Këshilltari Henz flet për disa probleme, që hap urdhëri i ri i Ramës

27 Mars 2020, 20:13Antena TEMA

 

Urdhëri i ri i qeverisë, që pas ditës së hënë do të dalë vetëm një pjesëtar familje për pazar, dhe të tjerët do rrijnë brenda, shikohet me dyshim nga këshilltari Henz.

Ai mendon se ky është një komplot kundër disa prej figurave të opozitës:

“I dashur Jari!

Urdhëri i Edi Ramës duhet kundërshtuar, pasi ai do të krjojë probleme në funksionimin e opozitës.

Fjala vjen, sipas atij urdhëri, i bie që nga familja e Lulit të dalë vetëm Luli. Po çfarë do bëj më parë ai?

Duhet të shkojë në zyrë, duhet të takojë teta Verën t’i blejë shegë, pastaj të blejë gjërat për vete dhe vjehrrin.

Kjo do t’ia ngarkojë shumë ditën e punës dhe do ta ekspozojë atë para rreziqeve të reja.

Shkojmë tek familja e Doktorit. Prej tij duhet të dalë të bëj pazarin Liria.

Ajo grua plakë dhe e rrezikuar, nuk i lejohet. Por ai zyrtarisht nuk jeton me fëmijë.

Atëhere i bie që t’ia bëj pazarin Bashkia.

Gjithë loja është që Erion Veliaj t’i çojë pazaret Doktorit në shtëpi dhe ti fusë virusin përmes ushqimeve.

Kjo nuk duhet lejuar.

E njëjtë është situata dhe me presidentin.

Aty mund të dalë të bëjë pazarin Monika, se është brenda kufirit moshor, por ajo duhet të thërrasë Tit Vasilin t’i mbajë çantat.

Por sipas këtij rregulli, ajo duhet të ecë 4 metra para Tit Vasilit, deri tek makina.

Kjo mund të krijojë probleme për Tit Vasilin, pasi ai mund të infektojë ushqimet, ngaqë nuk e lan dorën, pasi ka dy javë që ka takuar Ilir Metën e nuk do ta lajë.

Më tej rreziqet janë dhe më të mëdha.

Gaz Bardhi p.sh jeton vetëm, dhe duhet të dalë vetë të blejë ushqimet.

Dhe ky është një rrezik, pasi ai nuk blen dot dhe për dy vetë, se i thonë ç’ne për dy vetë ti, ti je vetëm?

Gjithë këtë komplikim Edi Rama e ka bërë vetëm të vërë në pozitë të vështirë liderët e opozitës dhe t’u hapë atyre telashe të reja, që të mos merren me politikë.

Shikoni se çfarë ndodhi me zotin Alimadhi.

Edi Rama vazhdon të ketë urrejtje për ballistët dhe e ka infektuar atë, duke e çuar në rrezik për jetën.

Ai ka tre ditë me korona, që i bie ta ketë pas koronën dhe kur ka qenë ditët e fundit në Kuvend.

Pra mund të ketë infektuar të tjerë.

Edi Rama e mohon këtë dhe thotë që ky grip vjen nga shpendët dhe ballistët kanë pas ngrënë pula, ndaj janë të rrezikuar.

Po kështu rrezikon që gripi të kapë dhe Nard Ndokën, pasi ai ka qenë ministër Shëndetësie dhe virusi nuk ka ku ta dijë që ai nuk është akoma ministër.

Ndaj propozoj që opozita dhe task forca e saj të shpërndajnë autorizimet e veta për liridalje, që nuk kanë lidhje me këto të qeverisë.

Vetëm kështu mund të amortizojmë dëmin që mund të na bëjë si opozitë.”

1 komente në “Këshilltari Henz flet për disa probleme, që hap urdhëri i ri i Ramës”

  1. Zgalem says:

    Eshte rubrike e pa shembellt ne Shqiperi , per humor dhe sarkazem . Meriton te falnderohet Mero , per ndihmesen , qe i jep polikes dhe letersise humoristike shqiptare . E kam fjalen , per organet , qe drejtojne kulturen shqiptare . Kur keta nuk e bejne demtojne veten dhe institucionit , qe drejtojne dhe nga ku marrin roga , mbase te meritura , per probleme te tjera . E kam fjalen , vetem per gazetarin e talentuar dhe me shume pervoje , z. Mero Baze . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje