Kryeministri Edi Rama sqaron se të gjithë ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime nuk kanë kufizime për të qarkulluar në rrugë, ndërsa fasha orare nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00, është punonjësit e shërbimit publik dhe ato privatë.
“Në përgjigje të shqetësimeve tuaja mbi lëvizjen për transport dhe furnizim mallrash ushqimore:
Të gjithë ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime, në fshat a në qytet, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë kufizim në lëvizjen e mallit për të kryer furnizimet e nevojshme të tregut!
Orari 05.00 – 13.00 kufizon brenda kësaj fasha kohore konsumatorët dhe punonjësit në sektorin publik apo privat, jo transportin dhe furnizimin e mallrave ushqimore!
Mirënjohje të gjithë prodhuesve, transportuesve dhe furnizuesve të mallrave ushqimore, në fshat e në qytet, që janë sot garantët e mëdhenj të rezistencës popullore”- shkruan Rama. (TemA)