Këshilloi qytetarët të merrnin Brufen, mjeku Brataj heq dorë nga ilaçi: S’e përdora, kishte shumë debate. Paracetamoli më qetësoi

25 Mars 2020, 10:28Sociale TEMA

Mjeku dhe njëkohësisht drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rezultuar pozitiv për koronavirus. I ftuar në një lidhje me Skype në emisionin “Open” të Eni Vasilit, mjeku foli për simptomat që kishte pasur dhe mënyrën sesi po kurohej.

I pyetur nga moderatorja e emisionit, Brataj tha se kishte përdorur paracetamol pasi kishte ende debate për pjesën e përdorjes së brufenin.

Me çfarë jeni kuruar? Kam përdorur paracetamol dhe aspirinë dhe më kanë qetësuar, brufenin nuk e përdora pas debateve që kishte së fundmi nëse duhej përdorur apo jo,”-tha mjeku.

Të dy këto medikamente kanë në përbërje qetësuesin mjaft të thjeshtë, paracetamolin.

Pak javë më parë, Brataj ishte i pari që këshilloi njerëzit të pinin Brufen në rast se do të kishin simptoma të Covid-19.

2 komente në “Këshilloi qytetarët të merrnin Brufen, mjeku Brataj heq dorë nga ilaçi: S’e përdora, kishte shumë debate. Paracetamoli më qetësoi”

  1. Lili says:

    Brufen aspirina e gjithe anti inflamatoret jo steroid nuk duhet te perdoren : zvogelojne immunitetin edhe perkeqsojne gjendjen e pacienteve!

  2. socialisti says:

    Haha o “”Dr SKenderi “”jo pa qellim e futa ne thonjeza ta kam then dhe her tjeter qe ti je turpi i mjeksise shqipetare ti duhesh future ne burge per mjekim te dhen qellimishte ..Por ti erdhe nga hici u bere vet drejtor po vjedhe miliona euro e paguna gjyqetarin dhe del .Trego nje vizite dhe recet qe ke dhene kure dhe vellajne dhe xhaxhan qe ke ne vlore ke qen vet brenda dhe ke thirrure urgjencej ja i tille mjek je ti.Ike prape tek 326 .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje