Shënohet viktima e 5-të nga koronavirusi në Shqipëri, shkon 123 numri i të prekurve

24 Mars 2020, 11:14Sociale TEMA
Shënohet viktima e 5-të nga koronavirusi në Shqipëri, shkon

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ditën e sotme ka ndëruar jetë një 49-vjeçar nga Tirana, duke çuar kështu në 5 numri i viktimave nga kronavirusi në Shqipëri.

Sipas mjekes Eugena Tomini, i ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive në Spitalin Infektiv në QSUT, Tiranë.

Gjithashtu ministria bëri me dije se ka shkuar në 123 numri i të prekurve me koronavirus.

Deklarata e ministrisë: 

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 74 testime. Deri në këto momente testuar 930 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, duke dërguar në 123 numrin e të prekurve në total.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49 vjecari arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive. Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit. Ju informojmë se, deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19.

Por lajm i mirë është se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 eshte shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

•Tiranë            72 qytetarë
•Durrës             8 qytetarë
•Lushnje     4 qytetarë
•Elbasan     2 qytetarë
•Fier        12 qytetarë
•Rrogozhinë     2 qytetarë
•Kavajë            4 qytetarë
•Korcë              9 qytetarë
•Vlorë              4 qytetarë
•Shkodër          2 qytetarë
•Lezhe             1 qytetarë
•Berat              1 qytetarë
•Has                 2 qytetarë

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht  57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje