Tre persona të dyshuar me Covid-19 në Durrës dërgohen drejt Spitalit Infektiv

26 Mars 2020, 10:51Sociale TEMA

Ashtu siç edhe pritej gjatë kësaj jave, vijon të rritet numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë.

3 raste të reja të dyshuar me Covid 19 janë dërguar mbrëmjen  e kaluar nga Urgjenca e Durrësit  drejt Spitalit infektiv në Tiranë, raporton A2.

Mes tyre një qytetar nga Fieri, i cili kishte ardhur dy ditë më parë tek të afërm të tij në lagjen 13 në plazh.

3 qytetarët janë paraqitur me  shenja të virusit ndërsa transportimi i tyre është bërë i menjëhershëm, pritet rezultati i tamponit për rastet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje