Të gjitha hapat për të marrë lejen e daljes, kush s’ka internet dërgon veç një SMS

27 Mars 2020, 17:54Sociale TEMA

Tashmë, kush do të dalë për të bërë pazar duhet të marrë leje.

Ashtu sikurse kryeministri Edi Rama, paralajmëroi më herët, vetëm një prej pjesëtarëve do mund të lejohet për pazar ndërsa pensionistët duhet të rrinë në mënyrë absolute në shtëpi për sigurinë e jetës së tyre

E gjithë procedura do të zhvillohet në e-albania. Por ndërkaq, ata që s’kanë akses në internet apo nuk kanë një smart phone, lejen mund ta marrin thjesht duke dërguar një sms.

Të gjitha hapat i shpjegon drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj si më poshtë:

?SI MUND TË APLIKOSH PËR LEJE DALJE:

? Konkretisht, qytetari hap faqen e-Albania dhe klikon në shërbimin “Leje për dalje”. Pasi vendos emrin, një person i vetëm i familjes, orën e lëvizjes (1 orë në fashën 05.00-13.00) dërgon kërkesën e cila miratohet menjëherë. Në email do merrni konfirmimin.

?SHUMË MË PYESIN: PO UNË QË S’KAM INTERNET APO SMARTPHONE?

? Qytetarët që nuk aksesojnë dot internetin, mund të bëjnë kërkesën 24 orë para me SMS përmes numrit FALAS 55155. Në mesazh dërgohet numri i kartës së identitetit dhe ora e lëvizjes ( psh IxxxxxxxxB 10.00)
Dhe po, me SMS, qytetari merr miratimin e lëvizjes.

? Kujtoj, që vetëm një person në familje mund të aplikojë për “Leje për dalje”. Pensionistët dhe moshat e thyera nuk do pajisej me leje pasi është jetike që ata të qendrojnë brenda.

? Në telefonat tuaj, ruani emalin apo SMS miratuese e cila duhet ti tregohet policisë në rast ndalimi. Mungesa e lejës ju penalizon me gjobë”.

5 komente në “Të gjitha hapat për të marrë lejen e daljes, kush s’ka internet dërgon veç një SMS”

  1. babo says:

    O idota, po ata qe jane vetem pensioniste ne familje?

  2. shoku says:

    Me duket e pa realizueshme. Po une qe ekam supermarketin ne katin e pare te pallatit,apo ngjitur ,pse duhet te marr leje? Per 5 m largesi ? do pres 24 ore lejen ? Qofsha i gabuar,por me duket e poarealizueshme ,apo e kotshme . Megjithe ate praktika eshte kriteri i se vertetes thoshte Lenini. Te shohim .

  3. tarasi qe ta plasi says:

    Sapo e provova e-albania.al :
    Po pres prej 2 minutash, Web site nuk hapet : is down !
    FCKU Rama

  4. shoku says:

    Per ate qe duhet te jemi fanatik ne zbatim ,eshte ruajtja e largesise. Te veprohet si shume supermarkete qe vet punonjesi i sugurise mban rregullin…. Per kete bej thirrje qe te ndergjegjesohemi,pasi e kemi vet ne dore e tregojme kulturen tone. Leja me duket e pa realizueshme..

  5. Aida Cela says:

    Jam Z Aida Cela do dal per te bere pazar brenda ores 1 un jam ne shpi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje