“Nuk ka rritje eksponenciale në Shqipëri”, mjeku epidemiolog: Masat po ndalojnë “dallgën” e virusit

25 Mars 2020, 14:08Sociale TEMA

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka theksuar se në Shqipëri nuk ka një rritje eksponenciale të rasteve me koronavirus.

Ai shprehet se masat e qeverisë po japin e efekt dhe po ndalin dallgën që po vjen dita- ditës.

Gjithashtu Alimehmeti bën një apel që të respektohet urgjentisht distanca sociale.

”Mesa thamë nga raportimi i fundit kemi një rritje të rasteve, rritje e lehtë. Nga 19 në 23 ditën e sotme. Nuk është rritje eksponenciale. Rrije eksponenciale do të thotë të 2-3-4 fishohen shifrat.

Masat janë të efektshme. Janë aty për të ngadalësuar këtë dallgë për infeksionet që do të vijnë në ditët në vijim.

Ritmet nuk mund të thuhet që do të vijojnë njësoj. Kemi të paqarta. Ato që marrim dhe fusim modele janë nga Kina dhe Italia. Ne jemi duke ecur më ngadalë në këtë rast.

Ne po ecim me kurbën më ngadalë. Kemi parë çfarë ka funksionuar në Kinë dhe Itali dhe janë marrë në Shqipëri”, tha Ilir Alimehmeti në një lidhje për News 24.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje