OBSH: Faktet dhe mite për koronavirusin

23 Mars 2020, 20:22Sociale TEMA

Organizat Boterore e Shendetesise: Faktet dhe mite per koronavirusin.

Ka shumë informacione të rreme përreth. Këto janë faktet.

? Njerëzit e të gjitha moshave MUND të infektohen nga koronavirusi. Njerëzit e moshuar dhe njerëzit me sëmundje të mëparshme (të tilla si astma, diabeti, sëmundjet e zemrës) duket se janë më të prekshëm nga sëmundja e rëndë me koronavirusin!

As moti i ftohtë dhe as dëbora NUK MUND të “vrasë” koronavirusin!

Koronavirusi MUND të transmetohet në zona me klimë të nxehtë dhe të lagësht!

Koronavirusi NUK transmetohet përmes mushkonjave!

? Nuk ka asnjë dëshmi se kafshët (shtëpiake) si qen ose mace mund të transmetojnë koronavirusin.

? Dushi i nxehtë NUK parandalon koronavirusin!

Tharja e duarve me tharës elektrik NUK është efektiv në “vrasjen” e koronavirusit

Dritat ultraviole NUK DUHET të përdoren për sterilizim dhe mund të shkaktojë acarim të lëkurës!

Skanuesit termik MUND të zbulojnë nëse njerëzit kanë ethe, por NUK MUND të zbulojë nëse dikush ka apo nuk koronavirusin.

Spërkatja e trupit me alkool ose klor NUK e vret virusin që është tashmë në trupin tuaj

? Vaksinat kundër pneumonisë, siç është vaksina pneumokokale dhe vaksina e tipit b (Hib) nga Haemophilus influenzae, NUK ju sigurojnë mbrojtje kundër koronavirusit.

? Nuk ka asnjë provë që shpëlarja e rregullt e hundës me kripë i mbron njerëzit nga infeksioni me koronavirus.

? Hudhra është e shëndetshme, por nuk ka asnjë dëshmi nga shpërthimi i tanishëm se ngrënia e hudhrës i ka mbrojtur njerëzit nga koronavirusi!

? Antibiotikët NUK funksionojnë kundër viruseve, antibiotikët fuksionojnë vetëm kundër baktereve.

? Deri më tani, nuk ka ilaç specifik të rekomanduar për të parandaluar ose trajtuar koronavirusin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje