Infektohet me Covid 19 drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj

24 Mars 2020, 12:12Sociale TEMA

Koronavirusi ka prekur edhe drejtorin e Urgjencës, Skënder Brataj.

Lajmin e ka konfirmuar ministria e Shëndetësisë e cila bën me dije se Brataj është vetëizoluar në shtëpi në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ndërkohë në një shënim në facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, i uron doktorit që ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit që po lufton çdo ditë me koronavirusin.

“Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.

Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”- shkruan Manartirliu në facebook.

Skënder Brataj është pjesë e Task Forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin. (TemA)

23 komente në “Infektohet me Covid 19 drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj”

  1. Drejtesia says:

    Nga intervistat ne media kam vene re se eshte nje njeri i mrekullueshem dhe dhe nje profesionist i vertete. Sherim te shpejte Dr. Brataj!

    1. vang says:

      Sherim te shpejte zotri.Urojme te mos kete konsekuenca per familjen tuaj

  2. pilafi says:

    Zoti ka me e shpwtue se asht njeri e mjek i majr.
    Pse ky COVID – 19 nuk po don me e kap kriminelin sal ram shiqere birishen?

  3. Dash says:

    Sherim te shpejte patriot…

  4. populli says:

    sherim te shpejte doktorit, i duhet familjes, i duhet popullitmerita

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @Profesionisti

      .
      Nisur nga komenti
      unë, nuk bëj çudi
      Trapi në kët mes
      duket, që je ti!
      .
      Jetën në rrezik
      e ka vënë përditë
      për ca si ty tope
      për ca parazitë.
      .
      Lufta, o kokloqe
      dihet, ka viktima
      dhe më shumë bie
      ata, që janë trima.
      .
      P.S.
      Rri urtë në shtëpi
      shih televizor
      rri larg nga tastiera
      zër bythën me dor!

      1. Pyka says:

        Gopisti im…je i madh në përgjigje…..nuk të arrin askush…?

        1. Luften n’ rrezik
          e bejne vetem trima
          jo kaqola q’ n frik,
          vrapojn t’hyn ne vrima
          kush s’guxon
          te luftoj
          mban bythen me dor,
          kap frike se do i shpetoj ,
          bizga nga ajo zorr ! ?

  5. Profesionist says:

    Eshte TRAP , nqs kap kete qe duhet te jete i sakte i kujdesshem e te mesoj te tjeret, ka pergjegjsi te medha ky i rene i DHJERE ne lufte ti pule fabrike. Te shkiara po je shum vk

    1. Na myten says:

      O loqe degjon se c’behet me mjeket dhe infermjeret kudo ne bote?! As ata s’dine te ruhen. Do te te vejne ty të të mbash ne nji leksjon ti tregosh dynjose se si mbrohesh bile bile edhe si sherohet COvidi.

  6. enver says:

    Zoti eshte ne anen e ketj njeriu
    do e kaloj shpejt?

  7. e verteta says:

    Heronjte e vijes se pare!
    Kontributi yne per ta eshte qe mos t`ja u veshtiresojme punen dhe luften e tyre.
    Te zbatojme keshillat e tyre!
    Faleminderit dhe sherim te shpejte Doktor!

  8. Kosova says:

    Shërim të shpejt Doktor Trimi

  9. Kosova është me ty says:

    Shërim të shpejt Doktor Trimi

  10. tarasi qe ta plasi says:

    Doktori qe ju thoshte te tjereve te lajne duart , nuk i paka lare per vete siç duhet ?
    Apo thone kot lani duart , sa per te thene dicka “te mencur”!

  11. T.T. (Tjetër) says:

    U sherofte sa me pare!
    Sa per menyren si flet ne TV – tipik ushtar i Partise. Asnje fjale jashte kornizave qe i ka vene Rama. I ben bisht pyetjeve per gjendjen e sistemit, per kapacitetet e verteta, etj etj. Harron qe populli i paguan rrogen dhe privilegjet dhe populli kerkon te verteten jo mbulimin e saje. Genjeshtra ne detyre eshte shkelje e ligjit dhe ne rast kur ka te beje edhe me jeten e njerezve eshte kriminale.
    Ky e ka bere ne krye te detyres perballe gjith popullit ne TV ka genjyer. O popull mesohuni ti tridhni ata qe ju genjejne ne detyre dhe kjo nuk duhet ngatarrruar me ke parti eshte e nga cila krahine eshte.
    Ju i paguani- ju keni te drejte ti linconi kur ju mashtrojne.

    1. Ilir says:

      Dhe Shqiperia do te hyje ne Be me Kara si ky tt dhe Lubonjat.Dhe Dr. Skenderi sakrifikon jeten e vet per vemje si keta!!! Kur te kene ngordhur keta do e shohim Shqiperine te qete.

      1. T.T. (Tjetër) says:

        Ilir, te shqetesoj qe nuk mendojme njesoj? Cfare lloj edukate e formimi ke qe shan personalisht dike qe nuk e njeh?
        Skenderit i uroj te sherohet! Nese nuk e lexove lexoje prape. Por qe te genjeje ne TV kur populli e pyet, kj o eshte kriminale nese e ben ne krye te detyres. Ti ke nje shans te behesh qytetar ne kete jete qe ke mbi toke. Nese kjo te lodh mund te ndalosh ne stacionin e provincialit ku je dhe ta mbyllesh jeten aty.
        Hajde te rujt zoti ty dhe familjen. Sharjet e ofendimet jane si kalamajt tek cepi i lagjes.

  12. Isuf says:

    Sherim te shpejte Doktorit.

  13. sherim te shpejte says:

    sherim te shpejte se u duhesh dhe ca idioteve qe i ka kap semundja qe kur kane lindur por corona po na i nxjerr ne drite.

  14. Liku says:

    Sherim i shpejte Dr. Brataj, ne fund te fundit jane gjera qe ndodhin ne Krye te Detyres. ?

  15. Veshgues says:

    Brataj – je nga engjejt mbrojtes te Shqiperise!
    Tritani vazhdon politikat shendetsore! Tit Vasili thote merrni si shembull Italin!
    Mul “doktori” thyen oraret si rebel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje