Neogociatat, ambasadori gjerman Zingraf: Shqipëria hedh hapin e radhës drejt BE-së, vlerësim për reformat

24 Mars 2020, 16:23Politika TEMA

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, shprehet rreth dakordësisë së sotme të Këshillit të Përgjithshëm mbi çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë:

“Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë. Në këtë mënyrë BE tregon, se vlerëson përpjekjet e kryera nga Shqipëria, para së gjithash në kuadër të reformës në drejtësi.

Ky vendim është një gur i rëndësishëm kilometrik për Shqipërinë në drejtim të anëtarësimit në BE. Në krizën e rëndë aktuale të corona-virusit ai është një shenjë e rëndësishme optimizmi për rrugën e përbashkët drejt të ardhmes. BE do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë dhe rajonit, Gjermania do të vijojë me vendosmëri angazhimin e saj si partner dypalësh.

Vendimi skicon njëkohësisht edhe rrugën e reformave të mëtejshme, në të cilën do të duhet të ecë Shqipëria muajt e ardhshëm, në mënyrë që t’i jepet udhë konferencës së parë të anëtarësimit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në këtë rrugë reformash”, shkruan ambasadori gjerman.

2 komente në “Neogociatat, ambasadori gjerman Zingraf: Shqipëria hedh hapin e radhës drejt BE-së, vlerësim për reformat”

  1. LORA says:

    Ne kete krize boterore te COVID-19
    Shq8iperia jone kishte nevoje per nje lajm te mire,
    si melhem per mundimet dhe dhembjet e kesaj krize.
    Faleminderit Gjermani.?

  2. REALITETI says:

    Faleminderit shumë dhe Gjermanisë,një mike e veçantë dhe e shkëlqyer e popullit tonë. E cila nuk reshti së mbështeturi dhe inkurajuar në çdo hap dhe vështirësi tonën.
    Respekte dhe vetëm respekte për Ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje