    Ben mire qe i pergjysmon rrogat por ishalla shkojne per te miren e popullit dhe jo per PPP .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje