Në emisionin “Java në RTSH”, analisti i këtij emisioni, Preç Zogaj bëri komentin e tij për rrëzimin e qeverisë “Kurti” në Kosovë këtë javë.
“E parashikuam javën e shkuar”, tha Zogaj. “Kështu do të përfundonte. Albin Kurti nuk u tërhoq nga shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga partia partnere , LDK, me të cilën ndante gjysmë për gjysmë pushtetin dhe votat pothuajse, kishte vetëm një deputet më shumë”, shtoi ai.
“A kishte shkarkimin e ministrit të brendshëm të LDK-së një casus belli i Kurtit për të mbërritur këtu ku mbërriti apo e bëri nga megalomania, kjo mbetet të shihet e të analizohet.
Kryeministrat rezervohen të flakin nga kabineti pa u konsultuar ministra të partive garnitura e jo më të partive pa të cilat s’mund të kenë asnjë ditë jetë.
Të tjerat që kam dëgjuar me janë dukur opinione, hamendje, pandehma, konspiracione.
Tani është urgjente krijimi i qeverisë që re, për të cilët urojmë të ngrihet mbi kredon e përballje me pandeminë që po përhapet me shpejtësi edhe në Kosovë dhe në atë të forcimit të bashkëpunimit strategjik prioritar me SHBA .
Historia na ka mësuar se ditët dhe periudhat me e zeza për kombin tonë kanë qenë ato kur drejtuesit e Shqipërisë, Enver Hoxha i pari ndër ta, ia kanë dalë për shkak të konjukturave autentike të prishin për një kohë të gjatë a të shkurtër marrëdhëniet e Shqipërisë dhe shqiptarëve me vendin më mirëbërës në historinë e tyre që janë ShBA.
Për të mirën e shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut e tjerë, kjo nuk ka gjasa të ndodhë më”, u shpreh ai më tej.
Prek Zogaj, zogu ma i mir prej krejtve.
Albin Kurti e tregoi shume shpejt qe eshte nje kungull kosove njelloj si kungulli qe e ka te shkruar ne balle Ramush Haradinaj. Boll me keta idjot te pa fytyre qe bejne armik SHBA e cila i beri shtet te pa varur nje gje kurre nuk do te ndodhte po te mos ish gjigandi Bill Klinto. Turp per Kurtin qe u be si Ramush gomari.
Po cfare e Quan vehten ky zog Manatie prej Lashe?
Kur behet edhe ky ekspert se kur e si for money qeveria, te vjen te pjerdhesh me force
I DYTI KA QENE SALI BERISHA ,PRENG, DUHET TA VAZHDOJE SHKRIMIN APO ……
Po Salihanin perse nuk e permend o Frok Qiftelia apo se ke frik nga dosjet e tia!O Hej o hej O hej!
Kjo eshte fatkeqesia shqiptare! Cfare te drejte ka ky ‘zog gomarit” te na thote kush eshte Albini! Vini re Nje njeri si Preci spiun i sigurimit,spiun i Saliut dhe Rames merr persiper si mercenar anen e armiqve te shqiperise si Saliu !