Aktivistja shqiptare në Bergamo: Gjithë familja ime u infektua, ja çfarë simptomash kisha. Këtu kufomat qëndrojnë në shtëpi për ditë me radhë

25 Mars 2020, 09:13Sociale TEMA

Aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve Sonila Alushi në Bergamo, në një lidhje më “ABC e mëngjesit”, ka folur për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi për shkak të koronavirusit. Ajo ka treguar detaje sa të frikshme dhe të rëndësishme, duke na bërë të ditur që situata atje është shumë serioze.

Alushi  tha se edhe familja e saj u prek nga COVID-19 duke treguar me detaje mënyrën se si arriti të kontrollnte panikun dhe shmangur rrezikun.

“Sipas këshillave që morëm me mjekun e familjes mesa duket ishte koronavirus. Të gjithë u izoluam edhe pse nuk e kishim sigurinë. Kemi 28 ditë që nuk shihemi me vjerrin pasi është izoluar sepse rreziku i tij është më i madh, për shkak të problemeve të tjera shëndetësore”, tha Alushi.

Gjithashtu ajo foli për komunitetin shqiptar në Bergamo ndërsa theksoi se janë të izoluara. “Ditët e para nuk kishim informacion për të prekur me COVID-19, por deri tani janë konfirmuar 9 viktima. Dy janë në zonën e Bergamos, provincë.

“Sa i përket zotërisë 60 vjeç në kontakt që kam kam me të afërt mësohet se nuk ka qenë i prekur me sëmundje të tjera. Një aspekt i rëndësishëm është se në rajonin e Lombardisë mesatarja e moshës është 47 vjeç, popullsia italiane konsiderohet e vjetër”, u shpreh ajo.

Gjithashtu ajo ka folur edhe për familjen e saj dhe se po e kalon koronavirusin.

“Sëmundjen e kemi përjetuar në mënyra të ndryshme. Nuk u kurova me mjekime. Mora informacion nga mjeku. Në këtë moment që flasim jam në ditën e 20. Në rastin tim kam pasur dhimbje koke, temperaturë, rëndesën në kraharor e ndjeja, por në krahasim me të tjerët e mora vetën shumë shpejt. 

Në këtë moment Bergamo po humb një gjeneratë të tërë, flasim për moshën rreth 70 vjeç. Kam bërë mbi 10 telefonata për ngushëllime. Humbjet janë të përditshme, janë më shumë se numrat shqiptarë. Në disa raste ka vdekje në shtëpi dhe këto kufoma qëndrojnë në shtëpi edhe për ditë me radhë. 

Na thonë që në këtë provincë po vdesin më shumë njerëz. Koronavirusi por vret më shumë. Tashmë vendi është një gjendje shoku, njerëzit nuk po e kuptojnë e jetëve.

Para tre ditësh fqinja na tha që kishte humbur bashkëshortin , dhe ne e morëm vesh nga ballkoni është vërtet e pabesueshme.

Gjithashtu përtej frikës apo panikun ka dhënë një mesazh të rëndësishëm, duke kërkuar qytetarëve që të përballen me realitetin. Por ajo theksoi që ky virus nuk duhet nënvlerësuar, zgjidhja më e mirë është të vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi, duke evituar sa më shumë numrin e vdekjeve. Jeta jonë varet nga tjetri dhe jeta e tjetrit varet nga e jona, duhet të ndërgjegjësohemi”, tha Alushi.

12 komente në “Aktivistja shqiptare në Bergamo: Gjithë familja ime u infektua, ja çfarë simptomash kisha. Këtu kufomat qëndrojnë në shtëpi për ditë me radhë”

  1. Zenelaj pas kodres says:

    Po’ ca aktiviste eshte kjo Biba…. U ben te gjithe aktivist. Kjo bashk me te shoqin para se te proklamohen aktivist….me pare duhet te fillojne e te pagojn ata puntore te gjore qe punojne ne firme pastrimi qe kane hapur. Te artikulosh fjale e te besh moralisten nuk te ben aktivist, por thjesht nxjerr ne pah hipokrizine qe shume njerez si kjo Biba i karakterizon.

    1. Ilir says:

      E tu, chi cazzo sei… Coglione?! Me c’te drejte gjykon… Ofendon te tjeret ne kete situate?!

      1. Xha says:

        Po ti o krijesë shterpë ca Karin që të djeg?

      2. Dibrani says:

        Po ti Ilir, mos je i shoqi i kesaj mostres qe shkruan ,gjysme italisht dhe gjysme shqip, dhe te djeg e verteta?

  2. Kevin says:

    Kjo biba po tregon vetem përralla.

  3. reaktivistja.. says:

    Kufonat qëndrojnë në shtëpi thotë
    pse cfarë duhet të bëjnë të shkojnë për kafe???

    1. interist says:

      sa e shemtut qeka. si dreq

  4. arjan says:

    kjo gjoja aktiviste eshte thjesht nje sharlatane

  5. Dibrani says:

    Ti moj idiote qe flet keshtu, nuk je vecse nje mashtruese me fjalet e ndyra qe nxjerr dhe panikun qe kerkon te perhapesh. Vertet gjendja eshte shume e rende por kufoma neper shtepi me dite te tera , nuk kemi degjuar.Ti , aktiviste per te drejtat e emigranteve, kerko dhe jep me shume shprese per keta emigrante! Me surratin qe ke, e besoj nje komentues me lart qe te thote qe je vec nje hajdute e ketyre emigranteve qe punojne tek ti. Turp genjeshtare!

    1. Fatos says:

      Per kufomat ne shtepi e tha kryebashkiaku, dhe kjo thjesht perserit. Per te tjerat nuk di te them, por rendesi ka mesazhi, jo mesazheri.

  6. Zenelaj pas kodres says:

    Aktivistet e vertete ne Bergamo e ne te gjithe italine Jane qindra shqiptar qe punojne si mjek, infermier…. Ata te cilet Jane ne frontin e pare duke vene jeten e tyre ne rrezik dhe kurre nuk dalin te bejne protagonizem e te kerkojne vemendje me brockulla.. Ndersa kjo biba shfaqet kudo…me brockullat e saj…PA pasur asnje titull.

  7. D... says:

    Paskemi shume plera neper kembe, ose eshte i njejti me te njejtin emer… nuk eshte ndonje gje e re, e dime (mos ka lidhje gje me janullen?)… Bingooo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje