Çfarë jemi, s’jemi

22 Mars 2020, 16:12Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Në fakt nuk po jetojmë bashkë me Virusin e Vdekjes por ndaras, ne prandaj jemi mbyllur brenda pse ai është atje jashtë. Kështu do të jetë përjetë, po u bashkuan të dy armiqtë (ne dhe virus), atëherë as ai ekziston, as ne.

Por edhe nëse do të ekzistojmë (çfarë janë gjasat më të padisuktueshme), prapë, që atë ditë, nuk do të jemi këta që jemi.

Do të na jetë kthyer vetja si toka e punuar nga plugu: E parmja mbrapsht dhe e kundërta; askush nuk mund të thotë nëse për mirë apo për keq, por ndryshuar.

Do të na jetë thyer besimi:

Në radhë të parë besimi mes nesh që kishim thënë se njeriu është më i forti i natyrës; edhe fëmijët do të na shikojnë si dikë tjetër pse ‘i gënjyem’. Pastaj besimi ndaj shtetit; nuk do të jetë më e njëjta marrëdhënie mes qytetarëve dhe shtetit, kësaj here qytetarët nuk do ta pranojnë kontratën e shtetit. Arsyeja është thuajse fëmijërore, por kjo: Shteti nuk mundi t’i mbrojë qytetarët e vet në kohë të kolerës dhe prandaj humb legjitimitet. Mund të kthehemi në epokën e mungesës ose panevojës së shtetit… Qeveria do të ketë humbur krejt besimin; të gjitha qeveritë e botës (njësoj si qeveria jonë) e shpallën veten ‘qeveri e kohës së luftës’. Por vetë qeveria di shumë pak, ose në minimum, rreth armikut tonë. Deri më sot secili është kundër secilit rreth njohurive mbi Virusin. Po kur ka një mister!… Misteri është se qeveria nuk thotë një fjalë rreth thelbit: rreth fëmijëve që janë në bark të nënave, ose për ata që do të lindin më vonë… Si do të jenë ata? Sepse ata ndajnë kufirin e ndryshimit, të asaj që ‘çfarë jemi nuk jemi’, dhe ne nuk dimë asgjë.

A do të kemi shtet apo jo?

Shenjat e para të rrëzimit të shtetit janë dhënë. Në radhë të parë, që në këtë moment, është rrëzuar demokracia- pilari kryesor i shtetit. Nuk ka më demokraci, dhe me sa duket, nuk është e nevojshme të ketë më; të paktën këtë lloj demokracie. Nuk i shikoni çfarë bëjnë ‘demokratët’, dmth ata që gënjejnë se ishin demokratë? Këta vajtojnë me zë të gëzuar se po vdesin shqiptarët, po mbaron njerëzimi. Përhapin lajme të rreme dhe gëzohen me vdekjen. Asnjë doktor ‘demokrat’ nuk ka veshur qoftë edhe një bluzë të bardhë që të shërbejë kundër vdekjes në spitale a diku tjetër. Kur ishte ‘Demokracia’ në pushtet nuk kishte nevojë për koronavirus, sepse në tre muaj (mars-qershor 1997) dheu hëngri 3000 vetë mes ne shqiptarëve. Atëherë pra nuk ka nevojë për të dyja: Edhe Virus edhe ‘Demokraci’.

Tanimë nuk vlen as pasuria që krijuan liderët politik të Demokraci. Ja ta themi, banja speciale për macen në shtëpinë e presidentit të Republikës, kujt i nevojitet sot? Asnjë i sëmurë nuk e pranon. As pasuria tjetër e grabitur që nga skemat piramidale… As mëkatet nuk do të numërohen më… Ndoshta edhe Reforma në Drejtësi nuk do të nevojitet më.

Shteti ka mundësi: o të mos jetë, o të kthehet pas në epokat fillestare, ku predominanca ishte mbi Heroizmin dhe Stoicizmin.

Do të kenë ndryshuar thellësisht strukturat e shoqërisë.

Parullat politike e ‘popullore’ që po hidhen në popull gjatë luftës kundër sëmundjes më të egër që ka parë bota, janë paralajmërimi se këtu po ndryshojnë strukturat e shoqërisë sonë:

Ndërsa heronjtë e shoqërisë janë të tjerë, përfituesit janë të tjerë, njësoj si në luftën e Trockit nga ku buron edhe natyra e politikës sonë. Mjekët tani janë në krye, por këta janë vetëm ‘dhënës’ dhe aspak ‘marrës’ në shoqëri. Qeveria iu akordoi nga 1000 euro bonus në muaj, dhe kjo i tronditi ata që kanë përfituar vilat, floririn, embargon, OSHE, tenderë, piramidat… Nesër, o këta mjekë e ushtarakë që ‘i dhanë’ shoqërisë, do të ngrihen lart e ata të tjerët të bien poshtë, o të gjithë vdesin nga virusi. Kjo njëra.

Tjetra nga strukturat:

Po lëshohen parullat se ‘ luftojmë së bashku’ dhe ‘ fitojmë së bashku’. Po shpallen situata emergjence si mjet për të ‘ luftuar virusin’. Po deklarohet ‘ fitore’ në disa shtete… Po a nuk na çon edhe kjo në epokat e vjetra, që nga Kanali i Korfuzit e deri në Traktatin e Varshavës apo Luftën e Vietnamit? Lufta ‘së bashku’ është vetëm guackë. Edhe thirrjet për ‘shpresë’ janë fatalitet; shpresa dhe varfëria ushqejnë njër tjetrën… Kjo gjeneratë e tanishme nuk do të mund krijojë asnjë pikë lidhjeje me çfarë ishte deri tani. Por as gjenerata që ka hyrë në panikun e mos-ekzistencës.

27 komente në “Çfarë jemi, s’jemi”

  1. Raul says:

    Exelent, je burre j mencur o Frrok, ti je per President, ju admiroj . Por Nafije dybeku fallxhorja ,doktoresha horoskopike ka mare masa per Sashen, macen e viles me 14 banjo ne Lalez dhe e ka futur Sashen ne izolim. Vete Nafija eshte nisur bashke me baba mondin per tek tyrbja e Tomorrit per te takuar zotin , se ashtu na ka thene se ajo takohet me zotin , dhe se bashku do i luten zotit per te mbajtur doren tek salivirusi qe po mer mijra jete ne mbare boten. Po se beri kete mond batakciu , nafija fallxhorja, Janullatisi, dervishet hoxhallaret te mos na dalin me para se nuk do ti besoje askush me ne bote, kjo vlen dhe per Papen dhe prifterinjte o sot o kurre,

    1. Kerma says:

      hahahahahahahha cme bere te qesh!

    2. Rrespekt Frrok duhet te dalim Zote Atdheut te te pareve ,

      qe lengon nen faren e Djallit te Mallkum

  2. Tani says:

    I madh Frrok Cupi

  3. Besnik says:

    Une mendoj se njerezimi ka nevoje per shtet, o Frrok, por jo per politike! Ne halé politika.

  4. Adam says:

    Je pene e rralle o Frrok . Qendro I forte tek pena se ben nje sherbese te vyer kombit se ne te dhençin post do te kerkojne penen . Te falenderoj

  5. leximtari says:

    Pershendetje Zoti Frok nuk ka dyshim se jeni i ditur. Kjo sigurisht edhe te tjerat brilante. Jam kenaqur ne kete kohe izolimi.
    Dite te mira paçim per te lexuar sa me shume ju dhe te tjere. Leximi hap mendje.

  6. Edi says:

    Ky “shtet” qe s ndihmon asnji po vazhdon vjedh edhe kto dit kerkon pages taxash..hahaha o politikan qe ju nxori natyra jasht sistemit njerezor ….. prit prit se skeni pa asgje

  7. engie says:

    Nje nga shkrimet me te mira qe kam lexuar

  8. engie says:

    Shteti , ne formen e tij me te mire, eshte nje e keqe e nevojshme.

  9. tepelenasi says:

    Me ka “keputur” palcen e kurrizit gazeta “Koha jone” dhe jo vetem; ne vitin 1997, ne numur e cilesi shkrimi, veçanrisht, me shkrimet e Tua…Siç dihet ne jug, nga Ballshi e poshte, nuk shperndahej dot shtypi i kohes, gazetat. Me nje mik tjeter i mernin ne Fier e me pas me radhe, i linim ne Ballsh, Memaliaj, Tepelene , te ura e Leklit, vinte nga Permeti gazetashitesi, i merte e ne vazhdonim per ne Gjirokaster.
    Nuk mbeten asnje cope gazete “Koha jone” sepse kishte, pothuaj, nje shkrim Tendin.
    Si atehere edhe sot, lexohe nga nje shumice lexuesish. Besoj edhe te djathte…
    E lexova shkrimin e sotem, jo pa shqetesim. E verteta duhet thene.

  10. Plehra (pena ) e rralle e Frrokut says:

    Je plehre ,sorry, pene e rralle Frrok,
    Po mbarove mer rob tu shajt opoziten gjithe kohen.
    Me gjithe ket mllef qe ke me mire te kishe vra ndonjerin se do lujsh mendesh fare.

    1. Na mbyten idiotet says:

      Ke quan opozite to mor plehre? Saliun apo Ilir Metën? Apo Nafijen?
      Klluf.

  11. Lani says:

    Nuk na duhet pesimizmi se nuk na sherben per ndonje gje.

  12. edhe uji qelbet duke ndenjur 30 vjet pa levizur says:

    C’fare jemi
    Jemi i vetmi vend ish-komunist qe qeveriset prej 30 vitesh nga Kasta Dhjetor-90
    Kudo ato politikane te viteve ’90 jane ne pension! Ketu jane ne Kryeministri, Presidence, Parlament!
    Ka 30 vjet ky vend me Kryeministra te dale nga ai Dhjetor-90 i RamAlise!
    C’fare s’jemi
    Nuk jemi shtetformues normal, por shtet i arnosur ne 2020 akoma me zhelet e para 30 viteve

    Perfundimi – Ketu eshte bllokuar ndryshimi i Elitave, Kudo!
    Po ato Politikane, po ato Analiste!
    Politikane qe shkojne nga Sala te Rama e anasjelltas
    Analiste qe si ato kometat bejne xhiron PD – PS , pastaj prap e prap PS – PD etj etj.
    Nje nga keto eshte Frrok Cupi. I Saliut, kunder Saliut, prap i Saliut, prap kunder Saliut,
    ….dhe nje popull qe lexon e degjon ligjerata nga Frrokhanet here pro Sali, here anti- Sali, here Anti-Ram, here Rrofte Rama

  13. Bardhyl says:

    Shteti nuk do te zhduket,tani jane vene ne kompeticion dy lloje regjimesh,njeri eshte te themi demokratik, me vetekarantinim,tjetri eshte autoritarist me karantine te detyruar.Ai qe do kete sukses do te jete model per te ardhmen.Deri tani te gjithe po lavderojne Kinen dhe kritikojne qeverite e vendeve me kulture perendimore.

  14. LORA says:

    Ti je , ne terma afatgjate,pjese e se keqes
    ne vendin tone ,o frrok-serpenti.
    Kush pret mend e moral prej teje,i ka
    thene vetes perfundimisht pirdhu.
    Jam ne nje mendje me komentin e “engie”
    ,,,,,sidomos ne keto kohra te jashtezakonshme
    troshitjesh ekuilibrash boterore.

  15. duc... says:

    Cfare jemi – s’jemi
    vetem titulli pa e lexuar fare cfare shkruan ne brendesi z Cupi
    eshte per cmim nobel
    ky eshte mendimi personal timi.
    populli shqiptar nga politika ne 80vjetet e fundit eshte poshteruar,veshire qe te shofin femijet tane dite te bardha.
    Te lumte zoti Cupi.

  16. FREEMAN says:

    Brava Frrok. Me ke impresionuar. Kendveshtrim krejt origjinal, analize e persosur filozofike. Bota dhe njeriu nuk do jene me si me pare. Kam bindjen se nje sistem dhe politike qe e ve njeriun ne qender per te prodhuar bomba per t’ja hedhur te tjereve, per te zhvatur secili per vete dhe jo per te lartesuar perkujdesin ndaj qenies njerezore, eshte i destinuar me fund te pakthyeshem.

  17. Kozmos says:

    TE ZGJUARIT MUND TE FLASIN CDO DITE , POR FATKEQSISHT NUK NDIHMON ASGJE ,NE SHOQERIN TONE .NE POLITIKEN TONE ,PER SA KOHE QE SHTETI ESHTE KAPUR NGA FYTI NGA LOPCARE .QE LIDHNIN KEPUCET ME SPANGO

  18. Bardhyl says:

    1. Kur shikoj numrin e lavdërimeve dhe llojin e lavdërimeve, dyshoj djallëzisht se mund t’i ketë bërë Frroku me të vetët.
    2. Historinë e dimë si ka ardhur gjer këtu, por ajo nuk dihet mirë ku do shkojë dhe, sidomos, si do të ecë. Edhe ajo është e paparashikueshme, si tërmet. Madje historia nuk ka ecur në një linjë të vetme, por në disa linja, pavarësisht se jo njëlloj të rëndësishme dhe as të sinkronizuara. Kështu që ky shkrim nuk përbën dot as histori, as politologji dhe as filozofi (të historisë)!

  19. Luani says:

    E ke ndritur fare, Frrok. Mirëpo të gjithë filozofët e kanë nisur me arsyetime të thjeshta, dhe, sidomos, rrallë prej tyre kanë arritur të bëjnë filozofi të mëdha për fatet globale ndër mijëvjeçarë. Aq më tepër që format e shtetit nuk mund të zhduken, gjersa të ketë mbi tokë një numër minimal personash, të cilët duhen qeverisur, qoftë edhe sa një familje. Dhe format e qeverisjes përcaktohen prej dhjetëra faktorësh, ku luajnë rol të madh edhe faktorët rastësorë e ata subjektivë. SA PËR VETËKËNAQËSINË E SHPREHUR NË KOMENTET, TË THEM: KUJDES SE MOS GJER NË MËNGJES MUND TË SHNDËRROHESH NË NJË LULE, SI NARCISI!

  20. Trotski says:

    Froku eshte kthyer ne Paraqitjen e Numrit te Pare te Rilindjes Demokratike. TAO TAO eshte Lul-Sumkapuçui ,Like Hajduti Sali Krimineli e te gjithe Obortaret e tyre.Jepi Penes Frok sikurse DI per kete ka Nevoje NENA SHQIPERI

  21. Pellumb Myftari says:

    Shkrim i fort realist qe godet rende politikanet e30 vjeteve.Mire e ben se meritojne……por ne medyshje per ekzistencen e shtetit mendoj se SHTETI duhet te jete rendesishem per mbrojtjen e jetes te qytetarve etj…
    etj..

  22. Tomori USA. says:

    Faleminderit zoti Frok, per artikujt e mrekullushem qe na servir thajse cdo jave, ku ne thelb, qendron e drejta dhe e verteta.
    Pegjithesisht opozita qe esht dashakeqe ndaj masave shtrenguse, qe ka ndermare qeveria per, minimizimin e infektimit te qytetareve nga korona virusi.
    Ajo qe na habit, me keta delenxinj, eshte fakti qe dine vetem te japin direktva me fjale dhe larg veprave. Me e turpeshme eshte qe ish deputete e titullare me profesjon mjek, te PD, LSI, akama, ska dale asnje te vere masken dhe bluzen e bardhe dhete shkoi ne frontin e luftes, ne spitalet , ku jane shtruar e kurohen mbi 70 vete, ashtu sic vepruan shume mjeke pensjoniste, deputet mjeke te PS. dhe studente te fakulitetit te mjekesis.
    Ky qendrim, tregon se sa hipokrit, dashakeq ndaj shqiptareve jane keta bastard, qe duket se kenaqen kure te infektohen e te vdesin, sa me shume qytetre. Duket se u peqen teoria e priftit angles Maltus dy shekuj me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje