Mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, ndonëse prej vitesh e ka mbushur moshën e pensionit, vazhdon të shërbejë me shumë profesionalizëm, përkushtim dhe pasion në spitalin e Peqinit, duke u kthyer në shembull të jashtëzakonshëm frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve dhe infermierëve.
Mbreme mjekja Ajazi ka njoftuar ardhjen ne jete te nje bebi, lindje ne te cilen ka asistuar edhe vete, nderkohe qe Ilir Meta e quan kete nje shembull te madh profesionalizmi.
Kreu i shtetit ka postuar foton e saj dhe shkruan se “Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme kaq të mira! ”
Postimi i Metës
Mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, ndonëse prej vitesh e ka mbushur moshën e pensionit, vazhdon të shërbejë me shumë profesionalizëm, përkushtim dhe pasion në spitalin e Peqinit, duke u kthyer në shembull të jashtëzakonshëm frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve dhe infermierëve.
Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë shëndetësinë shqiptare për shkak të situatës së pandemisë #COVID19, mjekja e nderuar dje në mbrëmje ka dalë në punë, dhe së bashku me stafin e mrekullueshëm të mjekëve të Peqinit, ka asistuar për lindjen e shëndetshme të një bebi shumë të bukur!
Duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet foshnjës së sapolindur, ndaj me prindërit gëzimin për lindjen e djalit të tyre në këto momente shumë të lumtura e të veçanta për ta.
Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme kaq të mira!
Mirënjohje dhe falenderim të thellë për mjeken e nderuar Burbuqe Ajazi!
Familje e mrekulleshme dhe e perkushtuar familja e Doktoresh Buqes dhe e Prof. Kastriot Ajazit me femijet te dy doktore , te specializuar dhe me doktoratura, ne ginecologi Prof Rezart Ajazin e okolustike te bijen.
e meritoni Faleminderin e presidentit dhe te gjithe neve!