“Donald Trump”-i brazilian: Disa njerëz do të vdesin, më vjen keq por kjo është jeta!

28 Mars 2020, 11:30Bota TEMA

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, i cilësuar ndryshe si “Trump”-i i Amerikës Latine, ka zemëruar publikun duke këmbëngulur që numri i rasteve të COVID-19 është fryrë për qëllime politike, duke thënë: “Disa njerëz do të vdesin. Më vjen keq. Kjo është jeta”.

Bolsonaro po përballet me kritika për trajtimin e dobët të krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, të cilën ai e quajti një mashtrim mediatik.

Të premten pasdite, kur numri i vdekjeve u rrit në 92 në Brazil, ai i tha televizionit shtetëror vendas se dyshonte se këto shifra ishin të fryra nga rivalët politikë dhe dënoi panikun nga virusi.

“Ju nuk mund të mbyllni një fabrikë automjetesh sepse njerëzit vdesin në aksidente trafiku,” tha Bolsonaro.

Ky avokat i ekstremit të djathtë për heqjen e masave të rrepta karantinë në shtetet në Amerikën e Jugut po përballet me kritika të mëdha nga një pjesë e medias e dhe politikanë të tjerë.

Një nga ata është dhe shkrimtari brazilian Ruy Castro.

Ky i fundit thotë se çdo anëtar i qeverisë që, me veprimet ose fjalët e tij, kundërshtoi politikën e distancës sociale dhe ndihmoi në përhapjen e virusit, do të duhet të paguajë çmimin.

“Nuk është e drejtë ta quash Bolsonaron si të papërgjegjshëm. Ai është më përgjegjësi për gjithçka që po ndodh në Brazil dhe do të duhet të përgjigjet për këtë,” përfundoi Castro.

1 komente në ““Donald Trump”-i brazilian: Disa njerëz do të vdesin, më vjen keq por kjo është jeta!”

  1. taso kume says:

    Keta jane mostrat e koheve moderne, XHahiri (tja shkruajme emrin ne SHQIP) eshte krimineneli i natyres dogji nje pjese te madhe te AMAZONES zone e gjelber e BRAZILIT sdo mente keshtu do flase dhe per njerzit,keshtu foli dhe siamesi i TRAMPIT NE ANGLI XHONSON qe sot ka dale pozitiv qe e uroj te jetoj pavarsishte nga sjelljet dhe qendrimet kundrenjte popujve te tyre ,e minimizuan situaten e rende ,por xhahiri shkon me large minimizimit te situates paraqitet si kasap i popullit te tije duke thene seshte problem se do vdesin disa, Zoti na ruajt nga MALTUSET E RINJE dhe shkenca pa dyshim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje