Ambasadori i BE Luigi Soreca ka përshendetur vendimin e ministrave të Bashkimit Evropian për t’i hapur rrugën çeljes së negociatave Shqipërisë.
Përmes një video-mesazhi të publikuar në ‘Twitter’, ai e cilëson këtë ditë historike.
Sipas Sorecës, metodologjia e re e paraqitur nga Komisioni dhe përparimi i qëndrueshëm i bërë nga Shqipëria në muajt e fundit kanë qenë të rëndësishme për marrjen e vendimit të sotëm.
‘Muajt e fundit kanë qenë shumë sfidues për popullin shqiptar. Tërmeti i 26 nëntorit ju goditi rëndë dhe kriza e tanishme COVID-19 po e trondit vendin. Por ju keni reaguar dhe po reagoni me sakrificë, kurajë dhe angazhim’, thotë ndër të tjera Soreca.
Mesazhi i plotë i Soreces:
Sot është një ditë historike për Shqipërinë. Shtetet anëtare kanë marrë vendimin unanim për të hapur negociatat e pranimit. Dëshiroj ta uroj Shqipërinë për hapin e madh të bërë drejt anëtarësimit në BE.
Ajo çka ndryshon nga sot është se Shqipëria ka një status të ri përballë Bashkimit Evropian. Tani e tutje, do të zbatohen një sërë rregullash të reja që do ta ndihmojnë popullin shqiptar që t’i bashkohet, sa më shpejt që të jetë e mundur, familjes që i përket.
Metodologjia e re e paraqitur nga Komisioni dhe përparimi i qëndrueshëm i bërë nga Shqipëria në muajt e fundit kanë qenë të rëndësishme për marrjen e vendimit të sotëm. Dua të theksoj veçanërisht frymën e kompromisit dhe unitetit të treguar nga të gjitha palët politike për reformën zgjedhore.
Cilat janë hapat e ardhshëm? Shtetet anëtare i kanë dhënë mandatin Komisionit që të fillojë përgatitjen e rregullave të lojës, e ashtuquajtura kornizë e negociatave.
Shtetet anëtare kanë kërkuar gjithashtu që Shqipëria të marrë masat përfundimtare në disa fusha të rëndësishme në mënyrë që të mblidhet sa më shpejt që të jetë e mundur Konferenca e parë Ndërqeveritare.
Tani është thelbësore që vendi të bashkohet dhe t’i realizojë këto masa. I takon kryesisht qeverisë të ndërmarrë veprime dhe të përgatisë menjëherë një plan të strukturuar veprimi për muajt e ardhshëm.
Por kjo punë është një përpjekje e gjithë shoqërisë, që do të ketë nevojë për bashkëpunimin e të gjitha institucioneve, opozitës dhe shoqërisë civile.
Muajt e fundit kanë qenë shumë sfidues për popullin shqiptar. Tërmeti i 26 nëntorit ju goditi rëndë dhe kriza e tanishme COVID-19 po e trondit vendin. Por ju keni reaguar dhe po reagoni me sakrificë, kurajë dhe angazhim.
Edhe në këto çaste të vështira ju vështruat përpara dhe treguat vendosmërinë tuaj për të vazhduar rrugën drejt BE-së. 97% prej jush e bënë këtë të qartë shkurtin e kaluar.
Mesazhi juaj është dëgjuar në BE dhe nga shtetet anëtare, të cilat kanë treguar solidaritetin e tyre në Konferencën e Donatorëve në Bruksel muajin e kaluar.
BE-ja do të vazhdojë të qëndrojë pranë jush, si gjithmonë, me mbështetjen tonë politike, financiare dhe teknike, për t’i ndihmuar shqiptarët të përmbushin ëndrrën e tyre për t’u bërë qytetarë të BE-së. Sot, ne kemi hedhur një hap të madh më pranë këtij objektivi të përbashkët.
Bravo Rama,poshte Saliu me Meten qe nuk lane gure pa levizur per te penguar Suqiperine drejt Europes.
Scommettiamo genjeshtra e radhes.
Scommettiamo genjeshtra e radhes.
Nuk lahet muti qe ju bete ne kte vend per 30-vjet
me kte shurre te pavullneteshme SIGN SORECA !
Shqiptaret s’jane shpellare si salih berisha sado do t’ju pelqente juve .
Mos harroni se Zoti do t’ju ndenshkoje per krimet tuaja vs Shqiptareve
Po mire po 15 kushtet ku do ti futesh ti palaco me lamashet e rilindjes pisa
Ne fjalen e pershendetjet te kafshes dythyndrake Sali Berisha do te thuhej :Mafia shqiptare e ka shitun Shqypnin tek Europa!Pranimin e hapjes se negociatave Edi Rama e ka bleun me parate e krimit te droges me disa ambasadore qe u pelqen shume pjeshka!Mue Berluconi me kerkoi me i mbushe rruget e milanos me prostituta dhe une ia plotesova kerkesen,ndersa Edvini se bashku me nji grup oligarkesh e shiten te gjithe shqiperin ,po po ia themi une si asht e verteta!Shqipenin mund ta baje vetem Partia e Dallkaukeve me siglan PD!Edvini me oligarket e tarfikantet e droges po e ban shypenin tranzit te droges ,armeve,me falni se armet i kam vete,me policine e droges po po po ia thomi une ,anadaj shqiperia ma shume se kurr nuk duhet me u lane ne dore te tij:I baj lutje Fatos Lubjanes,Arturo Zheljes,Andit Berishes,me falni Bush atit,saj buçes Soniles,gazetarit ma te shquem te Syrit te peshkaqenit Qim Pekes,si dhe Ylli Raqipit,Alfred Paloqjanji fare Alfred Leli,profesoreve ma ne ze si Mark Marku,Agron Gjekmarkut,nje fare Like Floriri,qi qi te rokin armet e te luftojne per lirine e çdo individi ne kete vend ,ku s’ka ma droge,s’ka ma vjedhje,s’ka ma vrasje si ne kohen e kullueme te demokracise qi une instalova qi e bana Tiranen me kioska,me pallate ne buze te lanes,qi se merrte vesh i pari te dytin,prandaj nen drejtimin e Lulezim Bashes ju ftoj ju demokratet e vertete qe te bashkohemi deri ne rezimin e Edvin mafiozit si e keqja me e madhe e jona!Zoti i bekofte Shqiperin,zoti bekofte mue,pronat e mija e tan pasurin qi ky popull ma dha ne shenje miresie per mue qi i nxora nga skllaveria ku ishin futun !
Mirenjohje
ju z.L.Soreca
dhe para-ardheses suaj, zj R. Vllahutin.?
Pas mese dy dekadash ju (EU) e njohet me te
vertete ,drejtperdrejt Popullin Shqiptar,
me perpjekjet dhe aspiratat e tij.
Boll vrer nxorre Kar-qile, duket qe je kelysh i Shqupit, plehre e bajge brez pas brezi, cope muti.