Fshati i skive, që infektoi gjysmën e Europës me koronavirus

23 Mars 2020, 08:38Politika TEMA
Fshati i skive, që infektoi gjysmën e Europës me koronavirus

Më 29 shkurt, një avion u ul në kryeqytetin islandez, Rejkjavik. Në bord, shumica e pasagjerëve ishin turistë, që sapo ishin kthyer nga pushimet në fshatin Ischgl në Tirol të Austrisë.

Të rinjtë kishin bërë ski në fshatin me 1500 banorë, të njohur si parajsa e skive.

Për shkak të situatës së koronavirusit, ata iu nënshtruan testimeve. Gjysma e tyre ishin pozitivë.

Menjëherë u kuptua se zona e Tirolit ishte e rrezikshme, shkruan gazeta Corriere della Sera.

Për pak ditë u kuptua se rasti i Islandës nuk ishte i izoluar. Shumë vende në Europën qendrore dhe veriore kishin raste të importuara nga Tiroli i Austrisë.

Më 7 mars, autoritetet norvegjeze testuan një grup turistësh që kishin qenë në Ischgl për ski. Të nesërmen u mësua se thuajse gjysma e personave të infektuar në Norvegji, 491 nga 1198, kishin qenë në Ischgl për ski.

Më 13 mars, edhe Gjermania e shpalli këtë zonë të rrezikshme, pasi 200 njerëz që kishin qenë me autobus në Ischgl, rezultuan pozitivë.

Pavarësisht alarmit, edhe fundjavën vazhdoi turizmi në Ischgl. Më 15 mars u lajmërua për situatën. Qindra turistë nisën të largohen, shumë prej tyre pa u testuar.

Tashmë fshati është izoluar, por është shumë vonë. Në Ischgl për momentin ka 400 infeksione, thuajse dyfishi i atyre në Vjenën me 2 milionë banorë.

Qindra e mijëra raste nëpër Europë e kanë origjinën nga ky vend. “Babëzia për paratë e mposhti përgjegjshmërinë për shëndetin e njerëzve”, tregohet e ashpër gazeta austriake Der Standard në një koment.

Sipas saj, qeveria lokale e Tirolit kërkonte të grumbullonte sa më shumë të ardhura deri në fund të sezonit turistik.

Corriere Della Sera

5 komente në “Fshati i skive, që infektoi gjysmën e Europës me koronavirus”

  1. skeptiku says:

    Mirë, po në Ischgl të Tirolit, kush e çoi coronavirusin?!

    1. Santa Quaranta says:

      Ka vdek ai kinezi!!

    2. Zen says:

      Nje kinez i pasur

  2. dashamiresi says:

    Babezia per para e atyre qe duan ti shumojne akoma, nuk pyet per jeten e njerzeve. Kjo eshte ekonomi e tregut qe trumbetohet aq shume; Bollek per te gjithe dhe vdekje per fukarenjte. Duhet ndryshuar sistemi qe kjo Toke ti sherbeje njesoj njerzeve dhe jo vetem tu marre jeten me te dobetit. E keni gabim dhe kjo tregon se keta pasanike jane kthyer ne kanibale, pa lere qe marrin e drejtojne dhe pushtet! Pse ç’i duhesh pushteti Trampit kur jeton ne parajase tokesore, ne flori?! Se kjo eshte shpirti kanibalizmit te pangopur. Pushtetin duhet takene njerez human , me pergjegjshmeri, moral , respekt dhe te ndergjshem per ate qe marrin persiper, jo miljardere kanibale qe nuk u dhimbset as nje gjallese para parase. kete stimuloi demokracia fallco me lirite dh e te drejtat e njerit, çtjurje, per ti sunduar dhe tani diktature totale perseri per ti sunduar dhe te shkretet njerez kane syte nga ata. Sa keq!

  3. Star says:

    Pse ke don qe te drejtoje ti zotrote ti dashamires. Apo don qe te drejtoje Iliri nga Skrapari qe erdhi me corape te grisura dhe sot eshte multi milioner, qe u pasurua nga vjedhja. Apo cizmja qe e ka pasurine te trashiguar nga mamaja e saj milionere nga diktatura.
    Bilionerat ne Amerike i kane bere parate me bisnez dhe jo kur kane hyre ne politike. Ato kane hyre ne politike qe te mbesin ne histori per humanizem dhe si duhet drejtuar shteti. A e keni verejtur se aferat e presidenteve ne Amerike jane jo per korupsion ne asnje rast ,por vetem te karakterit te marredhanjeve me femrat. Dhe ne gjitha rastet jane femrat qe afrohen si trysni per karieren e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje