Nga Kimete Berisha
Kryeministër, i kofsh’ fal situatës se nesër kisha doktoru në profilin tënd.
E që dalë e gjallë prej situatës, veç me ty kam m’u marrë.
Ja kam marr vetes inati, krahun jam kah e nxjerri tuj i ra tenxheres me garuzhdë me sa forcë që kam, çdo natë?
Për çka?
Për politikë t’pshurrtë!
Pse mos me protestu ne budalltë për mbijetesë fizike por për politikë?
Ne nuk e dimë a po shpëtojmë për vete por po duam ta shpëtojmë qeverinë.
Shkenca thotë se edhe frika trashëgohet, ka mundësi që asnjë s’jemi normal.
Qysh është e mundur që veç shqiptarët merren me politikë e me rivalitete provinciale në këtë kohë të vdekjeve masive.
Ti s’paske ndjenja o djalë.
Ti edhe vdekjes po i konkuron.
S’po e lë vdekjen m’u bë lajm.
Pse po ia merrni anën karantinës dhe po silleni sikur më me rëndësi është pushteti sesa jeta.
S’po kuptoj.
Pse me t’lut unë e Marigona Geci me t’ba rixha, aman lsho pe?
Mos lsho more. Hiç mos lsho pe.
Edhe kur frika nga vdekja krejtve na ka nguju n’shpi, ti e bën veten rol më kryesor se jeta jonë. A ka më rëndë se kjo?
Ti dhe problemet t’ua të karrierës tënde sot janë më të rëndësishme për ty sesa Ne.
Bile me pas fsheh pak megalomaninë.
Këqyre Edi Ramën, po tutët për krejt popullin. S’ka çast që nuk e informon popullin e nuk e drejton. E ka harru veten Edi Rama, mbi vete po e mban frikën e 3 milionë shqiptarëve, a sa janë.
S’po i bjen në mend m’u pispillos as me fajësu njeri.
Pra, krejt Kosova duhet të merren me Albin Kurtin, të mbrojnë pushtetin e tij nga banorët e karantinës.
Qysh largohet nga puna njeriu në atë moshë pa asnjë paralajmërim.
Kur ka protestu Agimi si student, s’keni qenë të lindur. Nuk është mirë me bë çka mundesh, m’i shkel njerëzit, se as nuk ta lejojnë.
Ku ke pa ti me na qitë përpara Haki Abazin (na e ka ba Zoti gjak), me na tregu neve sahat e dakik njëfarë Hakia që nuk është gjendje e jashtëzakonshme, kur është edhe më keq se e jashtëzakonshme.
Për Haki Abazin më e rëndësishme se jeta jonë është mos m’u shpall gjendje e jashtëzakonshme.
A e ke dëgju fjalimin e Merkeli me të cilin i adresohet popullit të saj?
Pse nuk merr yrrnek nga Kancelarja gjermane po e qet Haki Abazin me na tregu neve që LDK është me Thaçin?
Mos jeni ju me Thaçin?
Se prej atij takimit tre orësh me dyer të mbyllura mes Albinit e Hashimit, u mor teposhzja.
Se edhe Kadri Veseli nuk ia ngjiti emrin krizës ‘Albin’. Ishte shumë i kujdesshëm dhe ia ngjiti krizës emrin ‘koalicion’.
Ne budallë s’jemi.
Veç Albini ka çka i jep Hashimit.
Isa nuk ka çka i jep askujt.
Isa ka gabuar shumë që ia ka jep Albinit atë që e ka lyp.
Askush tjetër s’ka çka i jep Thaçit përveç Albini.
Albini mund t’ia zgjas ‘jetën’.
Prandaj, Thaçi nuk lyp më gjendje të jashtëzakonshme.
Askush tjetër përveç Albinit nuk mund ta rehabilitojë PDK-në.
Unë e di çka ndjen dikush që në këtë situatë hyp në Pandorë i pispillosur dhe xhiron video për t’i lajmëruar rastet sociale se do t’i marrin ndihmat që u takojnë.
Dashuria ndaj vetvetes është më e rrezikshme se urrejtja ndaj tjetrit.
P.S. E Beratin mos e ngucni, se Berati shkruan edhe kundër vetvetes, lëre më kundër juve.
Qitjani hipokriteve jashte horrlleqet
Politikanet duhet me dit perse jane ne ato pozicione
aty jane ti sherbejn popullit jo per te trashur kuletat e tyre e bo Vila
dy bote krejt diverse,DNA krejt diverse mes nje kristiani [rama,merkel etj] dhe atij arabi[kurti,isa, erdagoni i rrasi ne burg para pak ditesh ata qe e kritikuan se fshehte rastet me corona]…………..divers mes te bardhes dhe te zezes,divers mes njeriut dhe kafshes me fytyre njeriu!
Por çfarë “respekte kimete” – kjo ka mbetur një LDK-iste e thekur që nuk është aspak reale, pavarësisht që nganjëheër më pëlqen stili i saj sarkastik por jo edhe gjuha fshatareske që përdor,j pa asnjë respket ndaj gjuhës standarde !
Deri gati ne fund e kishe mire por kur permendi Beretin “e dhive punen”! Berati shkruan por eshte mercenar dhe pak servil,mercenar, i mete,i lehte,i mefshte, pak budalle, nga trute! E sa Albinin ,Thacin dhe Mustafen s’di ca me than…
Te lumte dora Kimete,mir ua ben
Bravo Kimete,Albini eshte shume i djallezuar,ai para pushtetit nuk vendos asgje,puna eshte se politikanet e Kosoves ne pergjithesi jane gomer,pra njeri eshte me mut se tjetri.p
Rama e ka fort mire me masat qe po merr. Megjithate duhet URGJENTISHT te monitorohet dhe te vihet nen kontroll edhe periudha e lejimit te daljes nga karantina e ores 5 deri ne 12. Nese neser e tutje ky orar do te “respektohet” do te DINAMITOHEN dhe HIDHEN NE ERE te gjitha efektet e çdo lloj karantine qe do te zbatohet nga ora 12 e deri ne 5 te dites se neserme, sado te ashpra te jene masat e marra.
Pergezime Kimete .Je Burneshe e Vertete.Kosoves i duhen Intelektuale te vertete dhe te dijshem ,te Perkushtuar ,Patriote dhe Jo Kaqola Mburravece apo Herifa “DRU ME PRE”.
Ani Kime per nje grusht ‘bitcoin’ te Kadri Teveqelit po ta ze udhen shum Albini “i pispillosur” pse njerezve qe marin ndihma sociale po ua fale pagesen e nje muaji. Per qe e “adhuron” Edi Ramen (per ndonje favor) je deklaruar moti, krejt ne rregull, por a mund ta shprehesh “dashurine” ndaj Edit pa e sulmuar Albinin. Qka po e perzien Albinin me antipodin Hashum Taqi, njeri per ne gushe e tjetri per ne fushe, siq thoshte Ali Asllani. Shite edhe at pak kredibilitet qe e ke pasur deri tash, e mandej bjeri fyllit.
Pak si teper po i del ne mbrojtje kokefortit Albin.
Or mik ketu eshte fjala per vendime me rendesi jetike, dhe me zotin Kurti kemi per here te pare mbas Dr Rugoves nje lider te nivelit nderkombetar. E nje lider i tille duhet te jet “goje mjalte e zemer hekur”, pra nuk eshte fjala per kokefortesi siq po e quajn “shakaxhinjet”. Kam menduar se pas formimit te qeverise “Shpresa dhe Besa” nuk do te kem nevoje te shkruaj komente per politike, por kjo histeri e sulmeve te verbeta ende pa i bere 100 dite pune qeveria e re, po me detyron te beje pak kunderpeshe. Banda e Zanzibarit tash ne opozite pat premtuar se do tja nxije jeten qevrise se re, ashtu kot, pa dashur te mendoj qe te jet konstruktive. Tash kesaj fushate iu bashkangjit edhe “Besa” ish-partner qeverises i Bandes se Zanzibarit, jo per shkak te kokefortesise se zotit Kurti, por per shkak se LDK ka probleme brenda vetevetes. Garden e vjeter te LDK po e tmerron edhe suksesi i zotit Kurti edhe suksesi i ministrave te ri te LDK ne qeverine Kurti. Ata thjesht nga friga se te rinjet do tua marrin primatin kan vendosur ta kallin jorganin. Ata do te largohen nga kryesia e LDK heret a vone, por kan vendosur te largohen si faqezi, ne mos edhe si kriminel te pafalshem. Sido qe te jet, une kam respekt per “Gazeten Tema” qe lejon edhe komente ndryshe nga “main stream” .
Kritika ndaj disa qendrimeve te z. Kurti nuk do te thot se jam perkrahes i “Bandes se Zanzibarit” . Ajo bande kurre nuk me pelqeu.
Patem shpresa te medha me koalicionin e ri, por ato shpresa, fatkeqesisht, shpejt na u shuan. Une mendoj se fajtore per kete jane qe te dyja, edhe VV edhe LDK. Por barra me e madhe i takon Albinit sepse ai eshte zot shtepie. Ne kete kohe krize ai nuk do te duhej qe pa nje aresye te madhe ta shkarkonte nje minister. Aq me shume kur ate shkarkim e beri pa konsultime me partnerin, ashtu sic kishin bere marreveshjen para koalicionit. Dhe eshte normale qe LDK-ja te preket nga ky akt i Albinit. Ndoshta reagimi i saj ishte pak teper ekstrem, qe, thene te drejten mua nuk me pelqeu, por askush nuk mund te mohoje qe gjate tere kohes sa keto dy subjekte ishin duke qeverisur, VV ne kontinuitet mundohej qe ta nenshtronte dhe poshteronte LDK-ne.
Ju per z. Kurti thoni se eshte lider i nivelit nderkombetar. Une fare nuk pajtohem me mendimin tuaj. Albini eshte kokeforte, inatcor, autokrat…dhe si i tille ai nuk mund te jete lider i nivelit nderkombetar. Ai duhet ta kuptoje se politika nuk behet me kokefortesi. Ai duhet ta kuptoje qe Kosova eshte nje shtet i vogel qe per shume gjera nuk mund te vendose e vetme. Ai duhet te mundohet qe se paku, nese nuk eshte ne gjendje te krijoje miqesi te reja, biles te mos prishe miqesite qe paraardhesit e tij me shume mund i krijuan.
Pa arsye te madhe shkarkoi nje minister? Pse po e heshtni me qellim arsyen e forte te zotit Kurti per ta shkarkuar me procedure te shpejte. Ai ish-ministri ka trilluar vrazhed se gjendja eshte alarmante prandaj deshiron gjendje te jashtzakonshme. Zoteri Kurti para gazetarve tha kjarte se kjo eshte tradhti e dyfisht, edhe ndaj policise qe po e menaxhon situaten plotesisht me sukses pa e angazhuar te gjith potencialin qe ka, edhe tradhti ndaj qeverise kur qeveria ne tubimin e vet ka vendosur se nuk ka nevoje per gjendje te jashtzakonshme. Gjendja e jashtzakonshem nuk eshte loje fjalesh, kur ajo vendoset brenda qastit, nuk ka me kthim mbrapa. Kjo eshte kerkuar pa konsultim me KFOR-in qe eshte instanca me e larte e sigurise ne Kosove. Sulmet ndaj zotit Kurti ketu po behen nga kendveshtrimi se kinse Kurti eshte “armik personal” i Edi Rames. Kurti ka kekruar me shum bashkpunim dhe koordinim Kosove-Shqiperi, diqka krejt e natyrshme, dhe mosperputhja e prioriteteve te Rames dhe Kurtit si kryeministra nuk mund te reduktohet ne inate personale, siq e interpreton Banda e Zanzibarit. Ata duhet te menaxhojne realitete te ndryshme me plot presion nderkombetar, dhe perkunder kesaj shqiptart nuk duhet ta humbin udhen ne oborr. Raporti Rama-Haradinaj ne fillim ishte plot eufori e plot selfie, por perfundoj me padi te ndersjella neper gjykata. Edhe rapoti Rama-Kurti mund te ket filluar pakez ftohet, por mund te zhvillohet pozitivisht dhe duhet te zhvillohet pozitivisht, sepse ne loje eshte fati i popullit. Motoja e Kurtit eshte “nuk ka “babe”, ka parime”. Shum njerez primitiv dhe/ose qellimkeq qe jan te etur per “babe” (qfardo qofte ai), ndjekjen e parimeve e shikojne si “kokefortesi”. Edhe Konica e ka thene kete: Shqiptart do te perparojne kur do te fillojne te meren me parime, e jo me individ. E sa i perket miqesive, po te mos dinte Kurti te bej miq, nuk do te ishte sot kryeminister. E pse Kurti nuk qenka lider i nivelit nderkombetar, kur ai din te thot me bagazh te plote intelektual e moral ate qe e pat thene dikur gjermani Joschka Fischer: Excuse me, I am not convinced!. Edhe nje gje, parimi i Kurtit eshte: partneritet, e jo vazalitet. Ai qe kerkon vazalitet nuk mund te jet mik i mire. Kosova ishte vazale e Serbise, pse u luftua pra per pavaresi.
Se pari, nuk kam fare simpati per Ramen prandaj sulmin ndaj z. Kurti nuk e bej nga ai kendveshtrim qe permendet ju.
Se dyti, po e perseris, shkarkimi i ministrit u be pa ndonje aresye te madhe. Z. Veliu nuk eshte njeri qe do te vendose per gjendje te jashtezakonshme. Prandaj fjala e tij nuk kishte peshe. Per ate gjendje vendose Kuvendi i Kosoves. Ai vetem e dha nje mendim, njejte sic e dha para do ditesh ministri Blerim Reka e qe, doren ne zemer , mendimi i z. Reka ishte “tradheti” shume me e madhe se sa e z. Veliu. Por per kete “tradheti” z. Reka jo vetem qe nuk u shkarkua, por biles kryeministri i doli ne ndihme duke thene se ai eshte mendim personal i tij. Dhe nese, z. “Baliu”, ministri Reka ka te drejte te kete mendimin e vet personal, perse nuk paska te drejte qe edhe ministri i shkarkuar te kete te drejten e mendimit personal ? A nuk ju duket kjo nje padrejtesi e bere nga kryeministri ? Une mendoj se shkarkimi i ministrit Veliu ishte hakmarrje e z. Kurti. Kete hakmarrje, ne njefare menyre e pranoi edhe zonja Kollcaku ne emisionin Debat Plus dhe ministri Bislimi. Qe te dyte e permenden “gabimin e madh” te z. Veliu sepse ai paska qene kunder koalicionit.
Tashi, kjo puna e vasalitetit te Kosoves ndaj Serbise nuk e di se sa qendron. Me shume do te thosha se ishte pushtim. Ndoshta juve edhe maredhenjet me Ameriken ju duken vasaliste. Mendoj qe nuk mund te behet nje analogji e tille. Serbia dhe Sh.B.A.-te nuk jane te njejta, se paku keshtu e shofim ne shqiptaret. Neser eshte 24 marsi. Ishte dita me e madhe per shqiptaret e Kosoves. Nuk e di se a kishte ndonje dite tjeter gjate historise se Kosoves ku popullata shqiptare ju gezua me shume. Amerikanet ishin clirimtaret e Kosoves. Dhe tani, pernjehere, cfare eshte duke ndodhur…mjafton te lexohen komentet e perkrahesve te VV qe te bindemi se nga clirimtare amerikanet u bene pushtues, pro-rus, putiniste, antishqiptare etj. etj.
Dhe e gjithe kjo fale z. Kurti i cili, po e perseris, eshte nje autokrat, marksiste-leniniste, inatcor, kokeforte, islamist, vandalist…
Fatkeqesisht mendoj se Kosova nga nje e keqe shume e madhe (Banda e Zanzibarit) po bie ne nje te keqe tjeter (Banden e Albinit).
Nuk po me vjen mire qe po duhet te debatojme keshtu permes komenteve, por me duhet ta shkruaj edhe nje pergjegjie te fundit. Tre profesor amerikan eksperta per Ballkanin, qe e qmojne kryeministrin Kurti, e than kjarte se Hashum Taqi po perpiqet ta realizoj ndarjen e Kosoves me nje nenshkrim te vetem, edhe pse ajo eshte antikushtetuese. Hashumit po i duhet vetem edhe nje hap i “vogel” – gjendja e jashtzakonshme, per ta realizuar kete. Deputetet e kuvendit te Zvicres kan reaguar kjarte se Taqi po don ta keqperdore krizen e virusit per ta ndare Kosoven. Ata iu kishin drejtuar edhe LDK-s qe te heqin dore nga largimi prej qeverise Kurti. Ai ish-ministri i brendshem i ka fryer zjarrit jo pa qellim pikerisht ne drejtim te perpjekjeve te Taqit. Nuk mund te barazohet ndarja e Kosoves qe eshte ne teh te realizimit, me nje deklarate te ministrit per integrim europian Reka, edhe pse vertete jo e qelluar, por me gjase zero per tu realizuar. Ata tre profesorat amerikan kan thene kjarte se ndarja e Kosoves eshte e demshme, Merkel poashtu, edhe akademia e shkencave e Kosoves poashtu. Ata qe e sulmojne apo e minojne sot qeverine Kurti thjesht jan pro ndarjes se Kosves, diqka thjesht armiqesore.
Miku im!
Me mire do te ishte nese do te ishim bashke dhe duke pire kafe te debatojme ngadale-ngadale per problemet tona shqiptare. Por edhe kjo menyre nuk me pengon, Rendesi ka qe debati ne mes nesh te jete konstruktiv dhe pa fyerje.
Shpesh here disa profesore amerikane, britaneze apo eurodeputete te ndryshem , te frymezuar nga ideologjia qe i perkasin, i dalin ne mbrojtje apo e kundershtojne dikë. Pra ketyre nuk duhet qe te ju kushtojme shume rendesi. Kete qe e them nuk e kam per qellim qe t’i dal ne mbrojtje Hashimit sepse ate kurre nuk e desha, por te thuhet qe ai po planifikon ndarje, mendoj se eshte jokorrekte. Qeveria e Kosoves, konkretisht kryeministri,duhet qe te udheheq bisedimet dhe te vertetohet se a jane te verteta keto plane apo jane genjeshtra. Pra ne nuk mund te paragjykojme por duhet qe te bindemi. Dhe atehere te shohim se cka mund te bejne udheheqesit kosovare. Nese vertete ekziston plani per ndarje, a thua kemi mundesine qe ta nderrojme ate plan ? Prandaj mendoj se me kryeneqesi dhe kundershtime nuk mund te arrijme shume. Duhet te jemi shume te matur dhe fjalebute me amerikanet, sidomos kur kemi parasysh se ajo udhehiqet nga nje president i paparashikueshem.
“Burimin nga i cili duhet te pijme uje nuk duhet turbulluar” – thot populli.
P.S. Une nuk bera krahasim ndarjen e Kosoves me deklaraten e z. Reka. Krahasimi im kishte te bente me deklaraten e z. Veliu dhe deklaraten e z. Reka.
Ju pershendes.
Garda Pretoriane – M’fal per nderhyrje mbasi nuk jam pjese e diskutimit tuj, por per inerci nuk mundem me ndej pa thane diçka : Kur pati kohe Albin Kurti me t’pelqy ty dhe mu bashke ne punen e tij si Kryeminister ? Ai s’ka ba ala 2 muaj ne ate detyre !! Na duhet ta mirekuptojme gjendjen ne te cilen Albini mori pushtetin, dhe cfar fuqie kane ato njerez qe ai i ka ne opozite.
Albini per momentin mund te jete kokeforte, inatçor dhe autokrat, por koha ne politiken e Kosoves e kerkon nje qendrim te tille. Jo ne çdo situate funksionojne per mire parimet demokratike. Kosova dhe disa vende te Ballkanit, ala nuk e kane kulturen demokratike qe ta meritojne te udhehiqen prej saj.
Rroma e vjeter, kur kishte kriza politike vendoste nje autokrat ne drejtimin e shtetit per aq kohe sa ishte e nevojshme. M’duket se kjo lloj menyre ka marr emrin e autokratit ma funksional, Çinçinatit.
Pra, mendoj se Albin Kurtin nuk duhet ta gjykojme bardh e zi. Vete fakti qe Kryeministri Kurti qysh ne ditet e para te detyres se tij, u sulmua nga e gjithe garda e vjeter per pa-aftesi udheheqese, tregon se ne cfar gjendje asht politika e Kosoves.
Kosoves per momentin i duhet nje njeri i pa-korruptuar si Albini, dhe deri diku edhe autokrat.
Mik!
Te lutem mos kerko falje per nderhyrjen. Ketu jemi te barabarte dhe te gjithe kemi te drejten qe te debatojme (replikojme) pa fyerje me komentuesit. Une te mirepres per mendimin ndryshe qe ke .
Eshte e vertete qe Albini nuk pat kohe qe te me pelqeje mua apo ty. Por une Albinin nuk e cmoj apo kundershtoj vetem gjate ketyre dy muajve. Kur flas per Albinin e kam parasysh edhe kohen kur ai ishte ne opozite.
Albini gjate kesaj kohe, sa eshte kryeminister, ka te mirat dhe te keqijat e tij. Kurre nuk do t’ia mohoje luften kunder korrupsionit . “Lufta” e tij kunder PTK-se, RTK-se, Bechtel-Enca dhe oligarkeve , per mua paraqet hapin e pare me te madh per te miren e Kosoves.
Por Albini, fatkeqesisht, e ka edhe anen tjeter. E keqja e tij me e madhe eshte se ai nuk eshte konstruktiv me partine qe beri koalicion. Ai gjate tere kohes u mundua qe t’i nenshtroje dhe qe t’i poshteroje. Albini duhet ta kete te qarte se pa LDK-ne nuk mund qe te udheheqe qeverine . Kokefortesia e tij beri qe (sipas te gjitha gjasave) te bjere qeveria. Vetem koronavirusi (shkak qe nuk do te mund te mbledhet Parlamenti) mund te jete shpetim i qeverise.
Mos be krahasime me Romen e vjeter sepse ne pyetje jane me shume se 2000 vite. Sot secili udheheqes autokrat e ka jeten politike shume te shkurter . Nese kete here bie z. Kurti, kurre me nuk do te mund te jete udheheqes i Kosoves.
Garda Proteriane – Flm per mirekuptimin.
E kuptoj ku e ke fjalen. Albini e ka tregu vedin qe asht pak i vrazhde dhe agresiv ne disa momente, por mendoj se asht e justifikueshme sjellja e tij, kur mendon se kush asht perball tij. Kot nuk thone : me jetu midis ujqerve duhet me uluri si ujk.
Une nuk e njoj Albin Kurtin as personalisht e as nuk i di mendimet e tij por, me energjiin qe ka, intelktualitetin dhe ndershmerin e tij, nuk besoj se ka ndonje konkurent dinjitoz ne Kosove.
LDK ka nje history te gjate politike, dhe nen udheqjen e sotme ka tregu shume difekte ( le ti quajme difekte ) ne karrieren e saj. Mbas fitores se fundit, u pa edhe sjellja dhe presioni i saj ne drejtim te VV per ndamjen e posteve. Ishte diçka shume pa-ndershme nga nje partner.
Gjithsesi ! Nqs Albin Kurti asht i keq, ai asht ma i miri nder te keqinjt. Per kete ai duhet te vlersohet shume.
PS : Krahasimi me Rromen e vjeter asht e vertete qe ka 2000 vjet, por politika gjithmone mbetet e njejte.
Edhe nese Albini bie, nuk asht as i pari as i fundit. Asht pjese e teritorit te tij.
Kimete je nje ze objektiv,respect,Albini eshte si Saliu,per pushtet vrasin baben,mos e lejoni te mari shume fuqi se do gjeni belan si ne me Saliun.
Albini keto njezet vjet ka grumbulluar rreth vetes nje grup te dhunshem,te ngjashem me hitlejugenet e Hitlerit,frenojeni sa nuk eshte vone.
Ne gjuhen tironse Al Bini eshte nje kaslyc kokelesh mistrec!
Bravo Kimete per analizen !
Esht nji mendje madh nji arrogant
Dhe propotent
Por po si mori masat qe tani
Burang do ti kthehet
Po thuaj mjer njerezit e shkrete.
Kjo Kimetja mua me duket se ka nje stil shume te fuqishem dhe te veçante te te shkruarit. Mos qofsha i gabuar, por shkrimet e saj jane si proze poetike dhe kane forcen e poezise se Nolit dhe prozes se Frok Çupit.
Albini, është modeli më i keq, i politikanit shqiptar.
Albini, është koncentrat negativ dhe i poshtërsisë së Sali Berishës, Ibrahim Rugovës, Ilir Metës dhe gjithë mutsihaneve shqipfolës.
Kimete të lumtë për kurajon.
Lutem, mundohu me shkruajt edhe për ne, këndej kufini, mbasi ke shkruajt më shumë se çduhet kosovarçe (nuk më bën dora të shruaj kosovarisht). Shyqyr që njoh mirë gegënishten, dhe ju lexoj. Të tjerët, e kanë disi jo pak të vështirë.
Ju përshlndes.
Bravo …… !?!?!
Bravo, KUKULLA “BARBI”…?!?!?!
Po ka lezet shumë sarkazma dhe melodia jote o BARBI!
Ka lezet se ja dole edhe ti qe sot me pak titull bombastik more vemendjen time, por edhe jo vetëm (besoj se shume te kane lexuar sot)…
Gjithesi, mire do ishte te merreshe pak edhe me SHKAKUN (si erdh kjo situate deri këtu…) dhe jo vetem PASOJËN (KM e Kosovës), pale pastaj me krahasimin …
Ne ato sekonda/minuta duke lexuar ty, ohhh sa shumë vargje të Konicës dhe Nolit te madh me erdhen ne mendje…
Po lereni të kryejë ndonje punë KM e Kosovës o njerëz LERENIIIIII! se u bete me keq ai që të ngjitet pas këpucës dhe bie erë e keqe ngado që shkon…..
Kimete je gazetare kurajoze dhe inteligjente,meriton vetem respect,sa per Albinin nuk ja vlen me harxhu shume kohe,eshte I djallezuar dhe I mbrapsht.
Sonte e mora vesh dhe e kuptova plotsisht se Kimete Berisha qenka e zier pöra qenka plotsisht Titistemfatkeqsi e rradhes
Shqipetare vellezer kosovare ka erdhur koha te pranoni Edi Rama si udheheqesin tuaj, krijoni degen e Partise Socialiste ne Kosove keta politikane qe keni jane miqte te Metas serbve berishes dhe bashes shkatruesit e shqiperise dhe krejt kombit shqipetar. Let te behemi te gjithe badhke me Edi Raman ne krye hapni medjen dhe syte shikoni si pergjerohet per ne Edi Rama, mendoni sikur te ishte larqofte berisha ne termeti dhe tani GROPOSJE FINALE
O Kimete ik se le nam…..prit se do e shohesh Albinin….establishmeti I hajduteve eshte i veshtire te mundet…..
Albini eshte demagog I madh,si te gjithe kamunistat,shpresoj ne mencurin e shqiptareve te Kosoves,ata meritojne nje Edi Ram,shpresoj se shoqerija kosovare e ka.
O horra o korbat e ngordhur që kundermoni Kosoven me keto fjalë banale në ket kohë të pa kohë qfar prisni sot që të shperbehet qeveria u bindi një e ashtuquajtura “gazetare” ajo eshte prostituta e ish krye-ministrave e ish ministrave e ish presidentëve pas vitit 2007 dhe i të sotmit andaj merruni me shendetin tuaj lëreni qeverinë të punoj se Edi Rama eshte një prostitut më i keqi ne Europë që komandon nga bunkeri i ti her bëhet policë her gjygjëtar her mjek epidemiolog her profet që kinse e din të kaluaren dhe të ardhmen
Lereni Albin Kurtin te punoje; respektoni voten e popullit. Kur e pyeten Bushin per Obamen, ai tha: Obama eshte president i ShBA; lereni te punoje. Eshte fat qe erdhi me pushtet nje i ri; ndryshe nga Shqipria qe per 30 vjet shohim te njejtat fytyra Te poshtra qe e shkateruan ate vend. Mire ja beri Albini qe e shkarkoi ministrin; ai ishte antar qeverie dhe ne publik duhet te jete ne akord me qeverine. Mendimet personale ti diskutoje ne kryeministri. Ai miu, Isa Mustafa, duhet Te terhiqet nga skena politike e tja lere vendin . V. Osmanit se nga ajo i mori votat kjo parti.
Albin Kurti eshte nje mister. Ai i ngjan mistereve te burgjeve te Serbit qe asnje nuk dilte i gjalle.
Asgje nuk kuptohet nga ai, kur flet dhe kur vepron…Nuk eshte koha te bej nje rezyme te jetes se tij, por mjafton te shikosh cfare thote e cfare ben ai per koronavirusin. Gjithe bota nga Amerika deri ne Evrope e kane shpallur koronavirusin armik te padukshem dhe jane bashkuar te gjithe per ta luftuar ate. Te gjithe pa perjashtim, pa dallim partie, feje rrace apo seksi, jane bashkuar dhe si nje trup i vetem betohen per te fituar kete lufte vdekjeprorese. Albini si “karafili ne saksi” thote qe jemi ne krize shendetesore dhe nuk duhet ti shtojme dhe ate politike. Une e pyes: A je ne terezi ti majmun qe “luften me vdekjen” e konsideron “krize shendetesore”? Pse ti Albin kerkon nga te tjetret qe te mos i shtojne “krizes shendetesore” edhe krizen politike? Valle per ty karrikja eshte me e rendesishme se vdekja e shqiptareve?
Ti je Kryeminster dhe ti je i pari qe duhet te japesh nga vehtja, per te miren e Kosoves. Sot o kurr duken burrat! Pse ti Albin, ne kete kohe tmerri, i ben presion Ises, Thacit, Amerikes, Shqiperise te bejne ate qe thua ti? Jo se une jam me ndokend, por eshte puna jote, ne rradhe te pare, si Kryeminister, po qe se je shqiptar, te mos kerkosh, por te japesh nga vehtja, qe te sigurosh unitetin per te fituar luften me “armikun e padukshem”, qe ne nje fare menyre eshte me i rrezikshem se Sebi.
Te duket vehtja, qe duke qene orgjinal, dhe ndryshe nga Trampi, Merkel, tere Evropa dhe Kina, si I zgjuari I dynjase. Ne thelb ti je thjeshte nje “karafil ne saksi”, ose dikush tjeter, te urdheron se cte besh per ta hedhurKkosoven ne avadan.
Kimete, te gjithe komentuesit po t’lavderojne si gazetare. Shkrimi i jot po i ban shume pershtypje, si nje stil i veçante, si nje proze me force poetike !! Bile dikush po shkon edhe ma lerg tu t’krahasu me poezine e Nolit !!
Keshtu asht kur nder Shqiptare vlersohet dikush qe peshtyne njeren pale dhe lepin bythen e tjetres.
Hera e pare qe te lexoj zonje apo zonjushe Kimete.Problemi qe gre eshte serioz,shume serioz per shqiptaret e Kosoves e me tej.
Nje vrejtje te vogel kam per ty: shkruaj shqipen standard…..me stilin qe ke shkruar pergjysmon efektin e shkrimit.
Me respect ;nje shqiptar nga Dobrusha-Skrapar-Shqiperi.
Te lumte dora dhe mendja KIMETE.
Je shme trime dhe e zgjuar.
Ju falenderoj !
më në fund…i ke rrotullue shumë herë edhe ata në varr me lavdatat që ia bëje albinit, si seriale turke i ke pasë, sa pinjollët e tij i afishonin ngado…edhe të shtuan lavdinë në sytë e të vetëve, më në fund u ktheve mbarë, nuk e kam të qartë, pse bëje apologji për të duke mos e nuhatur arrogancën e tij, nëpërkëmbjen e tij për realitetin dhe të arriturat e kosovës që i përdhoste. më në fund, u tregove e vërtetë…si berishajkë e mirëfilltë, plot inat, plot zemërim, sikur zbrazje mërinë e akilit…berishajkë, mos na korit mbiemrin! Duje Edin, vdeksha për ty!
Qe ne fillim e kam vene re…ky albini eshte nje adoleshent i vonuar. Parrulla e tij eshte: topin e kam une….penalltine do ta gjuaj une. Eshte shume i papjekur per kete post. E kam pare te merrte pjese ne nje ceremoni varrimi….te dukej vetja si ne Ceceni. Ne shqiperi vetem gabelet ndjekin ritet e fese islame…se kjo fe eshte simbol i poshterimit te kombit…kurse ne kosove…te gjithe. MJERIM
SHKRIMIT TUAJ NUK PO I HEQ ASGJE, ESHTE E VERTETE NE SHQIPTARET AS VDEKJEN NUK E LEME TE BEJ LAJM . NGA ALBINI DHE KETEJ KUFIRIT JANE TE ZHGENJYER . . . , PO KJO ESHTE NJE POLITKE ME SHUME SE SHQIPTARE. SA PER RAMEN QE PO NA SHKRUAN JE TERESISHT GABIM . PO E DO TA FALIM ME GJITHE TAULANTIMN . ERJONIN , ELISEN & RILINDJE . RAMA U FLET NGA BUNKERI SHQIPTARVE QE JANE NE CADRA , PA BUKE, PA PUNE. . RAMES I FLET FRIKA PER JETEN E TIJ , SE E KA KUPTUAR QE PERBALL KETI VIRUSI NUK TE MBRON PUSHTETI PO DHE KORRUPSIONI NUK BEHET KUR KE VDEKJEN TE DERA.
Kimete, ….pordhë melodioze urrejtje ndaj ALBINIT dhe hosana ndaj EdKallamit.
Oj Kimete, qenke me kismete!
Le nevoje per disa leksione te gjuhes shqipe!
Do e kuptosh permisimin.., me beso!
Oj Kimete, Hashes ja mjelsh kamen e mesme.
Te lumte moj Kimete, u befsh 1000 vjece. Ahhhhhhh sikur te kishte me shume njerez si ti, bota do ishte krejte ndryshe…… Edhe ketu ne Shqiperi, hienat nuk po na lene rehat. Nuk po e kuptojne, ose ma mire me thane, po e kuptojne shume mire, por po bejne demek se nuk e kuptojne, se prej Edi Rames po e kemi jeten deri tani…….. Deri tani, se hienat jane te forta, e kane ngerthyer vendin e nuk po dojne me marr vesh edhe kur vdekja po na sillet verdalle ne cdo mement ……
Albini me duket , bile kam nje parandjenje qe do te sjelle te Keqen Kosoves.Ne nje fjalim te tij Nuk e permendi ne asnje rresht SHBA, Mua me duket veprimtaria e Tij Tallava Enveriste. VIGJILENCE!!!!
Shkrimi tregon se edhe ne kohen e “Koleres” pushteti eshte shume i shtrenjte per ne Shqiptaret.Ne kete kohe shume te veshtire per boten,ku ne cdo vend opozitat perpiqen te transmetojne mirekuptim me masat ne japim mesazhin e luftes per pushtet.Kete ben Albini,Isai,Luli,Petriti,Meta, Monika,e shume te semure te tjere karrigexhinj.Kete gje te peshtire te ketyre politikaneve popujt tane duhet ta shohin e tu japin pergjigjen kur te vije momenti.Le te mbetet pas kjo situate dhe pas kesaj “LUFTE” beni bilancin per gabimet e bera.Jepuni njerezve shprese.
Zonja Kimete, jeni e madhe!
Kimete shpirt, je si llokum, po aman të keqen ta marrsha, ktheje në letrare atë gjuhën që shkruan ti se gjysmën nuk e mora vesh. Në rregull zogu? Të puth fort, ishalla takohemi kur të mbarojë kjo puna e murtajës.
Kimete ne ndonje rresht edhe ke shkrue mire,por kur del ne mbrojtje te Ise kurves te Kadri kriminelit pasqyra behet me e qarte ,se kete shkrim e ke te porositur qe te mbulosh pislleqet e Ises ne kete rast . Me gjata nuk ka nevoje per koment.
Te lexoj por nuk te kuptoj moj Kimete. Ndoshta po te te kem afer, se thone qe je si llokum , edhe mund te meremi vesh, ja ashtu me shenja.