Çmimet në qiell për pajisjen që mat oksigjenin në gjak

22 Mars 2020, 19:02Shëndeti TEMA

Pulsimetri është bërë fjala më e kërkuar në motorët e kërkimit në kohën e koronavirusit.

Është një instrument që mat sasinë e oksigjenit në gjak dhe mund të paralajmërojë kundër dispnesë, një ndër simptomat e formës më virulente të Covid-19.

Dhe, siç raportojnë mjekët dhe profesionistët e shëndetit publik, ka një rritje të çmimit në platformat në internet, siç ka ndodhur edhe për xhelin dezinfektues apo maska.

Deri pak ditë më parë, pulsimetri, i quajtur edhe oksimetër, ishte një instrument i panjohur për shumicën e njerëzve. Pajisja vendoset në gisht (ose në disa raste në llapën e veshit).

Shumë italianë nga shtëpia duan të porosisin pajisjen për të monitoruar nëse niveli i oksigjenit në gjak do të t’ju ulej nën kufijtë minimale të përcaktuara për grupmoshat apo patologjitë shoqëruese.

Fiziologjikisht, ngopja me oksigjen në gjak është midis 95 dhe 100%. Vlerat midis 90 dhe 95% tregojnë një gjendje të mungesës së pjesshme të oksigjenit, ndërsa ato nën 90% rezultojnë me patologji serioze.(tgcom)

2 komente në “Çmimet në qiell për pajisjen që mat oksigjenin në gjak”

  1. Kim été says:

    Qypi me mjalte .Parodistet e Vlores.

  2. Kot says:

    Cdo cel mat osigjenin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje