Moderatorja sportive shqiptare, ndihmon në përballimin e koronavirusit: Marr përsipër pazarin e nënave të pamundura për shkak të fëmijëve. Mos i lini vetëm

25 Mars 2020, 15:48Sociale TEMA
Moderatorja sportive shqiptare, ndihmon në përballimin e

Koronavirusi prej pak ditësh ka filluar të përhapet edhe në Kosovë, ku deri tani numërohen disa raste të prekurish.

Pikërisht për këtë arsye shumë njerëz janë të detyruar të izolohen në shtëpitë e tyre, në mënyrë që të mos përhapet ky virus. Në këtë situatë një gjest shumë të madh ka bërë moderatorja sportive shqiptare, Qëndresa Krelani.

Kjo e fundit nëpërmjet faqes zyrtare ka bërë një status ku shkruan se është e gatshme të marrë përsipër pazaret e të gjitha nënave që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak se kanë fëmijë. 

“Për të gjitha femrat të cilat jetojnë vetëm me fëmijët e tyre dhe për shkak të situatës, nuk kanë mundësi të largohen nga shtëpia apo ti lënë fëmijët vetëm.

Më kontaktoni në privat. 5 ditë të javës jam në shërbimin tuaj për të kryer çdo nevojë që keni. 

Çdo obligim ditor që keni kryer deri tani, për shkak të situatës që nuk mund të lëvizni, ju kryej unë. 

Me mundësitë e mia. Me kontaktoni në privat.”, shkruan Krelani.

4 komente në “Moderatorja sportive shqiptare, ndihmon në përballimin e koronavirusit: Marr përsipër pazarin e nënave të pamundura për shkak të fëmijëve. Mos i lini vetëm”

  1. Alba says:

    Mire nje gjest i mire. Ndonese e di qe do vij lukunia e gomereve tani e do flas per veshjet e per hiret e kesaj.

  2. Te gjithe tregojm dicka nga vetja ne situata
    Krize te pazakonta ,
    gje e cila ka te bej me shpirtin brenda secilit …
    Rrespekt per Modratoren Sportive sexi ?

  3. Bbb says:

    Jo mi Alba se e ke gabim…ne çunat jemi të parët që e ndjejmë mungesën e gocave të sakta si kjo …..na e morën frymën prostitutat fare
    Forca Qëndresa!

  4. Asd says:

    Po tani cfare? Po pret qe ti telefonojne nenat? Apo ti shkruajne nga komentet e gazetes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje