“Brenda 30 ditëve spitali-karantinë”, Rama i vë afat Manastirliut: Mbase s'vjen nevoja, por ne duhet të jemi të përgatitur për cdo lloj zjarri

26 Mars 2020, 13:47Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, teksa inspektoi nga afër godinën e një ish univeristeti privat ku do të ndërtohet struktura e re që do të përshtatet si spital-karantinë, tha se sfida e qeverisë është që brenda 30 ditëve kjo të ketë përfunduar.

Gjithashtu kreu i qeverisë tha se këtu do të dërgohen të gjithë pacientet që janë drejt shërimin, në këtë formë edhe lehtësohet puna e mjekëve tek Infektivi, por mbi të gjitha i lehtëson ata edhe psikologjikisht.

Kjo godinë, është pjesë e skenarit të katërt, pasi në skenarin e parë, të dytë dhe të tretë janë spitale të shtetit që do të vihen në shërbim për të prekurit me koronavirus në Shqipëri.

Ndërkohë  ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se në skenarin e parë të dytë të tretë janë spitalet në QSUT dhe ai i Sanatoriumit, por kjo strukturë do shërbejë për pacientët që janë drejt shërimit dhe në gjendje më të mirë shëndetësore.

Rama: Mbase nuk vjen nevoja por ne duhet të jemi të përgatitur për cdo lloj zjarri.

Manastirliu: Çdo kat do ketë strukturë infermierike, farmaci, imazheri bazë, radiografi të lëvizshme, për personat që nuk kërkojnë shërbimin e një spitali tipik, por që janë në fazën e shërimit. Kampus tipik që mund të përshtatet edhe në planin afatgjatë”

Rama: Për sa kohë?

Manastirliu: Sot ju kryeministër merrni vendimin për ta marrë në dispozicion e për të nisur procedurat ligjore, brenda 20 ditëve do nisim punën. Kemi mundësi me kapacitetet tona të përballojmë një muaj sipas projeksionit që kemi bërë, kjo është për skenarin e katërt.

Rama: Sfida është për 30 ditë ta bëjmë spitalin. Procedurën mund ta bëjmë edhe më shpejt se jemi në luftë, por sfidën e kemi për 30 ditë, nëse e bëjmë spital për 30 ditë e kemi mundësi të fillojmë lehtësimin, s’kemi pse mbajmë në spitalin e vijës së parë atje njerëz që janë në kushte të mira shëndetësore, e dimë që s’jemi përpara një ububuje por s’duhet ta lejojmë të na ndodhin katastrofat që u kanë ndodhur të tjerëve”. (TemA)

1 komente në ““Brenda 30 ditëve spitali-karantinë”, Rama i vë afat Manastirliut: Mbase s’vjen nevoja, por ne duhet të jemi të përgatitur për cdo lloj zjarri”

  1. No says:

    Po i ngarkoi kesaj punen, e “qan” kjo, pa merak …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje