Britania në gjendje të jashtëzakonshme, por qytetarët vazhdojnë të dynden nëpër autobusa

23 Mars 2020, 20:45Bota TEMA

Që prej të premtes në Angli janë marrë masa për të frenuar përhapjen e koronavriusit. Kryeministri britanik, Boris Johnson dha urdhër që të mbylleshin baret, restorantet, kinematë, palestrat si dhe të shmangej sa më shumë transporti publik.

Kujtojmë se një nga rregullat kryesore të OBSH për frenimin e përhapjes së CoVid-19 është ruajtja e distancës me të paktën 2 metra nga njëri-tjetri dhe larja e duarve sa më shpesh.

Deri tani, në Mbretërinë e Bashkuar janë shënuar 5837 persona të prekur dhe 289 vdekje. Sipas të dhënave përhapja më e madhe e virusit është në Londër, pasi një pjesë e njerëzve s’janë izoluar sipas urdhrit të qeverisë. Ndërkohë në 24-orët e fundit në vend janë shënuar 8 vdekje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje