Në kohë krizash dhe nevojash të mëdha, nismat për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë nevojë marrin shumë vlerë.
Dy laborantë dentarë, Besar Lalike dhe Eldian Cepeli, e nisën vullnetarisht prodhimin në laborator të disa pjesëve për aparatet e ventilimit, që do t’u vijnë në ndihmë të sëmurëve me koronavirus.
Këto pjesë do mundësojnë që me një aparat të vetëm të lidhet dhe të mbahet në jetë jo 1 por deri në 4 pacientë.
Nismës së tyre u është bashkuar kompania DDC, përfaqësuese zyrtare e kompanisë italiane YNDETECH në tregun rajonal për shtetet Shqipëri-Kosove-Maqedoni e Veriut, në fushën e pajisjeve dhe materialeve dentare.
Lënda e parë ka ardhur nga Bolonja mbrëmjen e së dielës. Prodhimi ka nisur dje dhe kapaciteti pritet të jetë 50-60 lidhëse në ditë.
Këto lidhëse, të cilat kërkojnë precizion të lartë, bëjnë të mundur që aparatura të shërbejë për ventilim deri në 4 pacientë.
Testimi me sukses i produkteve të para i hap rrugën prodhimit me kapacitet të plotë.
Iu lumte djemve!
Fantastike!
Si do rregullohet ritmi i frymemarjes se kater pacienteve qe naturisht eshte i ndryshem nga njeri tjetri me nje aparat te vetem?
Aparati eshte projektuar per nje pacient. A nuk do jete nje mbingarkese elektrike per kompresorin qe te punoje me nje ngarkese kater here me te madhe?
Laborantet dentare bejne modifikime mekanike elektrike.!!!
Tamam karakteristike shqiptare qe dime shume per profesionin e tjetrit dhe çalojme ne profesionin tone.
Sharlatanizem per te bere lajm.
Ketyre bravo qe arrijne ta kopjojne kete por mos shkruani idiotizma – eshte shpikur ne Detroit dhe ka video ne YouTube pafund.
Bravo cunat! Kontribut I duhur.
Ne new york po testohet