Kryeministri Edi Rama ka shpalosur planin financiar me 7 pika.
‘Ekonomia jonë nuk mund të zbatojë ëndrrat opozitare apo atyre që nuk dinë tablat e shumëzimit.
Do të financojmë mbijetesën në luftë, të atyre nga ne që do të përfundojnë në kthetrat e armikut, atyre që nuk shkojnë në punë, atyre që pa biznesin e vogël mbijetojnë nesër.
Këta janë ata që kanë më shumë nevojë në këtë moment, të tjerët jo vetëm që nuk duhet të kërkojnë, por të hapim nëse duhet të kalojmë në planin B.
Sepse të parët ata me halle reale nuk duhet ti lëmë vetëm, të dytët të bëjnë luftën e tyre si të gjithë të tjerët dhe ekonomikisht ndryshe nga të tjerët.
Unë doja që në planin A të impononim dicka nga vetja, si biznesi i madh apo kanë një pagë të lartë, por më bindën si mesazh i gabuar, ku do të dilte se shteti nuk ka para.
Nuk do të pregim asnjë pagë përvec të këshillit të ministrave dhe deputetëve që do të marrin gjysëmn e rrogës deri në fund.
Presidentit haka e do që ti bëj një falenderim se po ndihmon si duhet me sa mundet.
Plani ynë ka shtatë pika;
Së pari, 2.5 mld lekë për luftën në vijën e zjarrit, për pajisje dhe mbështetje për personelin.
10 mld lekë për garanaci sovrane për kompanitë që kanë vështirësi për pagat.
6.5 mld lekë për nevojat imediate për shtresat në nevojë, për biznesin, papunësinë.
2 mld lekë për Ministrinën e Mbrojtjes, për operacionin humanitar.
1 mld lekë për qeverinë, për cdo urgjencë.
Do të fshijmë përgjithmonë kamatëvonesat për energjinë me efekt 15 mld lekë. Do të përfitojnë 211024 abonente.
Do të skedojmë tatim fitim për të gjithë biznesin në fashën nga 20 deri në 140 mijë dollarë xhiro. Shtyrja e dorëzimit të bilanceve deri në 1 qershor të këtij viti.”
Po Guvernatorit te BSH qe i ka lene peshqesh 7 milion lek ne muaj Full-hajni, a do t’ja pergjysmosh apo t’ja pjestosh me 4 apo me shume rrogen.
Kjo vlen edhe per drejtoret e BSH dhe qe punonjesit e saj hane cdo dite dreke falas me parate e taksapaguesve etj etj etj.
Asnje nga ata nuk paguhet me leket e taksapaguesve por me leket qe fiton vete. Biles biles jo vetem smarrin, po edhe i shtojne leket ne buxhetin e shtetit. U habite e ? Lexo pak me shume per bankat qendrore ne bote si funksionojne qofte dhe ne wikipedia se me shume nuk pres dhe pastaj komento sikur je i gjitheditur ?
Guvernatori I BSH, paguhet me rroge marramendese a thua se ai eshte sheik e prodhon nafte nga oborri i shpis tij ose a thua se parate po i prodhon me leket e veta.
Ky eshte kulmi qe ne nje vend te varfer si Shqiperia te kemi nje diferencim kaq te larte pagash……nga 240 000 lek nje punetor dhe 7 000 000 guvernatori!!!!!!
Keshtu thone te gjithe. Shtresat e varfera, shtresat e varfera… Une nuk njoh asnje te varfer qe te kete marre ndonjehere ndonje ndihme. Qofsha i gabuar!
Sa shpejt behen hesapat e te tjereve.