Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u konfirmua me koronavirus duke u bërë një ndër 123 shqiptarët që janë pozitivë.
Nuk dihet ende se si u infektua Brataj, ndërsa dy javë më parë ai duket të ketë bërë edhe një “profeci” për veten.
Më datë 10 mars, Skënder Brataj doli në një konferencë për shtyp mes zv.ministren Rakacolli dhe drejtoreshën e ISHP Albana Fico duke i kërkuar shqiptarëve që të qendronin brenda pasi gjithkush mund të ishte i infektuar.
“Të izolojmë lëvizjet, kontaktet. Për fat të mirë rruga e shpërndarjes është ajo e kontaktit dhe jo e ajrit. Askush nuk e di kush mund të jetë i prekur, mund të jem edhe unë”, tha Brataj duke paralajmëruar kështu padashje atë që do t’i ndodhte.
Respekt dhe sherim te shpejt doktor!
Forca kampion! Sherim te shpejte.
Sherim te shpejte
A do te testohen per Covid-19 te gjithe zyrtaret e larte qe kane patur Kontakt te drejtperdrejte me te?
SHËRIM TË SHPEJTË, SE KEMI PUNË!