Rama shpërthen ndaj komenteve negative: O ju marrtë e mira, shohin videot dhe flasin për show

22 Mars 2020, 13:42Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama doli në një video mesazh si çdo ditë për të dhënë mesazhe të reja, ku bëri thirrje për respektimin rigoroz të masave.

“Deri tani kemi ndihmuar 14 mijë familje, me ushqime ,barna, asistencë në shtëpi. 

Për disa të tjerë që nuk rrin dot pa e treguar veten me komente të turpshme, shohin videot dhe flasin për show, po çfarë show u ja marrtë e mira, që e po e përdorni gabim, ku e patë vjedhjen nga shtëpia, o ju marrtë e mira.

Ku e patë kur jeni në shtëpi me Iphone, ja ku më keni mua më shani e kërdisni sa të doni por respektoni ata që po ndihmojnë në terren. Ne po bëjmë gjithçka dimë dhe sa mundemi.

Nuk duam lëvdata se kjo është puna jonë, por ama duhet solidaritet dhe respekt për ata që po luftojnë. Nesër në 5 të mëngjësit do hapet qarkullimi për ata që do shkojnë në punë deri në orën 1. 

Shoh që prapë ankoheni, këto orare nuk janë për qejf, po janë për përballimin e një lufte që mund të marri mijëra njerëz me vete. Të durojmë të presim, të jemi rigoroz në këtë luftë. Mos të turremi të gjithë në 12 nëpër dyqane”, tha Rama.

4 komente në “Rama shpërthen ndaj komenteve negative: O ju marrtë e mira, shohin videot dhe flasin për show”

  1. Kim été says:

    Të gjithë shqiptarët me koronavirus të kthehen në atdhe me avion special për tu shëruar.

    1. Ilir says:

      Edo, injoroi te gjithe keta gjarperinj qe vetem helm kane ne shpirtrat e zinj, dhe myk te ato dy gram Tru qe kane. Nuk kane rendesi dhe mos u jep rendesi. Populli I mire shqiptar eshte me qeverine e vet. 1 milione VOTAT do te jene shume me teper me 2021.

  2. Luli says:

    Ku marin vesh Derat ,shtazet,kafshet e egra nga keto masa Boterore
    Bolle me keta o Kryeminister : keta jane kafshe qe dine vetem te ushqehen,te bejne seks per tu shumuar,te tallen me te tjeret sikur vete te jene me te zgjuarit e Botes, te bejne meme me te tjeret ,te rine gjithe diten neper kafenet dhe te bejne llogje, dhe kryesorja DEMBELA per pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje