“Ne do ta fitojmë këtë luftë”, Rama nga Surreli: Nga nesër policia s'do tolerojë askënd që s'kupton që xhirot në rrugë janë të paligjshme

22 Mars 2020, 13:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u kërkoi shqiptarëve që të mos dalin nga shtëpia për të bërë xhiro, por vetën nësë kanë një motiv të arsyeshëm.

Në një video mesazh nga shtëpia e tij Rama paralajmëroi se nga nesër, policia nuk do të tolerojë askënd.

“Natyrisht asnjë përveç forcave të rendit dhe ushtrisë janë në ndihmë për të gjithë ata që kanë nevojë. Mirënjohje për të gjithë ju që brenda shtëpisë po e parandaloni përparimin e armikut. Deri dje kemi mundur të ndihmojmë drejtpërdrejt 14 mijë familje.

Do të vazhdojmë pa pushim përditë të trokasim në dyert e pensionistëve të vetmuar, e familjeve me probleme të mëdha ekonomike, në familjet e prekura nga tërmeti që të mos u mungojë ushqimi bazë dhe medikamentet shëndetësore.

Shohin videot informative nga operacioni humanitar dhe flasin për shou. Po çfarë shou mo ju marrtë e mira. Flasin për vjedhje. Po ku e patë o ju marrtë e mira. Flasin për popullin që po vdes për bukë. Po për cilin popull kur vetë janë në shtëpi dhe flasin me I-phone. Flisni për mua sa të doni por respektoni ata që po shkojnë shtëpi në shtëpi.

Ne po bëjmë gjithçka dimë dhe mundemi. Nuk duam as lëvdata dhe medalje, pasi kjo është detyra jonë. Në këto kohë të mallkuara duhet respekt dhe mirënjohje.

Nesër në 5 të mëngjesit do të rihapet qarkullimi për ata që shkojnë në punë dhe deri në orën 13 të drekës do të kenë plot 8 orë për të bërë pazar. Këto orare janë të imponuara nga nevoja për përballimin e një lufte të madhe.

Nesër e më tej forcat e rendit nuk do të tolerojë askënd që nuk e kupton që radha nëpër dyqane dhe xhirot nëpër rrugë janë të paligjshme dhe të patolerueshme.

Të gjithë duhet të adoptohemi me orarin e ri në këtë situatë dinamike”– tha Rama. (TemA)

10 komente në ““Ne do ta fitojmë këtë luftë”, Rama nga Surreli: Nga nesër policia s’do tolerojë askënd që s’kupton që xhirot në rrugë janë të paligjshme”

  1. #varijanullen says:

    Psikopat, do te kapi Kot futesh ne bunker si miu…. jep doreheqje Po nuk dite te menaxhosh. Idiot psikopat .

  2. Kujtimi says:

    Po me ate karin me gunga , cdo behet ?? Ate trimin me flete Julian Deda cari , me ate ja mban policise ?? Po ja mbajti le ta provoje ?? Eshte Juliani ai , po trimi i babait , dallkaukut 55 , ai ku eshte futur ?? Po Salianji ?? Cu bene cubat ?? Pse u zhduken ?? Nxireni suratin tuaj te qelbur mor pisa . Po ai bytbqiri qe i thote Kryeministrit : o Edo …., ku eshte ai zvaraniku ??
    Po Kallaku mer ?? Bezi , Cim peka , Xeni i babes ??
    Ore zoterinj , kena humb kumandantin ta haje dreqi , ku esht kumandanti i forcave te armatosura te Republikes ?? Apo eshte strukur si minjte ne Lalez , tani eshte rasti i paster ti zeje covid -19dhe te shkojne ne gop te semes , po nuk i ze ama , nuk bie rrufeja ne hale …..

  3. bk says:

    Ishe e tepert kjo nderhyrje. Nuk u tha asgje e re por vetem u ofenduam te gjithe nga goja e KM. Ne fillim thote qe u treguam shembullore, me pas na thote mos na turperoni etj, etj. Duket sikur mezi pret te zgjohet e te na shaje. Mungesa e respektit vazhdon me veshjen qe ka fjetur gjume, me te cilen hyn ne familjet tona.

  4. Zigur Qarri says:

    Lajmet nga Surreli,ju flet Plaku Mere.Ne fillim ne sfond shihej përkrenarja e Skenderbeut,grija e ftohte e betonit
    dhe cepi i nje rafti librash.Lajmet qe pasuan nga thellesia e bunkerit i zevendesoi vetem grija e betonit,ndersa tani
    nje raft plot me Libra!Çudi,koshin e basketbollit,lapsat,penelat,bojrat,kanavacen…..i mban ne Kryeministri!

  5. Loni says:

    Shume drejte por nuk kuptoj pse likujdove 20 milion euro kompanive kur ke gjera me serioz…..
    ..

  6. On says:

    Pse nuk e ben me ligj? Mblidhuni 10 min se nuk ju gjen gje.

  7. Kim été says:

    Rama është në bunkerët nucleaire të Rusis deri më 31 dhejetor 2020 si President OSBE.

  8. Ben says:

    Nejse,jam i bindur se po ben gjene me te duhur ne vendin ku jetojme…Ne skemi as spitale te denja,as mjeke te hajrit,as para,as pasterti,nivel jetese…sic i ka Europa.
    E vetmja gje ne dore qe kemi esht te izolojm virusin..dhe Edoja kete po ben…Kesaj i thone:Shaji vesin por mos i shaj punen..Pra rrini rehat,nese dikujt si pelqen te vej te futet te puth ndonje me virus e te vej te perqafoj bab e nen e femije..
    Ata qe kan dy pare tru dhe dhe te sinqerte me veten..kupton se Italia eshte ketu ku eshte sepse nuk izoloi menjeher..dhe me super mjekesia qe ka..shiko ne ç’derexhe ka shkuar..imagjinoje te ishin spitalet tona..

  9. Qifto Qifqiu says:

    E Edo.
    Mos u bo trap.
    Tregohu i zgjut.
    Lene opoziten t boj mitingje…le t bashkohen bashk n çader..sala le t ulet komkryq me protestuesit..jepi leje t zgjatme 14 ditore…
    Mas ksaj s ke nevoj me u perpelit me majt karrigen.
    E zgjidh virusi rezultatin e votimeve…

  10. BENI-VENEZIA says:

    Ti mire e ke thene o beni po kujt po i thu,Edi rama po e menaxhoi keshtu virusin do mbahet mend ne histori,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje