Albana Vokshi e PD "këshillon" kryeministrin për COVID-19: Rama ndjek taktikë të gabuar, duhet të gjurmojë

25 Mars 2020, 14:45Politika TEMA

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, shkruan në “Facebook” se qeveria shqiptare nuk po zbaton kërkesën e OBSH për kryerjen e më shumë testeve të COVID-19.

Duke publikuar shifrat e javës së fundit, Vokshi thekson se rastet e të prekurve janë rritur ndjeshëm, por jo numri i testeve.

Reagimi i Vokshit:

Organizata Botërore e Shëndetësise (OBSH) përsëriti thirrjen që Qeveritë të testojnë sa më shumë persona të dyshuar.

#testoni
#gjurmoni
#trajtoni
#izoloni

OBSH thotë se kjo është mënyra e vetme për të ulur trendin e frikshëm të përhapjes së virusit COVID 19 në vende të ndryshme të botës.

Fatkeqësisht, qeveria shqiptare nuk po i zbaton kërkesat e OBSH.

Cila është situata në Shqipëri?

Javën e fundit rastet e të prekurve janë rritur ndjeshëm por jo numri i testeve.

E enjte: 32 teste, 5 raste

E premte: 35 teste, 6 raste
E shtunë: 46 teste, 6 raste
E diel: 33 teste, 13 raste
E hënë: 45 teste, 15 raste
E martë: 74 teste, 19 raste
E mërkurë: 111 teste, 23 raste

Edi Rama po ndjek një taktikë të gabuar, duke kontribuar në përhapjen e virusit në një numër më të lartë qytetesh të vendit.

Duke mos i testuar, duke mos i gjurmuar rastet e dyshuara, trajtimi dhe izolimi i virusit është bërë më i vështirë.

Pjesa më e madhe e personave të infektuar kanë shkuar në spital në gjendje kritike shëndetësore dhe në rrezik për jetën.

Ajo që e bën edhe më alarmuese situatën është shtimi i rasteve të personelit mjekësor dhe stafit mbështetës spitalor. Kjo rikthen vëmendjen tek shqetësimi ynë kryesor se personeli shëndetësor është shumë i pambrojtur përballë virusit tinzar dhe agresiv.

Në kushtet e rëndimit të situatës, ka ende #një mundësi për të ngadalësuar përhapjen e virusit e për të shpëtuar sa më shumë jetë: Qeveria të zbatojë në mënyrë rigoroze kërkesat e OBSH:

#test
#trace
#treat
#Isolate

10 komente në “Albana Vokshi e PD “këshillon” kryeministrin për COVID-19: Rama ndjek taktikë të gabuar, duhet të gjurmojë”

  1. Rrumpalla says:

    Albana, po ti a ke bërë test për trurin? Sepse për çfarë nxjerr nga goja, më duket se duhet të testohesh. Dihet që partia të përdor në çdo moment, por tani nuk ta ka njeri ngenë.

  2. klemi says:

    More zoti km si nuk ndjek more keshillat e kesaj shkenctarje te shkencave sexosollogjike, ajo i di te gjithe. Si jane keto njerez fare te paturp, dalin e pellasin neper media, kur jane fare jashte fushe e situater, kur keto tipa jo nuk i degjon njeri, sepse nuk ka perse, por as nuk i pejedh kush, e perseri vazhdoje te qelbin keto media.

  3. xhoxhi says:

    Nuk e di a është femër e rrugëve por një gjë e di me siguri që me këto që nxjer nga goja kjo nuk është nënë dhe nuk meriton asnj respekt.E kam dëgjuar kur diskuton dhe vetm shan dhe mallkon.Ai që mallko nuk është normal por është krimineë në shpirt.Tërë kjo buallicë del dhe na jep mend kur për vete është zero..

  4. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Doli edhe “Tit Vasili”i PD !!!

    1. NjeQytetarOptimist says:

      E bukur..

  5. mamadu doctor says:

    Kjo e ashtuquajtur “femer”, “grua” , “nene” , ne vendin ku duhet te kishte materien gri ka nje koloni te tere te virusit Covid-19 ,paraqet rrezikshmeri te larte per njerezimin …… duhet izoluar !!!!

  6. Nina says:

    Rama gjej dhe bej vaksinen deri neser ose ik! Ju lutem mos i zini vendin ndonje artikulli sensibilizues apo kulturor, presim me shume nga gazetaret keto dite.

  7. Nina bracaj says:

    Rama gjej dhe bej vaksinen deri neser ose ik! Ju lutem mos i zini vendin ndonje artikulli sensibilizues apo kulturor, presim me shume nga gazetaret keto dite.

  8. TIRONA says:

    albana,injorante vokshi,kush ta pjerth ty,c’fare je ti?
    Nje corbe-llupitese e krimineleve,vrases,spiune.
    Shko bej shurren ,te te hapen syte ,moj mjerane!

  9. kasapi says:

    Ja foli dhe kosovarja me e pistea.
    Mos ju afroni afer se bie era mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje