Lebron James: Unë nuk do ja jap më dorën askujt

28 Mars 2020, 20:41Sport TEMA

“Unë nuk do të shtrëngoj më dorën e askujt edhe pasi koronavirus mos të jetë më në qarkullim”, kështu është shprehur basketbollisti Lebron James, pak me shaka, por edhe me seriozitet në daljen e tij të parë publike, pas kampionatit NBA (si gjithë pjesa tjetër e sportit) duhej të ndaloj për shkak të pandemisë.

Natën italiane, kampioni u rikthye për të diskutuar efektet e pandemisë dhe përjetimin personal, në një lidhje video me disa ish-shokë.

Dhe ai përsëriti mendimin e tij për lojërat pas dyerve të mbyllura: “çfarë do të thotë fjala sport pa spektatorë? Nuk ka emocion, nuk ka mërzi, nuk ka gëzim, nuk ka asgjë”. Një nga gjërat që e mban të motivuar një atlet “është mjedisi armiqësor” që gjendet në fushat rivale. Lebron gjithashtu tha se ai nuk do t’u thotë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, “sepse ata do të mendojnë se është e lehtë për mua të them”.

Kampioni i Lakers, në sezonin e tij të 17-të si profesionist, megjithatë, gjen edhe një anë pozitive të këtyre ditëve: “të qenit në gjendje të kalojë më shumë kohë me familjen, gjë që është mjaft e ngarkuar gjatë vitit me udhëtime, stërvitje dhe shumë lojëra për të luajtur izolimi i këtyre ditëve më jep mundësinë të argëtohem me fëmijët dhe gruan time ”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje