“Jemi në luftë, mos rrini grumbull, zbatoni rregullat”, Rama: Kjo javë do jetë tejet e vështirë. Edhe Zoti thotë ndihmo veten të të ndihmoj

23 Mars 2020, 14:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo javë do jetë tejet e vështirë. Gjatë një komunikimi nga zyra Rama u kërkoi qytetarëve që të zbatojnë rregullat dhe mos të rinë grumbull në rradhë më njeri tjetrin.

“Kjo mortje që ka sulmuar botën synon më të moshuarit dhe më të dobëtit fizikisht mes nesh, pro as të rinjtë nuk janë 100% të paprekshëm.

Mos luani me zjarrin ju lutem. Do humbasim njerëz, nuk e di se sa, askush nuk e di askund, por nuk duhet në asnjë mënyrë të humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës, dhe këtë e kemi në dorë ne, duke bërë durim.

Mos rrini grumbull por në distancën të paktën 1 metër pas kurrizit të njëri-tjetrit. Kush e ka menduar se kjo luftë do të kalojë pa humbje jete e ka menduar gabim. Virusi do të prekë secilin prej nesh, çfarëdo të bëjmë ne.

Gjithçka bëjmë ne ka shumë rëndësi, duke u disiplinuar maksimalisht e ngadalësojmë përhapjen e armikut. Duhet të dalim nga kjo luftë me kokën lart jo duke numër qindra e mijëra të vdekur, larg qoftë.

Mos prekni fytyrën pa larë duart, mbajini në distancë të moshuarit t’i përqafoni fort ditën e çlirimit jo t’i qani me lot e mos t’i bëni dot varrimin. Ata që shkojnë në punë të rrinë distancë 1 metër, mos të prekin fytyrën pa i larë duart pasi kanë prekur gjëra të tjera”, tha Rama. (TemA)

2 komente në ““Jemi në luftë, mos rrini grumbull, zbatoni rregullat”, Rama: Kjo javë do jetë tejet e vështirë. Edhe Zoti thotë ndihmo veten të të ndihmoj”

  1. Raul says:

    O Gjigand ke shume te drejte, jam shume dakord si po e drejton vendin. Po mondin e novrusit per cfare e kemi, nuk mundi me e takuar zotin ne kete situate alarmante per te biseduar me e ulur doren pak me kete salivirusin qe po rrezikon njerzimin

  2. Piro says:

    Ata qe shkojne ne pune s’mund te rrine kurre, si thoni ju, 1 m larg njeri tjetrit. Ne cdo zyre Jane te paktsn dy tavolina. Po qe njeri I infektuar, do e marre dhe tjetri. Ai pastaj, ja kalon gjithe familjes. Lere pastaj per familjet qe kane dhe te modhuar. Do ishte me e drejte qe vetem pjesa e administrates qe eshte e domosdoshme te vazhdojme punen. Te tjeret te rrine ne shtepi e ti sherbejne familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje