Nga Ilir Yzeiri
Sot lexova se i ndjeri nga Kavaja që ndërroi jetë para dy ditësh në moshën 41-vjeçare, paska një histori prekëse, mallëngjyese e njerëzore. Përmes një postimi të drejtorit të spitalit të Kavajës, z. Daiu, mësova se i ndjeri me emrin Nebi nuk paska qenë si ne të tjerët, egoist, individualist e i ushqyer me kultin e pasurisë dhe të bollëkut. I ndjeri Nebi paska qenë një njeri me ato vlera që, për fat të keq, ne po i humbasim. Ai nuk ka dashur që t’i përmendet emri kur ka arreduar pediatrinë e spitalit të qytetit të tij, kur ka vënë kondicionerët dhe kur ka krijuar enkas edhe një dhomë për të luajtur fëmijët e sëmurë. Të gjithë këto i ka bërë se ashtu ia donte shpirti dhe i ka kërkuar drejtorit që të mos ia përmendë emrin.
Të qoftë dheu i lehtë, Nebi !
Nuk është mirë që ne ta marrim vesh se çfarë vlere të posaçme ke ti për ne të tjerët tani që ti ke ikur nga kjo botë. Sot Shqipëria ka humbur një NJERI, në kuptimin e plotë të kësaj fjale, sot ne të gjithë duhet të kuptojmë se nga modeli ynë i jetës u largua edhe ai pak virtyt që na ka mbetur. Sot ne nuk kemi mundësi që t’ia kthejmë mirënjohjen Nebiut, sepse ai nuk është më në këtë botë, por kemi mundësi që, përmes tij, përmes atij veprimi të thjeshtë dhe pa u ndier që ka bërë Nebiu, të shohim veten tonë dhe ata që po na e mërzisin këtë vend.
Unë nuk e di se çfarë biznesi ka pasur Nebiu dhe as nuk dua ta di. Di vetëm kaq: që ai, nga fitimet e tij, ka menduar që një pjesë t’ua dhurojë të tjerëve duke investuar në një spital fëmijësh dhe, ajo që është më e rëndësishmja, ka kërkuar që të mos i përmendet emri. Jam i sigurtë që ashtu si Nebiu mund të ketë dhe të tjerë shqiptarë që ruajnë ende virtytin si përmasë të jetës. Mirëpo ne nuk i njohim ata. Për fat të keq, ne njohim e shohim përditë çakejtë, ujqërit, kriminelët dhe budallaçkat e pasura që, në kohë luftë siç është kjo që po kalojmë, na tregojnë pasurinë, na tregojnë luksin e shfrenuar dhe gjejnë kohë edhe të na tregojnë se më e bukura e fermrave shqiptare qenka nusja e Sali Berishës.
Ti Nebi, me veprimin tënd dhe me ikjen nga kjo botë në mënyrën më të pamerituar, na tregove se virtyti rri i fshehur, se ne do të vazhdojmë të shohim përditë e përnatë shembëlltyrat më të pështira të jetës në tokë: ata dhe ato që e kanë grabitur këtë vend, që ndërtojnë pasuri jo si mundësi për ta ndarë të mirën me të tjerët, por si sfidë, si karshillëk për të na treguar neve se ata janë më të zotë, më të mirë dhe më të fortë se ne.
I dashur, Nebi,
Gjesti yt fisnik dhe i thjeshtë më bëri të kujtoj që u bënë gati 30 vjet në këtë vend dhe askush nuk ka parë që pasunarët e këtij vendi, ata që numërojnë orat e dorës së fëmijëve, vilat e tyre apo miliardat që kanë fituar, të kenë krijuar një fondacion privat dhe të kenë ndihmuar me këtë fondacion shkollën, spitalet, universitetet apo familjet në nevojë.
I dashur Nebi,
Ti, me gjestin tënd, na kujtove se ne jemi një vend i mbushur me mburravecë të këqinj, me pasunarë që janë gati të shesin nënën e tyre për të fituar një tender apo për të grabitur pasuritë e këtij vendi. Të vjen tmerrësisht keq kur sheh se një pjesë e madhe e pasurisë së këtij vendi është në dorë të banditëve, kriminelëve, politikanëve të pashpirt dhe në dorë të një kaste biznesi që është bërë simbol i arrogancës dhe që ka ngritur si kult të jetës vetëm pasurinë dhe e vërtit këtë flamur si një leckë të lerosur me yndyrën e ankthit të tyre për të bërë pasuri me çdo kusht dhe për ta paraqitur atë si një armë që të na mbyllë gojën ne të tjerëve.
I dashur Nebi,
Ti na kujtove përsëri edhe diçka tjetër. Sot, mjekët infermierët dhe personeli shëndetësor që po përballet me këtë virus të llahtarshëm që ka ndalur rrotullimin e planetit, janë bërë personazhet tona më të dashura. Por, bashkë me ta, dua të përmend edhe dy djem të një laboratori dentar që në kushte modeste bënë një eksperiment dhe, me shpenzimet e tyre dhe me ato të asaj klinike, arritën të modifikojnë një respirator që ai të ndajë oksigjen për katër persona. Këta dy djem, Nebi, që ashtu si ti kanë mbetur anonimë dhe pronari i asaj klinike janë modeli yt, janë ata që na mbajnë ende si shoqëri. Nuk dua ta përmend, por më vjen keq për gjithë ata pasunarë të Shqipërisë që nuk u kujtuan në këtë kohë lufte të krijonin një fond për të blerë pajisje të urgjencës si respiratorë apo edhe të tjera. Këta pasunarë, i dashur Nebi, ne do t’i kemi përsëri nëpër këmbë dhe këta do të vijojnë ta shkretojnë moralisht këtë vend.
I dashur Nebi,
Nuk di ç’të të them tani në fund. Ti nuk doje që të të përmendej emri për punët e mira që bëje. Tani që ike në qiell, këtë amanet nuk ta mbajmë dot.
Qofsh i paharruar!
Nje shkrim i ndijer! Bravo ! I qofte dheu i lehte Nebiut
Qofsh i paharruar Nebi. Nuk i kanë shteruar njerëzit e mirë kësaj Shqipërie, por se ne ju kemi dhënë më tepër vend tru boshëve dhe hajdutëve të pasurisë tonë. Vëllezër të dashur, po ti braktisim ne emisionet televizive ku këta hajdutë shfryjnë mllefet pasurore, atëherë këto televizione do fillojnë të na shfaqin në televizor njerëzit me vlera dhe me virtyte të këtij vendi.
FALEMINDERIT PËR SHKRIMIN TUAJ.
SINQERISHT KËTA NJERËZ ME VLERA DHE POSAÇËRISHT PËR NEBIUN E NDJERË DHE GJITHË TË TJERËT SI AI PËRULJE DHE PËRJETËSISHT RESPEKTE.
NJË LULE NË VARRIN E TIJ NUK E ÇOJ DOT.
MË DUHET TË MBJELL NJË FIDAN QË PËRCJELL PAQE DIKU MBI KRISHTIN E VARRIT TË TIJ.
KËTA NJERËZ DUHET TË MBETEN NË KUJTESËN E BREZAVE QË VIJNË PËR VEPRËN QË LËNË PAS.
NJË EMËR RRUGE NJË EMËR SHESHI EMRI I NJË SPITALI A DIÇKA KU PUBLIKU I GJERË ANEMBANË VENDIT TA KUJTOJË PËR BAMIRËSISË E TIJ PASI NE KEMI MENDER POLITIKANË E MENDER BIZNESMENË QË E KANË.MENDJEN VETËM TA ZHVATIN BUXHETIN JO MË TË MENDOHET SE DO JAPIN E BËJNË DHURATA PËR TË PAMUNDURIT APO TË.INVESTOJNË NGA FITIMET E TYRE NË AMBIENTE SOCIALE SIÇ JANË SPITALET…
DO ZOTI MË JEP MUNDËSINË TË VENDOS NJË LULE THJESHT NJË LULE NË VARRIN E TIJ NË KUJTIM TË KËTIJ NJERIU.
EDHE PSE NUK MË KA LIDH ASGJË, NUK E KAM NJOHUR SIÇ KUNDËR EDHE AUTORI MË MJAFTON KY SHKRIM QË TË PËRULEM ME RESPEKT TË VEÇANTË DHE TË BIE NË GJUNJË PËRPARA NEBIUT.
Shpirti i ti pushoft ne paradase rrespekt per ket lloje njerzish
Vleresoj jashte mase kete shkrim dhe jam plotesisht me autorin qe realisht perfaqeson nje grup intelektualesh te denje per kete popull e per kete vend,me shkrimet e qendrimet e tij.Ne koment te ketij shkrimi shtroj pyetjen :Pse ne kete vend njerez te kamur apo super te pasuruar nga puna e tyre,por edhe nga kontributet e ketij populli ne bizneset e tyre, i rrine larg problemit te rende qe e ka perfshire vendin,bile kerkojne edhe “ kusur” nga qeveria.Ku jane Manet e Kastratet e ketij vendi,te pasuruar edhe nepermjet fondeve publike dhe koncesioneve?Pse i rrine larg situates kur te pasurit kudo ne bote jane pershire ne nisma e kontribute vertet te prekshme.Jo me larg po shikoni Italine fqinje.Shikoni kontributin e pasunareve te atij vendi,te bankave,te shoqerive te ndryshme te biznesit,te njerzve te pasur te artit,sportit e kultures.Mos harroni asnjehere se kjo e epidemi i trajton te gjithe njelloj,dhe ata qe s’ dine sa para kane dhe qe nuk duan te dine qe ka njerez qe nuk kane buke te hane,dhe ata qe jetojne ne vilat e Farkes e ata qe jetone ne Kombinat,Laprake e tek unaza e re.Koronavirusi po ndryshon boten,qendrimin dhe sjelljen e njerezve,ne rradhe te pare atyre qe drejtojne ,perfshi edhe ata te bizneseve,por edhe te artit kultures,sportit e medias.Po ju si e gjykoni,apo thjesht beni sehir,si pune e atij qe thoshte larg b….s time?
I nderuasr Prof. liri!
Te p[ershendes per kete mesazh njerezor qe i jep publikut per nje njeri te perkushtuar qe ka dashur dhe ka bere gjera te mira per njerezit e sidomos per femijet ne qytetine tij te Kavajes, si i ndjeri Nebi. Nje xhest dhe ndjenje fisnike qe e bejne ata njerez qe e meritojne me nder emrin NJERI. Me siguri Nebiu do te jkete qene nga ata biznesmene qe gjitheçka do ta kete vene me djersen e ballit, me ndreshmeri dhe perkushtim vetiak , qe e di mire çfar do te thote te zihesh ngushte njehere ne jete, qe e ka ditur mire çfare perfaqeson kujdesi per femijet dhe brezin e ri, qe e ka menduar bamiresine per te tjeret si dikush qe mund t’ia bente edhe atij nje dite nese do te duhej. E ka patur ndjenjen e te berit mire si nje motiv te brendshem, jo te shyre nga interesa egoiste apo qe te ishte njeri publik neser. Ti i dashur Ilir, ke bere gjene me te duhur qe e ke kapur kete moment dhe na i servir ne lexuesve ne keto kohra te veshtira, kur te berit mire lipset te perfshije sidomos te kamurit ne biznes apo ne politike, por ata sa shohim jane larg Nebiut, ketij Heroi te dites. Çfare mund te presesh nga njerez si Berisha, Tritan Shehu, Petrit Vasili, etj qe jane mjeke dhe jo vetem qe nuk afrohen qofte edhe formalisht tek koleget e tyre ne spitalet tona, pale te benin diçka njerezore te jepnin para apo te thoshin : leshojme vilat tona ne Lalez a gjetiu per t’i vene ne dizpozicion te ketij momenti, por nuk u rri s goja rehat duke ndjelle vetem panik e kundershti per çka po behet me mundim.. Jam i sigur qe jo vetem personeli shendetesor i Kavajes por edhe gjithe populli i atij qyteti do t’i jene mirenjohes Nebiut per ate kontribut te pazeshem por real dhe nderkohe Bashkia e Kavajes e vlen ta shpallij ate “QYTETAR NDERI ” dhe Spitali perkates atje minimalisht nje reparti t’i vere emrin e Nebiut me nje Pllake perkatese .Eshte nje Shembull qe Mnistria e Shendetesise dhe vete Kryeministri, nuk duhet ta lene te kaloje pa i dhene popullaritetin e duhur. Ngushellime familjes se tij dhe i pa harruar qofte ai. Faleminderit edhe ty Ilir.